Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
EMRAT+ PAMJET/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe pastrim parash, ekstradohen 6 shqiptarë nga Dubai
Të ekstraduarit janë: Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri alias Ilir Sula, Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, si dhe M. C., i akuzuar për mashtrim kompjuterik.
5 Qershor 2026, 21:52Nga E. D
pamjet
TIRANË- Gjashtë shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Të ekstraduarit janë: Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri alias Ilir Sula, Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj, Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj, si dhe M. C., i akuzuar për mashtrim kompjuterik.
Sipas Policisë së Shtetit, Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Aleks Pepaj dhe Devit Patrut akuzohen për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ndërsa, Ilir Lazri alias Ilir Sula akuzohet për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, ndërsa M. C. për mashtrim kompjuterik, gjithashtu në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve ligjzbatuese të Emirateve të Bashkuara Arabe, u finalizua ekstradimi në Shqipëri i shtetasve: Kristo Qirici alias Jetmir Hoxha alias Jetmir Qirici -Shkelzen Kraja; -Ilir Lazri alias Ilir Sula; -Aleks Pepaj alias Shkelqim Pepaj; -Devit Patrut alias Elidon Skendaj alias Devid Boraj alias Fatmir Pepaj; -Merxhan Celiku.
Të gjithë të akuzuar për veprimtari në fushën e narkotikëve dhe/ose pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjithashtu u ekstradua shtetasi: – I. L., alias I. S., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; si dhe: – M. C., 34 vjeç, i akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vendosjen e tyre përpara drejtësisë./Dosja.al