16 Tetor 2023, 21:52
Nga h.k
Emision investigativ
TIRANË-Në fshatin Shesh të Ndroqit, një familje e ngujuar jeton prej vitesh qiell të hapur. Një banor anëtar i kësaj familjeje, tregon, se prej vitit ‘98 janë të ngujuar, pasi babai ka vrarë një person për çështje nderi. Prej faktit, që nuk mund të dalin, nuk kanë mundur të bëjnë aplikim, pasi tërmeti iu dëmtoi shtëpinë. Prej kjo familje 4 vitesh jeton në kontejner, pa ditur, se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tyre, thotë emisioni "Stop"
“Aplikim nuk kanë bërë sepse jemi të ngujuar me hasëm që prej vitit 1998. Procedurat e aplikimit duan shumë kohë që të mbarojnë. Për këtë arsye, të hasmërisë nuk kemi dalë, nuk kemi arritur t’i mbarojmë këto procedura. I kemi bërë kërkesë bashkisë dhe nuk na ka dhënë ndonjë rezultat. Thjesht na përcjellin. Kemi qenë edhe tek kjo çadra këtu. Është shumë e vështirë, shumë në gjendje të keqe jemi. Edhe prindërit janë të moshuar, të sëmurë. Është shumë e vështirë. Kërkojmë që të na ndihmoni, kemi parë që keni ndihmuar shumë familje në nevojë. Jemi të ngujuar, por në qiell të hapur”, tha denoncuesi.
“Stop” u drejtua në Njësinë Administrative Ndroq, për të pyetur, nëse është ndihmuar kjo familje dhe na thonë, se ajo nuk ka certifikatë pronësie për shtëpinë dhe gjithashtu nuk është bërë aplikimi.
“Nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumenti, edhe në fazat më mbrapa për interesimin e bonusit të strehimit, nuk ka paraqitur një dokument për banesën që ka ekzistuese. Është vënë në dijeni për pjesën e dokumentit të pronësisë. Pas kësaj faze që nuk ka përfituar nga programet e tërmetit, është interesuar për banesë sociale. I jemi drejtuar shërbimit social, deri tani nuk kemi një përgjigje. Nuk ka pasur edhe shumë kohë që ka bërë këtë kërkesë në njësi, por akoma nuk e kemi përgjigjen për strehim në banesën sociale”, tha përfaqësuesi në njësinë administrative.
Njësia pret përgjigje nga Bashkia, për t’i strehuar në qendër sociale. Në shkresën e bashkisë thuhet, se për t’i dhënë zgjidhje problemit, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./ Marrë nga Tv Klan
investigim
Aktualitet
16 Tetor 2023, 21:02
I.A
Policia e Sarandes
SARANDË- Policia ka nsiur një aksion në Sarandë pasditen e sotme për ekzekutimin e disa urdhërave t&e...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 20:47
h.k
Ismail Kadare dhe Emmanuel Macron
TIRANË-Emmanuel Macron, Presidenti i Francës e ka nisur vizitën e tij sot në një ceremoni nderi...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 20:02
I.A
Spitali i Fierit
FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se dy adoleshentë janë përplasur me mot...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 18:01
h.k
Pamje nga banesa e familjes Buja
LEZHË-Policia e Lezhës menjëherë pas njoftimit të ngjarjes së rëndë në Maleca...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 17:13
I.A
Gjykata e Apelit
VLORË- Gjykata e Apelit në ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për tre t...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 16:37
h.k
Foto ilustruese
LEZHË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malecaj të Leshëz, ku dy hajdut&eum...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 15:39
I.A
Banderola
TIRANË- Një i ri është arrestuar ditën e sotme afer Piramidës së Tiranës, pasi vendosi një banderole...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 14:58
f.i
foto ilustruese
VLORË- Paraditen e sotme në fshatin Sevastër, Vlorë një banesë është përfshirë ...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 14:19
Elvin Luku
Foto ilustruese
TIRANË- Mediat transmetojnë të pandryshuara lajmet e gatshme të përgatitura nga “redaksia” prej 25 pun...
Aktualitet
16 Tetor 2023, 13:48
A.B
Foto ilustruese
BELGJIKË- Policia belge ka zbuluar atentatin me armë ndaj një 44-vjeçari shqiptar, të ndodhur natën midis 6...