7 Janar 2024, 11:46
Nga r.ll
pamje nga arrestimi
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy vëllezër, të cilët akuzohen se shisnin doza kokainë në afërsi të shkollave. Në kudër të operacionit “Tempulli” në pranga kanë rënë shtetasit Ndriçim Balla dhe Indrit Dauti (Balla).
Policia ka sekuestruar 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, dhe në Paketën për Sigurisë në shkolla, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Pjeza”.
Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.
Sekuestrohen 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës narkotike, 2 automjete dhe 4 celularë.
Vihen në pranga 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Pjeza”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit N. B., 45 vjeç, dhe I.(B.) D., 41 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
ndricim balla indrit dauti
Aktualitet
7 Janar 2024, 11:27
r.ll
pamje nga ekstradimi
TIRANË- GJKKO ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Fraklin Xhelaj, i njohur si “Bebi&rdqu...
Aktualitet
7 Janar 2024, 11:15
r.ll
bedrie loka
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që kreu vetëvr...
Aktualitet
7 Janar 2024, 10:36
r.ll
dy nga shqiptaret e dhunuar
TIRANË- Tre shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi janë kthyer në Shqipëri me dëshirën e ty...
Aktualitet
7 Janar 2024, 10:23
r.ll
foto ilustruese
MAL I ZI- Policia malazeze ka identifikuar tre persona të cilët dyshohet se sulmuan tre shqiptarët në rrugën kryes...
Aktualitet
7 Janar 2024, 10:17
r.ll
xhemal loka
DURRËS- Xhemal Loka, i cili u vu në pranga pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vetëhelmua me fotoksinë në Sukth të D...
Aktualitet
7 Janar 2024, 09:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi janë identifikuar si autorë...
Aktualitet
7 Janar 2024, 09:01
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Me përkeqësimin e kushteve të motit, në Korçë janë rikthyer reshjet e dëbor&eu...
Aktualitet
7 Janar 2024, 07:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashik...
Aktualitet
6 Janar 2024, 20:57
h.k
Foto ilustruese
MAL I ZI- Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rënë ku tre shqiptarë u dh...
Aktualitet
6 Janar 2024, 20:40
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë TEG-ut në Tiranë. Një 55-v...