LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga Meta te Dokle, kjo është DOSJA që zbulon dhunimin e deputetëve nga 'i forti' i Fierit

Atë ditë, pati raportime për dhunimin e komisionerëve të Partisë Socialiste dhe deputetëve Shaqir Vukaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Ndre Legisi, Ilir Meta dhe Musa Ulqini. Ata bënë denoncim por më pas nuk u paraqitën në seancat gjyqësore. Ky u gjet si motiv për të rikthyer dosjen në prokurori për hetime shtesë, duke dhënë një argumentim mjaft të çuditshëm.

13 Shtator 2022, 22:15 Nga k.m.
Nga Meta te Dokle, kjo është DOSJA që zbulon dhunimin e
Foto ilustruese

Ajo që e bën Fierin një prej qyteteve me grupet më të sofistikuara, është lidhja e këtyre familjeve me politikën, lidhje që duken më të forta se në çdo qytet. Një prej personazheve më të përfolur ndër vite është shtetasi Fatmir Kajolli. Ai, njihet si ish anëtar i Këshillit Bashkiak në qytetin e Fierit, përfaqësues i Partisë Republikane.

Nëse kemi një laborator ku eksperimentohen për herë të parë metodat, dhe produktet kriminale që hidhen në treg, ai laborator ka qenë përherë Fieri. Qoftë laboratorët e kokainës, shtëpitë e barit, e gjithçka. Ka filluar në atë qytet e më pas është eksportuar në qytete tjera ku janë organizata simotra”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

“Problemi është që duke u fuqizuar ekonomikisht do bëhet përherë e më shumë faktor i rëndësishëm në plani politik, pra faktor që nuk mund ta injorosh nëse nuk merren masa”, u shpreh deputeti i PS, Petro Koçi.

Për herë të parë, Fatmir Kajolli është përmendur publikisht në vitin 1994 kur dhunoi një grup deputetësh socialistë. Në komunën e Libofshës zhvilloheshin zgjedhje të pjesshme lokale. Atë ditë, pati raportime për dhunimin e komisionerëve të Partisë Socialiste dhe deputetëve Shaqir Vukaj, Namik Dokle, Ylli Bufi, Ndre Legisi, Ilir Meta dhe Musa Ulqini. Ata bënë denoncim por më pas nuk u paraqitën në seancat gjyqësore. Ky u gjet si motiv për të rikthyer dosjen në prokurori për hetime shtesë, duke dhënë një argumentim mjaft të çuditshëm.

“Prania e deputetëve është e domosdoshme sidomos për të provuar faktin se përse janë gjendur ata në Libofshë ditën e zgjedhjeve, kanë qenë duke kryer detyrën si deputetë dhe si përfaqësues të shtetit apo kanë vajtur si përfaqësues partie pasi edhe në denoncimet e tyre del në pah fakti se sharjet dhe fyerjet ndaj tyre janë drejtuar si përfaqësues partie dhe jo si përfaqësues të shtetit”.

Me këtë arsyetim, duket sikur për gjykatën kanë rëndësi vetëm përfaqësuesit e shtetit. Në fakt, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kajolli përsëriti të njëjtën vepër penale edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2015 kur së bashku me të birin dhunuan me sende të forta një numërues socialist. Ai u hetua në arrest shtëpie por e theu masën e sigurisë. Sapo doli, në lokalin e të vëllait dhunoi një qytetar me grushte.

Kajolli i cili njihet si biznesmen, doli në pah 20 vite më parë kur autoritetet italiane ranë në gjurmët e organizatës së tij të drogës. Përgjimet zbuluan implikimin në disa episode trafiku në vitin 1998 në Romë dhe Milano. Në vitin 2002, Kajolli është dënuar me 16 vite burg. Vendimi u la në fuqi nga apeli. Ai merr një tjetër dënim nga Gjykata e Romës sërish për trafik droge. Në shkallën e parë u dënua me 10 vite ndërsa apeli vendosi 6 vite burg. Drejtësia italiane kërkoi ekstradimin e Kajollit. Kërkesa u hodh poshtë nga gjyqtari Piro Sota, i njëjti i cili kishte mbyllur dosjen e Kajollit 18 vite më parë për dhunimin e deputetëve.

“Po them një fakt që e kam parë vetë. Ngjitesha në shkallët e gjykatës për ca materiale të punë, nuk shihja personi ne dënuar me 25 vite burg, në Itali, ta jap dhe me emër ishte një Kajolli, dhe ne gjykqtaren diskutonte si miq të vjetër, normalisht, si tja bënin që mos të ekstradohej”, u shpreh Dritan Zagani, ish-shefi i antidrogës në Fier.

Referuar këtij dokumenti që Inside Story disponon, avokati I Kajollit me inicialet E.A., iu drejtua Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me procesin penal në Itali. Ai pretendonte se i janë shkelur të drejtat pasi gjykata italiane nuk kishte marë parasysh kërkesat për përkthimin e akteve në gjuhën shqipe.

“Në 90 % të rasteve që këta perosna nuk ekstradohen do gjeni dorën e avokatit në Romë Ëngjell Agaci. Nuk i kanë më emrat as në Interpol-Roma përmes lidhjes Agaci dhe lekëve që paguanin te mjekësia ligjore”, u shpreh Dritan Zagani, ish-efektiv i antidrogës në Fier.

“Krimi i organizuar dhe pushteti janë dy kafshë territori, Fieri është qyteti simbol ku këto dy kafshë territori nuk janë në luftë, por në bashkë punim me njëra-tjetrën”, u shpreh gazetari, Artan Hoxha./TopChannel

bandat e fieri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj