Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se të arrestuarit kishin kryer vepra penale si "Vjedhja", "Mashtrimi", "Dhuna në familje" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
TIRANË- 13 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se të arrestuarit kishin kryer vepra penale si "Vjedhja", "Mashtrimi", "Dhuna në familje" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Njoftimi i Policsë:
Tiranë/Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit: I. P., 32 vjeç, dhe A. K., 31 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 e 25 i Kodit Penal. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur produkte (pije alkoolike) në dy markete të ndryshme; G. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit: D. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal; F. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestua shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje" shtetasit: V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij; R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Xh. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestuan shtetasit: E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve të dyshuara narkotike; L. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Elbasan-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër. Si pasojë 46-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
foto ilustruese KORÇË- Katër raste dhune ndaj gruas, bashkëjetueses dhe nënës janë regjistruar brenda 24 orë...
Makina e ceremonisë mortore TIRANA- Kanë nisur homazhet në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku po bëhen nderimet ...
fotot ilustruese LEZHË- E mitura që përplas ditën e djeshme nga autobusi që po transportonte nxënës shkolle vijon t...
Klevis Qose VJENË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka marrë pjesë në një takim të organi...
fotot ilustruese TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kosovë. 59-vjeçari me ...
foto ilustruese GREQI- Një sherr i ashpër ka ndodhur gjatë punës mes dy punëtorëve ndërtimi në Heraklion të Gr...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se i riu qarkul...
Gerti Bogdani TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, do ...
fotot ilustruese HAS- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, ku si pasojë...
fotot ilustruese TIRANË- Shqipëria vlerësohet të ketë përparime në legjislacionin e saj kundër dhunës në ...