28 Qershor 2025, 15:20
Nga N.F
Policia
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ndalinin e një të riu në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Sipas njoftimit të policisë një i riu po drejtonte mjetin pa leje drejtimi pasi këtij të fundit i ishte hequr patenta për një shkelje të mëparshëm.
Pas verifikimit policia ka dashur të shoqërojë të riun në komisariat por ai ka tentuar të largohet duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Një nga efektivët ka reaguar menjëherë duke qëlluar në gomën e automjetit. Të riut gjatë kontrollit i është gjetur edhe një armë e ftohtë. I riu me inicialet J.D akuzohet për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhërave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.
Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.
Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.
policia rrezikimi i efektiveve te policise
Aktualitet
28 Qershor 2025, 13:51
automjeti
LEZHË- Një incident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Policia ka qëlluar me armë zjarri n&eu...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 13:42
r.ll
pamjet e bizneseve
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrë...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 13:13
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrësit, që dysho...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 12:51
r.ll
pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet pranë ambasadës amerikane. Një ta...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 12:01
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve, një sipërfaqe me ...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 11:23
r.ll
ubt
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur në gjyq 28 persona, pasi akuzohen p&eu...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 11:12
r.ll
foto nga arrestimi
TIRANË- Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotik...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 10:30
r.ll
droga
TEPELENË- Babë dhe bir janë arrestuar në Tepelenë, pasi kanë kultivuar 194 bimë narkotike kanabis pranë banes...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 09:45
r.ll
foto nga shuarja e zjarreve
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë më një njoftim të përditësuar lidhur me situatën...
Aktualitet
28 Qershor 2025, 09:12
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një oficer në pension i policisë greke dhe tre persona të tjerë janë arrestuar për përf...