21 Maj 2022, 23:02
Nga DOSJA
familja
TIRANË- Në mes të qindra aktivistëve që marshuan sot nëpër rrugët e Tiranës, ishte edhe një familje, dy nëna dhe dy vajzat e tyre binjake. Në të dy karrocat e bebeve ishin vendosur flamurët shumëngjyrësh të komunitetit LGBTI+, ndërsa nga njëra anë karrocën e shtynte Alba e veshur me një T-Shirt të verdhë ku shihej slogani i Tirana PRIDE “Ne jemi familje”, nga ana tjetër ishte Eda, e cila në duart e saj kishte vizatuar flamurin ylber.
Binjaket gjashtëmbëdhjetëmuajshe rrinin të qeta në rrugët e një qyteti sa kaotik, aq edhe rebel, shpesh herë edhe diskriminues, por edhe revolucionar. Alba dhe Eda, marshonin në Paradë dhe të buzëqeshura shtynin bebet e tyre, që nuk mund t’i kenë ligjërisht të tyre. Ai marshim i të katërtave bashkë, nuk ishte thjesht një marshim i Albës dhe Edës për të dhjetin vit radhazi, por siç e quan aktivisti Kristi Pinderi: “Është historike sepse bashkon brezin e bashkëthemeluesve të lëvizjes LGBTI në Shqipëri me te ardhmen!
Kristi Pinderi shkruan; “Alba Ahmetaj dhe Eda Mara janë bashkëthemeluese e tani drejtuese të Pro LGBT dhe të “Historia Ime”. Ato kanë qenë në çdo aksion, në çdo nismë e ne çdo zhvillim të lëvizjes në Shqipëri. Sot janë nëna të dy fëmijëve. Jeta e tyre e përbashkët dhe lindja e fëmijëve janë dëshmi e rrugëtimit të padiskutueshëm përpara të lëvizjes në Shqipëri, ashtu siç janë dëshmi edhe e pengesave të jashtëzakonshme. Ato janë sot perballë shtetit shqiptar në një çështje gjyqësore për regjistrimin e fëmijëve dhe për njohjen e plotë të familjes. Në rast se Shqipëria nuk është e ndjeshme ndaj dy nënave, herët ose vonë do të duhet të jetë me interesin më të lartë të fëmijëve. Fëmijëve nuk mund t’u mohojë askush të drejtën për tu rritur në familjen e tyre. Ky është viti i parë që fëmijët marrin pjesë në paradë bashkë me nënat e tyre. Fotoja është historike sepse bashkon brezin e bashkëthemeluesve të lëvizjes LGBTI në Shqipëri me të ardhmen!”
Marrë nga Historiaime
Aktualitet
21 Maj 2022, 22:27
Manastir Resort
TIRANË- Kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff është pyetur nga Zëri i Amerikës ...
Aktualitet
21 Maj 2022, 22:06
Ruloti
FIER- Një rulot me targa portugeze ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se ruloti dre...
Aktualitet
21 Maj 2022, 21:48
TIRANË- Një autobot ka pësuar rrjedhje gazi në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku autoboti teksa do t&eu...
Aktualitet
21 Maj 2022, 21:43
AMB
TIRANË- Sot në Tiranë një grup veprimtarësh, studiuesish dhe ekspertësh të historisë dhe arkeologjisë zhvi...
Aktualitet
21 Maj 2022, 21:17
Pjese nga dokumentari
SHBA- Gazetari shqiptar Ilir Konomi ka publikuar një pjesë të një dokumentari me emrin 'Albania', i cili ka zem&e...
Aktualitet
21 Maj 2022, 20:47
SPAK
TIRANË- Besjan Xhixha ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar. Gazetarja Klodiana Lala për Balkan Web ka deklaruar se Xhi...
Aktualitet
21 Maj 2022, 20:39
Ekspozita
SHKODËR- Në qytetin e Shkodrës u hap të shtunën ekspozita me fotografi "Shpirti i Amerikës", kushtuar mbështet...
Aktualitet
21 Maj 2022, 20:30
Michael Granoff
TIRANË- Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, thotë në një inter...
Aktualitet
21 Maj 2022, 20:08
TIRANË- Seanca ndaj personave të kapur nga operacioni 'Plumbi i Artë' po vijon ende në Gjykatën e Posaçme Kundër Korru...
Aktualitet
21 Maj 2022, 20:00
SARANDË- Një sherr ka ndodhur pasditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një person me iniciale D.G ka goditr me thikë nj&e...