18 Gusht 2024, 23:00
Nga I.A
Egli Proga dhe Denis Mece
TIRANË- Protesta e thirrur ditën e nesërme në sheshin Skënderbej, në shenjë homazhi për vrasjen e Egli Progës nga Denis Meçe ka bërë që të reagojë dhe motra e 42-vjeçarit. E motra e të ndjerit, Jonida Proga përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do të marrë pjesë në protestë. Ndërkohë që ka theksuar se nuk ka për tu ndalur deri në momentin që të gjejë drejtësi për vrasjen e vëllait të saj.
Postimi i Plotë:
Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës. Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni! Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin "Skënderbej" me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin ! Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri. Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin. Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!
Egli Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Meçe është tashmë i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. Në pranga bashkë me autorin janë vënë edhe tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
jonida proga egli proga
Aktualitet
18 Gusht 2024, 21:50
E. D
foto nga vendngjarja
MALLAKASTËR- Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Lev...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 21:41
E. D
Eva Buzo
ITALI- Notarja shqiptare, Eva Buzo, ka nisur një tjetër tentativë për të notuar nga Italia në Shqipëri, pas d&...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 21:37
I.A
Zjarri
MALLAKASTËR- Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Levand t&eum...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 21:05
E. D
pamje nga vendngjarja
KUKËS- Një vatër zjarri është ndezur në një zonë malore mbi fshatin Arrën të Kuk&eu...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 20:15
E. D
fotot ilustruese
MALLAKASTËR- Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Le...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 20:09
I.A
Arbri Kopliku
Në Shqipëri, të rinjtë gjithnjë e më shumë po priren të studiojnë jashtë vendit, në un...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 19:32
E. D
pamje nga vendngjarja
POGRADEC- Pas aksidentit të ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, ku mbetën të plagosur tre...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 18:47
E. D
pamje nga aksidenti
POGRADEC- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Pogradec-Lin. Mësohet se në aksident janë ...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 18:19
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Shumë fermerë në Shqipëri po krijojnë ferma të vogla afër segmenteve të rrug&eu...
Aktualitet
18 Gusht 2024, 18:02
E. D
pamje nga zjarri
DIMAL- Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal. Gjithashtu flak&...