21 Qershor 2022, 10:10
Nga F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga biseda që ka pasur me prokurorët belgë para të cilëve dëshmoi së fundmi në lidhje me dosjen e ‘Toyota Yaris’. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se prokurori e vuri në dijeni para se të niste dëshminë në lidhje me nenet e caktuara. Gazetari shtoi se prokurori belg i ka thënë që në momentin që kuptonte që i rrezikohej jeta informatorit të tij, të mos fliste më. Hoxha tha më tej se nëni 103 të cilit i referohet SPAK ka pësuar disa ndryshime për miratimin e reformës dhe se ka një dispozitë që e detyron gazetarin të mos publikojë informacione që përbëjnë sekret hetimor.
“Rastet që kemi pasur, dy vitet që kam qenë, rasti i fundit qëshkova në Belgjikë më tërhoqi vëmendjen diçka. Prokurori më tha që në momentin që informatorit tënd i rrezikohet jeta, ke të drejtë të mos flasësh më. Ma bëri të qartë që në fillim. Tani çfarë ka ndodhur. SPAK iu referua nenit 103 të kodit të procedurës penale. Aty është një ndryshim për ligjin e reformës dhe në këtë nen ndalimi i publikimit të aktit përcaktohet se për kë vlen. Dhe vlen për zyrtarët. Dhe në një tjetër thuhet nëse gazetari vihet ne dijeni se një informacion është sekret hetimor, nuk mund ta publikojë,”- tha Hoxha.
Pak ditë më parë, SPAK lëshoi një urdhër ku kërkoi ndalimin e publikimit të të dhënave në lidhje me dosjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Përmes një deklarate të dytë, SPAK sqaroi se urdhri në fjalë i referohej vetëm një gazetari, Elton Qynos, pasi sipas tyre kishte nxjerrë të dhëna që përbënin sekret hetimor.
artan hoxha
Aktualitet
21 Qershor 2022, 10:03
F.M
Sino Llanaj, plagosja
TIRANË- Zjarri në Astir nisi nga makina e e llojit “Range Rover” që është në pronësi ...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:54
F.M
Zjarri në Astir
TIRANË- Ekspertë nga njësia antieksploziv kanë mbërritur në pallatin që u përfshi nga flak&eu...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:44
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se dalja e informacioneve nga gazetarët nuk është shkelje ligji dhe se probl...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:43
F.M
Banori në Astir
TIRANË- Një nga banorët e pallatit në Astir ku ra zjarr ka treguar se si shpëtuan familjarët nga godina...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:37
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Probleme me faqet e internetit në të gjithë botën. Dosja.al dhe qindra site të tjera kanë pë...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:34
A.B
Prokuroria e Tiranes
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim katër persona në Tiranë. Prokuroria pran&eu...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:31
F.M
TIRANË- Një 46-vjeçar i identifikuar si Vitor Kaci, banues në Lezhë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:17
F.M
Arrestimi i dy të rinjve në Himarë
VLORË- Tomorr Termkolli 31 vjeç dhe Endrit Kastrati 25 vjeç, të dy banues në...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:17
F.M
Zjarri në Astir
TIRANË- Zjarri që dogji katër makina dhe la tetë persona të plagosur në Astir dyshohet se ka qenë i...
Aktualitet
21 Qershor 2022, 09:10
F.M
LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mëng...