1 Dhjetor 2023, 23:03
Nga r.ll
qemal bani
DIMAL- Në Tetor transmetuam rastin e Qamil Banit, një qytetar nga Dimali, i cili kishte qenë pompist në ndërmarrjen e ujësjellësit të Dimalit prej 8 vjetësh.
Me profesion Bani është elektro pompsit dhe e quanin “skrepi i Dimalit”. Në Maj 2023 Qamili mbushi moshën e pensionin, por e lanë sërish me kontratë 6 mujore.
Por pas një muaji e hoqën, duke e zëvendësuar me një person tjetër. Vetë përgjegjësi, Petref Sula ka tre vite që ka mbushur moshën e pensionit, por thotë se e mban partia.
Sula, përgjegjësi i Ujësjellësit Dimal, e përdor makinën e institucionit për transport pulash, biznes me të cilin, merret e shoqja.
Kur u ballafaqua me videon, drejtori u detyrua ta pranojë përdorimin e makinës, duke thënë, se ka rastisur.
Pas transmetimit, Qamil Bani thotë se shkoi e bëri kërkesë në drejtorinë e Beratit, ku i thanë, se po e shohin me prioritet rastin e tij, për ta kthyer në punë.
“Më tha do ta shikojmë rastin tënd zoti Qamil. Sa të hapet rasti i parë do të marrim në punë. Dhe kështu shpresoj dhe jam në pritje tani”, tha Bani.
Përsa i përket përgjegjësit të ujësjellësit, që transportonte pula me makinën e punës, komisioni i disiplinës vendosi lirimin nga detyra të zotit Petref Sula.
“Menjëherë sapo morëm njoftimin nga ju mblodhëm Komisionin e Disiplinës, i cili doli në një përfundim dhe u mor vendimi për lirimin e zotit Petref Sula nga detyra që në datë 26/10 me motivacionin për përdorimin e mjeteve të ndërmarrjes për nevoja personale. Është bërë dorëzimi i detyrës nga një komision i posaçëm dhe sot ky vend është vakant. Petrifi ka qenë në punë megjithëse ka dalë në pension. Arsyeja pse e kemi mbajtur në punë ka qenë sepse e kemi emëruar si likujdator të shoqërisë së vjetër. Kemi bërë veprimet noteriale. Pasi janë bërë këto veprime dilte mundësia që zoti Petref Sulaj të largohej nga detyra”.
Marrë nga TvKlan.
qamil bani dimal
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 23:01
r.ll
foto ilustruese
DURRËS-Denoncimi i radhës na vjen nga Porti i Peshkimit. Olsi Simsija, Administrator i OMP, shprehet se në Portin e Peshkimi...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:44
I.A
Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku Naim Murseli inskenoi vrasjen...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:40
I.A
Valbona Vasiu
LUSHNJE- Emisioni Fiks Fare solli rastin e Valbona Vasiu nga fshati Savër i Lushnjes, e cila ankohet se motrës së saj me probl...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:33
I.A
TIRANË- Zonja që po kërkon një borxh të pakthyer quhet Asije Halili dhe është nga Tirana. Hua, që daton 16 vjet më...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:28
I.A
Policia
TIRANË- Drejtuesi i aksidentit që përplasi një të mitur në Tiranë ditën e sotme është vetë d...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:20
I.A
Sondazhi
TIRANË- Ashtu si shumica e qytetarëve në botë edhe qytetarët shqiptarët nuk janë indiferentë për konf...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:05
I.A
Sondazhi
TIRANË- Qytetarët shqiptarë kryesojnë listën e vendeve më pozitive ndaj BE-së krahasuar me çdo vend tjet...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 22:00
I.A
TIRANË- Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet urimeve dhe argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 21:41
I.A
SARANDË- Xhani, një shtetas Italian, prej 13 vitesh ka zgjedhur te jetojë në Sarandë, buzë detit, atje ku ka investuar në b...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 21:34
r.ll
foto nga operacioni ne spanje
SPANJË- Një operacion i Policisë Kombëtare të Spanjës ka çuar në sekuestrimin e m&e...