All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës, në Elbasan mësimi me turne

• Ditën e sotme nis viti i ri shkollor parauniversitar. • Këtë vit shkollor pritet të nisin klasën e parë vetëm 29 mijë fëmijë. • Numri i nxënësve që nisin klasën e parë është rreth 4% më i ulët se një vit më parë. • Ekspertët e arsimit pohuan se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë. • Në këtë vit do të përfshihet në kurrikulat shkollore lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në klasat e para, abetarja e re, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë. •Shkolla nis pa asnjë kufizim dhe mësuesit nuk janë të detyruar të vaksinohen. • Në Elbasan dhe Lushnje mësimi do të jetë me turne. Në Fier disa shkolla janë jashtë funksionit ndërsa në Shkodër e në Dibër ka më pak nxënës.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kongresi i Arsimit, Kushi: Të rinjtë shqiptare largohen në Gjermani pasi po plaket popullsia

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Kongresi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se Qeveria ka përgatitur disa politika të reja për të rinjtë shqiptarë. Këtë ajo e bëri të ditur në Kongresin e Arsimit, aty ku tha se sfida është rritja e cilësisë së arsimit në standardet e BE. Ministrja tha se të rinjtë shqiptarë po largohen jashtë vendit për studime apo punësime, në shtetet ku popullsia po shkon drejt plakjes.

Kushi deklaroi se është bërë ndërkombëtarizimi i universiteteve edhe strukturave europiane ekselence me qëllim rritjen e cilësisë.

'Kongresi i Arsimit përkon dhe me fillimin e vitit të ri shkollor dhe dua ta nis me urim për nxënësit e mësuesit për një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm. Arsimi përveç se një e drejtë themelore, është edhe faktori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të çdo kombi. Nuk ka asnjë dyshim që për arsimin duhet solidaritet i madh kombëtar. Në kohë sfidash e transformimesh, arsimi duhet të jetë në krye të çdo axhende. Edhe qëllimi i Kongresit është të bëjë bashkë shumë aktorë, përfshirë parauniversitar, të lartë, kërkimin shkencor, pedagogë, mësues e studiues për të nxitur bashkëpunimin për sfidat e të ardhmes për një arsim cilësor drejt BE.

Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Vecanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës. Për t’iu përgjigjur kësaj tendence ne kemi bërë ndërkombëtarizimin e universiteteve por edhe struktura europiane ekselence. Qëllimi ynë është të rrisim cilësinë. Një politikë tjetër është përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar.

A mjaftojnë këto politika? Të gjithë biem dakord që politikat dhe reformat, sa më të mëdha e të thella të jenë, aq më shumë kohë kërkojnë se rezultatet nuk janë të menjëhershme. Kemi përgatitur disa programe: për programe të përbashkëta të dyfishta me universitete europiane, si dhe qendra kërkimore, me qëllim për t’i dhënë vlerë diplomave tona. Politikë tjetër: bursat e studimit për progamet prioritare, me kushtin që studentët pas studimeve të qëndrojnë në vendin tonë. Besoj që në panelet e kongresit, kjo temë do të ketë diskutim të gjerë.'- u shpreh Kushi. 

3 VITE ME PARE

Sezoni i ri shkollor/ Në Lushnjë 300 nxënës më pak, në Fier disa godina jashtë funksioni

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Shkolla

LUSHNJE- Sot të vegjëlit janë rikthyer në bankat e shkollës. Në Lushnjë këtë vit janë regjistruar në arsimin parauniversitar rreth 8900 nxënës nga të cilët 665 për herë të parë ulen në bankat e klasës së parë. Në bashkinë e Lushnjës janë hapur 46 shkolla së bashku me shkollat vartëse, ndërsa në qytet në tre shkolla do të bëhet mësim me dy turne.

Me dy turne do të bëhet mësimi në shkollat Skënder Libohova, Foto Puka dhe 4 dëshmoret. 

Fier do të ulen në bankat e shkollës 57.334 nxënës të cilët do të akomodohen në 256 shkolla. Numri i nxënësve në arsimin fillor në ZVAP është 5261, numri i nxënësve në AMU është 4359 dhe numri i fëmijëve në kopshtet pranë shkollave është 939, dhe numri i nxënësve ne total është 12.750. Ndërsa për sa i përket numrit te punonjësve mësimorë është 1150 , numri i shkollave Qendër 52, numri i shkollave vartëse 13, numri i shkollave qendër me shkolla vartëse 9, numri i shkollave SHMB është 3.

Mirëpo ky vit shkollor është hasur në vështirësi. Shkollat që nuk do të hapen për vitin 2022- 2023 janë: Në Patos, shkolla “ Muhamet Shehu” për shkak se ndodhet në rikonstruksion, në Lushnje, shkolla vartëse AF Lekaj do të përqendrohet në shkollën Qendër, në Levan, gjimnazi “ Kutbi Vruzhaj” për shkak të rikonstruksionit, mësimi do te kryhet në godinën e gjimnazit “Janaq Kilica“ në Fier , njëlloj si gjatë vitit të kaluar, ndërsa në Mize të Divjakes për shkak se godina ndodhet jashtë funksionit, mësimi do të zhvillohet në shkollën 9-vjeçare “Koli Sako”.

3 VITE ME PARE

100 shkolla të vendit pajisen me laboratorë “smart”, Rama: Do t’i shtrijmë më tutje programet e kodimit

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në shkollën “Jeronim De Rada” nga ku viti arsimor ka nisur me risinë e kurrikulës TIK në klasat e para me laboratorët smart që janë ngritur edhe në 100 shkolla të tjera në të gjithë vendin. Rama u shpreh se “këto janë 100 laboratorët e parë që instalohen në bashkëpunim me AADF“. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka shtuar se “sistemi për mësimin e teknologjisë dixhitale do të shtrihet në të gjithë vendin”.

'Kjo është gjenerata tjetër. Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme. Ajo që është themelore është që t’u japim mundësi më të rriturve që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit dhe përmes asaj diturie të bëhen të aftë për një treg tjetër. Ne do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar të formësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online.'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në kryeqytet

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Trafik

TIRANË- Dita e parë e vitit të ri shkollor ka sjellë trafik të rënduar në disa zona të kryeqytetit.  Sot prindërit kanë vendosur që në ditën e parë të shkollës t’i shoqërojnë fëmijët e tyre me makinë, por kjo ka sjellë paralizimin e qarkullimit në disa zona të Tiranës.

Në hyrje të qytetit, në zonën Kthesa e Kamzës është dashur ndërhyrja e shumë mjeteve policore me qëllim zhbllokimin e trafikut.

3 VITE ME PARE

VD-Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar të vegjëlit për ditën e parë të shkollës. Së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi ndodhej në shkollën “Jeronim de Rada” për t’i uruar nxënësve të klasës së parë suksese.

Kryeministri kishte edhe një këshillë për vogëlushët.

“Bëni qef dhe punë. Puna është qefi më i madh”, u tha kryeministri me nota humori.

 
3 VITE ME PARE

Viti i ri shkollor! Në Elbasan nuk ka nxënës, mësimi ende zhvillohet me turne

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Nxenes

ELBASAN- Viti i ri shkollor në Elbasan ka nisur me mungesë nxënësish. Një shkollë e mbyllur, 3 të bashkuara dhe 2 vartëse. Këtë vit është mbyllur një shkollë në Seltë të Elbasanit, pasi nuk kishte nxënës. Shkollat që janë bashkuar janë ato të: Cerunjës, Berzhitës dhe Petreshit.

Në klasën e parë këtë vit ulen 1100 nxënës, 60-të më pak krahasur me një vit më parë, ndërsa në vitet e para pritet të ulen 890. Kreu i ZVA Elbasan shton se mbyllja dhe bashkimit i shkollave nuk rrezikon mësuesit, pasi ata janë sistemuar tashmë.

Edhe këtë vit në Elbasan në disa shkolla do të zhvillohet mësim me dy turne. Dhjetë shkolla, përkatësisht 2 ne fshat 8 në qytet mësimi do të zhvillohet me turne.

Një nga shkollat problematike që vijon të qendrojë e mbyllur si pasojë e tërmetit të para tre viteve është ajo e Treganit.

3 VITE ME PARE

Viti i ri shkollor në Vlorë, këtë vit 1662 më pak nxënës se sezonin e kaluar

Viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës ulen në bankat e
Mesimi ne shkolla

VLORË- Sezoni i ri shkollor ka gjetur shkollat në Vlorë me më pak nxënës. Numri i nxënësve këtë vit është 12.300, shumë më pak se vitin e kaluar. Në 2021, shifra ishte 13.962, sipas zyrës arsimore Vlorë, duke bërë që këtë vit të ketë 1662.

Në këtë qark dominon arsimi publik, ku vetëm 15 % arsimit është privat me gjithsej 43 shkolla publike dhe 11 private. 800 janë klasat e para, ndërsa 617 klasat e dhjeta. Tre shkolla në Vlorë funksionojnë me dy turne, përkatësisht: Rilindja, Lef Sallata, Jani Minga.

Për shkollat që kane numër të ulët, po shihet mundësia e krijimit të shkollave të bashkuara, përkatësisht Memo Metaj në fshatin Kuc, Faslli Dano në Llakatund, shkolla e Orikumit, Shaban Demiraj në Vlorë. Në Selenicë janë 14 shkolla qendrore edhe 10 shkolla vartëse.

viti i ri shkollor 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet