LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Ndërmarrja e Eventeve tender 270 mijë euro për dekoret e Vitit Të Ri, që do të dorëzohen në Shkurt

Për ta bërë sa më mirë këtë punë, dy persona nga stafi i kësaj ndërmarrjeje kane udhëtuar nga data 7 deri në 12 tetor drejt qytetit Guangzhou të Kinës, qe mbahet si një nga vendet me te bukura ne bote qe duhet vizituar të paktën një here ne jete.

1 Dhjetor 2023, 22:00 Nga I.A

VIDEO/ Ndërmarrja e Eventeve tender 270 mijë euro për dekoret e

TIRANË- Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet urimeve dhe argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave te kuruara me kujdes dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella. Gjithashtu shpirti festiv kalon nga një njeri tek tjetri edhe përmes zbukurimeve dhe ndriçimeve vezulluese, qe vendosen disa jave përpara nisjes se festive dhe për këtë Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të krijuar atmosferën e ngrohtë të festave te fundvitit duke angazhuar si gjithmonë Ndërmarrjen e Dekorit dhe Eventeve, e cila përbëhet nga 25 persona, qe kane detyre primare zbukurimin e qytetit ne dite festash.

Për ta bërë sa më mirë këtë punë, dy persona nga stafi i kësaj ndërmarrjeje kane udhëtuar nga data 7 deri në 12 tetor drejt qytetit Guangzhou të Kinës, qe mbahet si një nga vendet me te bukura ne bote qe duhet vizituar të paktën një here ne jete. Dhe pasi kanë parë nga afër Canton Tower, apo Sun Yat Sen memorial Hall, delegatet e dekorit të bashkisë Tiranë, duket se kane shfrytëzuar ditët e qëndrimit për të mësuar me shumë për dekorimin sa më spektakolar të qytetit në ditë festash.

Pas kthimit në Tiranë dhe pas një vizite që kushtoi disa mijëra euro për buxhetin e Bashkisë, ku 3600 euro shkuan vetëm biletat,ndërmarrja e dekorit hartoi dokumentet për të blerë zbukurime për festat e fundvitit. Tenderi i parë me vlerë 100 milionë lekë u hap në datën 9 nëntor dhe kishte si afat të fundit dorëzimin e ofertave nga kompanitë private datën 20 nëntor.

Aty kërkohej të lidhej një marrëveshje kuadër për blerjen e dritave për realizimin e një Mega Tree 22 m RGB Pixel e animuar, e renditur mirë, e kontrolluar nga kompjuteri që të jetë e ndërtuar për ndryshimin e ngjyrave LED. Me pajisje elektronike të cilësisë më të mirë për instalimet e jashtme dhe të mund të programohet me animacione të sekuencave sipas kërkesës.

Afati i dorëzimit 7 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Por ketu ka nje problem, sepse nëse sipas ligjit vlerësimi i ofertave bëhet brenda një periudhe 10 ditore dhe nëse presim një tjetër afat prej 3 ditësh që nuk ka ankesa, presim dhe të paktën 2 ditë për nënshkrimin e kontratës dhe 7 ditë për dorëzimin e pemës së animuar, mund të arrijmë maksimumi që të kapim Krishtlindjet, ndërsa datën 6 dhjetor kur ndizen dritat e pemës duhet ta harrojmë. Por nuk mbaron me kaq!

Ndërmarrja e dekorit u kujtua në fund të nëntorit për të hapur dy procedura të tjera për blerjen e dritave Led dhe shiritave të ndricimit. Për këto do të shpenzojë plot 175 mijë euro të tjera. Afati i fundit për dhënien e ofertave ishte data 27 nëntor, ku nëse llogaritim 10 ditë vlerësimin e tyre, 3 ditë që nuk ka ankesa, lidhjen e kontratës dhe dorëzimin e mallit ku është vendosur si kusht që 60% e tij të dërgohet brenda 5 ditësh, vështirë që të arrihet zbukurimi i qytetit për festat e fundvitit.

Ajo që bën më shumë përshtypje është afati i fundit për kohëzgjatjen e marrëveshjes për dorëzimin e dekoreve që është deri në 60 ditë, datë që përkon më së miri me Vitin e Ri Kinez. Fundja vizita ne Kine paska patur një qellim. Por sidoqoftë, na duhet nje konfirmim, prandaj me mire te pyesim shefin e madh.

‘Ky tender është bërë për vitin tjetër. Bashkia i ka mbyllur për këtë vit dekoret dhe ka punuar për vitin e ardhshëm.’- tha drejtori i Ndërmarrjes, zoti Cule.

Shikoni pak këtë dokument, afati i lëvrimit te fondit është brenda 7 ditëve nga data e nënshkrimit te kontratës, pra afat i përshpejtuar kur kihet parasysh afati normal 30 ditor. Përveç mundësisë se një neglizhence qe ka çuar ne këtë vonese, dhe ka detyruar drejtorin te përshpejtoje procedurat, këtu lind edhe një tjetër dyshim: Ai i paracaktimit te fituesit.

Flamujt e kuq qe ngrëne njësite e auditit zakonisht ne procedurat e prokurimit publik, kane te bëjnë me afatin e dorëzimit te mallit. Nëse lihet një kohe shume e shkurtër, jo te gjithë operatoret ekonomike, kane mundësi te gjejnë dhe dorëzojnë sasinë e kërkuar brenda 7 ditëve, prandaj konkurrenca ulet, dhe bashke me te edhe mundësia për te patur shume oferta qe natyrshëm do te jepnin një çmim me te favorshëm.

Perse u zgjodh te hapej gara ne fundin e vitit, ne kohen e pikut te kërkesave për zbukurime dhe dekore, kur mund te behej ne një periudhe pas festave dhe normalisht çmimet do te ishin shume here me te lira. Ndërkohe qe ne ende nuk e dimë nëse dekoret me vlere 270 mije euro i kanë blere për datën 31 dhjetor apo për 10 shkurtin, festën e Vitit të Ri në Kinë, që këtë herë është e shenjës së dragoit.

Marrë nga Syri.net

canton tower sun yat sen

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë