27 Gusht 2022, 20:48
Nga F.M
Ujëvara e Sotirës
GRAMSH- Një turiste nga Peruja është shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Gramshit. E reja ishte bllokuar midis shkëmbinjve në “Ujëvarën e Sotirës” dhe po i rrezikohej jeta. Ajo ka qenë duke eksploruar zonën me këmbë dhe për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur ka ngecur. Turistja nga Peruja ka njoftuar policinë që i ka ardhur në ndihmë dhe e ka nxjerrë që aty. Të resë i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë
Gramsh / Përkushtim dhe sakrificë për t’u ardhur në ndihmë turistëve, vizitorëve dhe pushuesve në të gjithë vendin, që gjenden në vështirësi të ndryshme. Iu rrezikua jeta, si pasojë e ngecjes midis shkëmbinjve, shërbimet e Policisë së Gramshit i vijnë në ndihmë turistes nga Peruja. Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. DVP Elbasan fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
policia e grmashit turiste peruane ujevara e sotires
Aktualitet
27 Gusht 2022, 19:36
F.M
Bajram Çekorja
SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Bajram Çekorja, 24-vjeçari i shpallur në k&e...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 19:20
F.M
Policia e Tiranes
TIRANË- Një grua ka plagosur bashkëshortin e saj të cilin e ka qëlluar me thikë. Në njoftimin zyrtar b...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 19:16
F.M
Bajram Cekorja dhe Barush Bregu
TIRANË- Bajram Çekorja, një nga të rinjtë e shpallur në kërkim për atentatin nda...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 19:04
F.M
Alban Bruçi
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për identifikimin dhe shpalljen në kërkim të dy...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 19:00
Gjermani
GJERMANI- Autoritetet federale gjermane informuan Bundestagun se 6198 të huaj u dëbuan nga vendi nga janari deri në qershor të...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 17:40
F.M
Foto Ilustruese
VLORË- Një automjet tip "Mercedes Benz" ka marrë flakë dhe është djegur në Vlorë. Në njoftimin...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 17:39
F.M
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund shqyrtimit të një rasti “gjobëvenieje” n&e...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 16:54
F.M
Aksident në Tiranë
TIRANË- Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën këtë pasdite në Tiranë. M&e...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 16:39
F.M
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident masiv ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”, këtë pasdite në aksin...
Aktualitet
27 Gusht 2022, 16:34
F.M
Trafik
KUKËS- Trafik i rënduar në Qafë Morinë. Rreth 40 mijë shqiptarë të Kosovës raportohet se kanë hyr&...