6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Fermeri nga fshati Petovë e Fierit, në një sipërfaqe toke prej 7 dynymësh ka zgjedhur që të kultivojë dy kultura të ndryshme bujqësore si domate dhe speca. Edhe pse bujku kujdeset të nxjerrë në treg një produkt cilësore, përsëri rastet e dështimit nuk kanë munguar dhe fajin për këtë e ka tregu i padrejtë.
SHQIPËRI- Shqipëria shënoi rekord eksportesh bujqësore, sipas ministrisë së bujqësisë vendi ynë ka eksportuar fruta dhe perime 15.6% më tepër se një vit më parë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se kemi eksportuar 18 mijë tonë më shumë. Por nga ana tjetër ministria e bujqësisë nuk ka treguar se njëkohësisht në vendin tonë është rritur dhe sasia e perimeve të importuar me 10 mijë tonë. Top Channel bëri një vëzhgim në dyqanet e fruta-perimeve të kryeqytetit ku vihet re se tezgat janë të mbushura me domate që si origjinë kanë Turqinë dhe Greqinë.
“Kemi domate të vendit, greke dhe turke. Për momentin më të mirat janë domatet greke ato janë më cilësoret“, thotë një tregtar.
“Kemi domate turke, greke, italiane dhe shqiptare. Një kilogram domate vendi është 150 lekë ndërsa domatja e importit kushton 200-220 lekë. Gjatë gjithë vitit kemi domate importi dhe vendi”, shprehet një tjetër.
“Domatet i kemi të jashtë, këto këtu i kemi italiane. Më e mirë sot për sot është domatja greke por çmimi është më i lartë për këtë arsye nuk e kam marrë”, shpjegon një tregtar.
Fermeri nga fshati Petovë e Fierit, në një sipërfaqe toke prej 7 dynymësh ka zgjedhur që të kultivojë dy kultura të ndryshme bujqësore si domate dhe speca. Edhe pse bujku kujdeset të nxjerrë në treg një produkt cilësore, përsëri rastet e dështimit nuk kanë munguar dhe fajin për këtë e ka tregu i padrejtë.
“Kjo është mbjellë në datën 17-20 gusht mënyra e të ushqyerit është vetëm me plehra dhe lëndë organike. Trajtimi i lulërisë (pjalmimi) bëhet vetëm me bletë, pjekja bëhet biologjike dhe cilësia e domates është ekstra. Kemi dalë mirë, por ka raste edhe që kemi dështuar nga prodhimet që vijnë nga jashtë sepse ndonjëherë futen shumë shpejt. Kur është sasia e tepërt e prodhimit malli i jashtëm nuk futet, kur pakësohet shumë malli i vendit atëherë kemi tregun e jashtëm. Detyrimisht pastaj do shitet me një çmim më të ulët kjo e jona. Dhe ta krahasohesh me domaten e jashtme është shumë herë më e mirë”, thotë fermeri Haki Lika.
Mungesa e tregut shumë herë e ka detyruar fermerin shqiptarë që prodhimin bujqësorë ta hedhë në kanal.
Marrë nga TOPCHANNEL
Pacientë TIRANË- Në Urgjencën e Pediatrisë së QSUT-së ka fluks fëmijësh edhe për faktin së Qendrat S...
Havier Dobi TIRANË- Sekuestrimi i mbi 400 mijë eurove në shtëpinë ku jetonte pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, ka ard...
Havier Dobi TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Rozeta Dobi (Rakipllari), pastruesja që akuzohet se k...
Qytetari KAPSHTICË- Mijëra qytetarë janë irrituar me mungesën e masave nga ana shqiptare dhe ajo greke, gjë që i lë...
Ervis Martinaj FUSHË KRUJË- Zona mes Fushë Krujës dhe Laçit është kthyer në fokusin e Policisë së Shtet...
Foto Ilustruese MALIQ- Një 55-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar. Ngjarja raportohet të ketë n...
Foto Ilustruese GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht nj...
Policia e Durrësit DURRËS- Një 19-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi ka tentuar të kalojë...
Albano Velo dhe Andrew Bode TIRANË- Andrew Bode, 44 vjeç, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e E...
Infektivi TIRANË- 31 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa nuk është regjistruar asnj&eum...