All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes, Balla mbledhje me KLP, SPAK dhe Rrumbullakun

•Dëshmia e Artan Tafanit, i cili rrëfeu se grupi i Laert Haxhiut, kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëve si dhe një avokati, ka mbledhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë. •Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtuesi i SPAK Altin Dumani, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe kreu i Gardës Gramos Sako zhvilluan një takim për të diskutuar për kuadrin ligjor që lidhet me mënyrën e mbrojtjes së magjistratëve, si dhe për të diskutuar mbi rastet e fundit. •Kujtojmë se sot policia e Lushnjës ka marrë në mbrojtje edhe ish-prokuroren Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit, i cili deklaroi se ishte një nga personat që mund të ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut. •Policia ka sekuestruar në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun. •Kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. •Në momentin e arrestimit, Klea Gjatës i janë sekuestruar dy aparate telefonike që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.• Babai i Laert Haxhiut deklaroi për mediat se djali i tij është i pafajshëm, nuk ka njohje me Artan Tafanin, si dhe shtoi se djali i tij nuk ka kryer asnjë vrasje.

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kërcënimet ndaj prokuroreve, ministri Balla: Qeni që leh s’të ha! Thyem 'kasafortën' e një bande kriminale

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Taulant Balla
All - Paragraf - 1

TIRANË- Pas takimit në KLP, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat, duke dhënë detaje rreth mbledjes ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve. Për gazetarët, Balla u shpreh se Policia dhe Garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre.

“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet"

Kujtojmë se dëshmia e Artan Tafanit, i cili rrëfeu se grupi i Laert Haxhiut, kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëve si dhe një avokati, ka mbledhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur mbrojtje për prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi. Selimi, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka qenë në ndjekje nga anëtarë të grupit të  Laert Haxhiut, për eliminimin fizik të saj, gjatë kohës që hetoi atë qe njihet si masakra e Lushnjës. Më herët, KLP mori në mbrojtje dhe prokuroren Doloreza Musabelliu./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kërcënimi i prokurorëve nga grupi i Haxhiut, kreu i KLP: Do ndryshojmë vendimin e Këshillit të Ministrave

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Alfred Balla

TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla zhvilloi ditën e sotme takime me Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, drejtuesin e SPAK Altin Dumani, drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe kreu i Gardës Gramos Sako ku diskutuan për kuadrin ligjor që lidhet me mënyrën e mbrojtjes së magjistratëve, si dhe për të diskutuar mbi rastet e fundit. Pas mbledhjes, Balla u shpreh për mediat, se dy prokuroret e kërcënuara nga grupi i Laert Haxhisë janë marrë në mbrojtje, e se kështu do veprohet edhe me avokatin. 

Po ashtu, ai tha se diskutoi me ministrin për mundësinë e ndryshimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vendim.

“Në të gjitha situata e krijuara në sistemin, bashkëpunimi jonë është institucional, ligjor, i prek të gjitha fushat. Ky është një bashkëpunim që do të vijojë periodikisht edhe në të ardhmen. Sa i përket temës së eliminimit të dy prokuroreve , u prek edhe kjo në takim. Prokuroria ka komisionin e mbrojtjes së prokurorëve dhe çdo prokuror që e ndjen veten të rrezikuar, qoftë fizikisht, personalisht apo edhe për familjarët e tyre kanë të drejtë t’i drejtohen këtij komisioni dhe në mënyrë të menjëhershme i caktohet mbrojtje. Dy prokuroreve i është caktuar mbrojtje, ndërsa avokati nuk varet nga ne, por ka të drejtën të kërkojë mbrojtje. Prokurorja Merita Selimi varet nga KLP, ndërsa vendimi i Këshillit të Ministrave për prokurorët e SPAK, siç në këtë rast është Doloreza Musabelliu është i ndryshëm.

Vend për ndryshime dhe përmirësime ka. Mundësia e ndryshimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vendim"

Kujtojmë se dëshmia e Artan Tafanit, i cili rrëfeu se grupi i Laert Haxhiut, kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëve si dhe një avokati, ka mbledhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur mbrojtje për prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi. Selimi, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka qenë në ndjekje nga anëtarë të grupit të  Laert Haxhiut, për eliminimin fizik të saj, gjatë kohës që hetoi atë qe njihet si masakra e Lushnjës. Më herët, KLP mori në mbrojtje dhe prokuroren Doloreza Musabelliu./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Ai është i martuar, ka 3 fëmijë"/ Lidhja me Klea Gjatën? Babai i Laert Haxhiut: Vajzat duan djalë pompoz

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Klea Gjata dhe babai i Laert Haxhise

TIRANË- Babai i Laert Haxhiut ka deklaruar se djali i tij është i martuar e se madje ka edhe tre fëmijë. Gjatë intervistës së sotme në 'Top News' ai u pyet në lidhje me njohjen e djalit të tij me Klea Gjatën, e cila akuzohet për bashkëpunim në vrasje.

“Kjo vajza mund të ketë dëshirë, si çdo vajzë që të ketë një të dashur me emër, pompoz dhe të zgjuar, por Laerti është i martuar dhe me tre fëmijë. Kështu po shkatërroni një familje”, tha Qamil Haxhiu.

Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat se djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhur ngjarja.

“Alban Selmakun nuk e njoh unë që jam qytetar i vjetër i Lushnjes, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat"./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kërcënimi me jetë i prokurorëve/ KLP mbledh kreun e SPAK, Ballën dhe drejtorin e Policisë

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
KLP

TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 pas kërcënimit të jetës së prokurores Doloresa Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga SPAK.

Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij. Kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë.

Në takim janë thirrur edhe kreu i SPAK Altin Dumani, ministri Taulant Balla, kreu i gardës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe prokurorin Kreshnik Ajazi.

Takimi vjen një ditë pasi Doloresa Musabelliu u mor familjarisht nën ruajtje nga SPAK. Fokusi i takimit do të jetë rishikimi i masave të ruajtjes së prokurorëve në Shqipëri./Dosja.al

2 VITE ME PARE

"Nuk njihet me Artan Tafanin", babai i Laert Haxhiut: Im bir nuk do t'i dorëzohet kurrë drejtësisë shqiptare

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
laert haxhiu

LUSHNJE- Babai i Laert Haxhiut ka thënë se ka komunikuar me djalin e tij dhe se ka thënë se nuk do t'i dorëzohet kurrë drejtësisë shqiptare, pasi asnjë nga akuzat që i është bërë nuk është e vërtetë. 

Qamil Haxhiu gjithashtu ka mohuar se i biri njihet me të penduarin e drejtësisë, Artan Tafani i cili rrëfeu dhe vrasjet e porositura nga Laerti. Babai i të kërkuarit i ka bërë thirrje drejtësisë të nxjerrë faktet dhe provat nëqoftëse ka dhe t'i interpretojë ashtu si duhet pa interesa të tjera.  

Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për veprat penale largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës.

2 VITE ME PARE

“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Flet babai: Akuzat për tim bir janë të pavërteta

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Babai i Lart Haxhiut

LUSHNJE- Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut ka mohuar të gjitha akuzat e bëra ndaj djali të tij pas dëshmisë që ka dhënë Artan Tafani, i penduari i drejtësisë.

Ai është shprehur në emisionin "Breaking" se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnië lidhje miqësore me djalin e tij. Haxhiu ka folur edhe për emrin e avokatit nga Lushnja, Adriatik Dogës, për të cilin i penduari i drejtësisë tha se ishte në listën për tu eleminuar. Ai tha se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se në momentin që po fliste ishte në lokalin e avokatit. Gjithashtu hodhi akuza ndaj policisë së shtetit dhe tha se djali i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare.

“Artan Tafani është i dënuar dhe problematik. Nuk është shok mik me djalin tim. Akuzat ndaj tim bir të pavërteta. Tani që po flas jam te lokali i Adriatik Dogës. Ai do të dal të flas vetë për këtë cështje. Tafani duhet të nxjerrë fakte, pamje filmike dhe biseda. Laerti nuk beson të drejtësia shqiptare”, ka thënë ai.

I penduari Artan Tafani ka zberthyer disa ngjarje kriminale, të kryera nga banda e Laert Haxhiut. Mes tyre 6 vrasje, 2 prej të cilave në Greqi. Sakaq ai ka rrëfyer para hetuesve edhe për 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhje me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

2 VITE ME PARE

Në 'shënjestrën' e Laert Haxhiut, merret në mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Merita Selimi

LUSHNJE-Një ditë pas marrjes në mbrojtjes të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, Policia e Lushnjës ka marrësot në mbrojtjes ish-prokuroren Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit si person i drejtësisë që do ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut.

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani në dëshminë e dhënë para prokurorit Kreshnik Ajazi zbuloi planin e bandës së Laert Haxhisë, ku këtë herë në shënjestër ishin vënë njerëz të drejtësisë, konkretisht një prokurore e SPAK, një prokuror i Lushnjës dhe një avokate. 

Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit, Tafani ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli. 

Anëtarët e kësaj bande të përfshirë në disa vrasje me disa viktima, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”. Pjesë e kësaj bande me rrezikshmëri kriminale ishte edhe shtetasi Artan Tafani, i cili tashmë ka statusin e të penduarit të drejtësisë. 

2 VITE ME PARE

Ishte në listën e zezë të Artan Tafanit/ Flet avokati: Janë trillime, nuk jam ndjerë i kërcënuar

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Adriatik Doga

LUSHNJE- Pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani u zbulua se në listën e personave që do vritenin ishte edhe avokati nga Lushnja, Adriatik Doga. 

Ky i fundit i ka quajtur trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të nga Artan Tafani, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga ka thënë për News24 se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

“Unë e kam marrë vesh nga konferenca për shtyp e drejtorit të Policisë së Shtetit, jam shokuar. Trillim. Telefonatat e njerëzve, shkrimet në portale, ndihesh i shqetësuar, se nuk pushonte telefoni. U tha se më është bërë 3 herë atentat, për mua nuk ekziston. As jam ndjerë i kërcënuar apo të më ketë marrë dikush në telefon, prej 10 vitesh. S’jam ndjerë i kërcënuar kurrë. Nuk kam pasur asnjë përplasje, asnjë marrëdhënie me grupin e Haxhiajt. Kam qenë avokat i Mariusit, madje e kam kushëriri. Madje xhaxhai i tij më tha që të isha avokati i tij ditën kur u arrestua, por kur dëgjova pas dy ditësh këtë deklaratë, u habita. Nuk kam pasur asnjë kontakt nga policia apo prokuroria. Asnjë interesim. Nuk kërkoj mbrojtje për veten time. Nëse shteti e ndjen veten për të mbrojtur, të më mbrojë. Kush ka ndërmend të më vrasë, të më vijë më vrasë. Me Laert Haxhiun nuk njihem as për fytyrë, me babain e tij përshëndetem me respekt rrugës. Me Mariusin kam marrëdhënie familjare dhe kam qenë avokat i tij. Kur më ka kërkuar kushdo mbrojtje ligjore, kundrejt pagesës, e kam marrë në mbrojtje.”, tha avokati.

I penduari Artan Tafani ka zberthyer disa ngjarje kriminale, të kryera nga banda e Laert Haxhiut. Mes tyre 6 vrasje, 2 prej të cilave në Greqi. Sakaq ai ka rrëfyer para hetuesve edhe për 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, vjedhje me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.

2 VITE ME PARE

Bllokohet në Lushnjë benzi “GLK” i Klea Gjatës! I gjenden SMS në celular, fliste çdo ditë me Laert Haxhiun në burgun grek

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,
Klea Gjata dhe Laert Haxhiu

TIRANË- Policia e Elbasanit, ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.

Në bllokimin e mjetit kanë marë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhërin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj.

Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit.

Dëshmia e Tafanit/ Merret në mbrojtje edhe prokurorja e Lushnjes,

Gazetari Elton Qyno raporton se automjeti, është survejuar disa herë nga agjentët e policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.

Bashkëpunëtori ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.

“Ora News” mëson se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjata që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë. Për t’u mbuluar rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.

Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “Whats app” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë.

Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.

Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qënë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qënë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit./Marre nga Oranews

merita selimi laert haxhia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet