1 Dhjetor 2023, 21:34
Nga r.ll
foto nga operacioni ne spanje
SPANJË- Një operacion i Policisë Kombëtare të Spanjës ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 3000 kilogramëve kokainë në Xirivellë të Valencias dhe në arrestimin e 11 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga kriminelë shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë.
Operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 ditës së djeshme pas një hetimi të zgjatur. Hetuesit ndoqën një kamion që transportonte një kontenier, me pako kokaine të kamufluara në një ngarkesë sheqeri, në një magazinë në zonën industriale të Xirivellës, shkruajnë mediat vendase.
Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë surprizuar trafikantët teksa po nxirrnin drogën që anëtarët e tjerë të bandës kishin fshehur në një kontejner nga Ekuadori. Pasi hynë në anije, kriminelët shkarkojnë thasët me sheqer dhe me një radial prenë një mur metalik të kontejnerit dhe në këtë mënyrë arritën të hynin në kabinën ku fshihej kokaina.
Tre nga personat u arrestuan brenda restorantit Asador Artesano. Njëri prej tyre u ngjit me vrap në katin e dytë të skarës dhe u fsheh në tualet, ku më pas u arrestua nga policia.
Operacioni antidrogë dhe britmat e policisë bënë zhurmë në kompleksin industrial. Ishin momente tensioni dhe nervozizmi që u panë nga klientët dhe punëtorët e lokalit.
“Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek antiplumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pak pasi e zbritën me duar në pranga”, tha një klient i restoranti, dëshmitar i arrestimeve.
“Esplanada u mbush me polici brenda pak minutash. Disa i kishin fytyrat e mbuluara me kapuç dhe kjo është arsyeja pse ne besuam se ishte një operacion anti-terrorist. Ne ishim pa dyshime kur hapën derën e kontejnerit dhe pamë se po lëviznin çanta me mall”, shtoi punonjësi i njësisë industriale.
Agjentët e Udyco-s kërkuan bashkëpunimin e zjarrfikësve për nxjerrjen e paketave me kokainë nga kabina ku ishin fshehur brenda kontejnerit. Sipas burimeve ligjore, 11 personat e arrestuar janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.
Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil (Ekuador). Pas zbulimit të paketave të kokainës, agjentët e Udyco-s kryen një operacion vëzhgimi për të arrestuar marrësit e mallit.
kapen 3 ton kokaine ne spanje
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 21:25
I.A
Sondazhi
Pavarësisht mendimit pozitiv për Bashkimin Europian, qytetarët shqiptarë mendojnë që anëtarësimi ynë ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 20:37
I.A
Sondazhi
TIRANË- Shqiptarët kanë renditur se cilet janë vendet mike dhe armike me Shqipërinë në sondazhin e fundit t&eum...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 20:13
I.A
Arjan Gjoncaj dhe Ditmir Bushati
TIRANË- Emigracioni masiv dhe rënia e lindshmërisë po e tkurrin shoqërinë shqiptare, e cila ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 19:45
I.A
Stiljan Pasho
KORÇË- Shefi i Kufirit në Korçë Stiljan Pasho është përjashtuar ditën e sotme nga ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 17:36
I.A
Vendi i ngjarjes
GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar në Greqi mbrëmjen e djeshme.&nb...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 17:26
h.k
Policia greke
GREQI-Komuniteti lokal i Volosit është tronditur nga lajmi për vdekjen e papritur të një 45-vjeçari. Si...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 16:16
I.A
TIRANË- Pas implementimit me sukses të 100 labeve të para, realizuar në kuadër të projekteve për rritjen e aftësive di...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 15:32
h.k
TIRANË- Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë është paraqitur pasditen e sotme në SPAK për të zbatuar masë...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 15:12
I.A
Laert Haxhiu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme përjashtimin e avokatit të Laert Haxh...
Aktualitet
1 Dhjetor 2023, 15:02
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Gjykata e Apelit Penal e Selenaliku ka dënuar 27-vjeçarin shqiptar 16 vjet e 6 muaj burg 27-vjeçar i akuzuar ...