7 Janar 2024, 11:58
Nga r.ll
foto ilustruese
MORINË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Morinë, ishte shpallur në kërkim nga shteti italian për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.
I riu banues në Istog të Kosovës, i identifikuar si Lirim Arifaj, pritet të ekstradohet drejt Italisë. Ai akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht:
L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.
lirim arifaj
Aktualitet
7 Janar 2024, 11:46
r.ll
pamje nga arrestimi
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, të cilët akuzohen se shisnin ...
Aktualitet
7 Janar 2024, 11:27
r.ll
pamje nga ekstradimi
TIRANË- GJKKO ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Fraklin Xhelaj, i njohur si “Bebi&rdqu...
Aktualitet
7 Janar 2024, 11:15
r.ll
bedrie loka
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që kreu vetëvr...
Aktualitet
7 Janar 2024, 10:36
r.ll
dy nga shqiptaret e dhunuar
TIRANË- Tre shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi janë kthyer në Shqipëri me dëshirën e ty...
Aktualitet
7 Janar 2024, 10:23
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Policia malazeze ka identifikuar tre persona të cilët dyshohet se sulmuan tre shqiptarët në rrugën kryes...
Aktualitet
7 Janar 2024, 10:17
r.ll
xhemal loka
DURRËS- Xhemal Loka, i cili u vu në pranga pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vetëhelmua me fotoksinë në Sukth të D...
Aktualitet
7 Janar 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi janë identifikuar si autorë...
Aktualitet
7 Janar 2024, 09:01
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Me përkeqësimin e kushteve të motit, në Korçë janë rikthyer reshjet e dëbor&eu...
Aktualitet
7 Janar 2024, 07:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashik...
Aktualitet
6 Janar 2024, 20:57
h.k
Foto ilustruese
MAL I ZI- Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë ku tre shqiptarë u dh...