26 Korrik 2023, 09:43
Nga A.B
Policia
DURRËS- 'Nuk keni paguar'- ky ishte motivi që dy persona në Durrës, mbajtën peng për rreth 45 minuta 4 pushues nga Kosova. Policia informon se në pranga kanë përfunduar Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe Dritan Kucaj.
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër qytetarëve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të tyre me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.
Pas ndërhyrjes së Policisë, 4 pushuesit janë lënë të lirë.
NJOFTIMI I POLICISË:
I hoqën lirinë katër shtetasve kosovarë, falë veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas kosovarë, se në lagjen nr. 13, në Durrës, dy shtetas i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit N. Xh., 49 vjeç dhe D. K., 48 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
pengmarrje ne durres durres nexhmi xhili dritan kucaj
Aktualitet
26 Korrik 2023, 09:27
m.s
Erjon Buçuku
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për Erjon Buçukun, me detyrë Përgjegjës i Burimeve Njerëzore ...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 09:20
A.B
Aleksander Laho (Rrumi i Shijakut)
TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur kërk...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 09:17
A.B
Arma
SHKODËR- Kristjan Ymeri është vënë në pranga nga Polici Shkodër, pasi qëlloi më armë në ajë...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 08:58
A.B
Punonjesit
TIRANË- Një biznesmen në Sauk është proceduar penalisht nga ana e Policisë së Shtetit pasi në biznesin e...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 08:40
m.s
parate e sekuestruara
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pasi i vidhte të atit shuma t&e...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 08:21
A.B
Foto ilustruese
FIER- Edhe sot zjarret janë aktive në vendin tonë. Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier vijon t...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 07:27
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Moti ditën e sotme bën kthesë. Kur një ditë më parë temperaturat kapën shifrat mbi 50 ...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 07:23
A.B
Aksident
FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin Vorë-Fushë Krujë në afërs...
Aktualitet
26 Korrik 2023, 07:17
A.B
Kompania Durrës Marina ka realizuar rritjen e parë të kapitalit me 7 milionë euro, që pritet të sigurojë fondet e nevojshme...
Aktualitet
25 Korrik 2023, 23:06
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Një fëmijë 12-vjeç ka mbetur i bllokuar në banesë pasditen e sotme. Fëmija, i cili rapo...