LIVE UPDATES
Aktualitet

Një lidhje jashtëmartesore që përfundoi në makth psikologjik/ 32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Në investigimin e radhës, Piranjat sjellin dëshminë e një gruaje, e cila rrëfen se si partneri i saj i fshehtë e filmoi me kamera të fshehta dhe më pas përdori pamjet intime për ta kërcënuar vazhdimisht.

16 Maj 2026, 22:33 Nga D.S

Një lidhje jashtëmartesore që përfundoi në makth

TIRANË- Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shantazh dhe pasoja të rënda psikologjike për një 32-vjeçare. Në investigimin e radhës, Piranjat sjellin dëshminë e një gruaje, e cila rrëfen se si partneri i saj i fshehtë e filmoi me kamera të fshehta dhe më pas përdori pamjet intime për ta kërcënuar vazhdimisht.

Situata degradoi deri në atë pikë sa gruaja tentoi t’i jepte fund jetës.

“Një vit më parë, në fabrikën ku punoja, krijova njohje me një djalë. Punonim të njëjtën punë dhe aty nisi gjithçka. Fillimisht nisëm të flisnim më shumë me njëri-tjetrin, të shkëmbenim mesazhe dhe gradualisht marrëdhënia jonë kaloi përtej raportit të kolegëve.

Në punë ishim gjatë gjithë kohës bashkë, pasi kishim të njëjtin pozicion. Jashtë pune takoheshim rrallë, ndoshta një herë në dy ose tre muaj, në varësi të mundësive dhe mënyrës si shkonin gjërat mes nesh.

Një takim çdo dy muaj nuk është frekuenca që pritet nga një çift që sapo ka nisur një lidhje sentimentale dhe pretendon se ka ndjenja për njëri-tjetrin.

Por kjo distancë kishte një arsye, Blerta, 32 vjeçe, është e martuar.

Për këtë arsye, lidhja e saj me Dorin, 30 vjeç, bazohej te fshehtësia, besimi dhe kujdesi i madh për të mos u zbuluar nga bashkëshorti i saj.

Por pas një viti frekuentimi, ky besim u thye.

Partneri i saj kishte përdorur një kamerë të fshehtë për të filmuar çdo moment intim mes tyre. Në këtë pikë, historia nuk kishte më të bënte me një tradhti bashkëshortore, por me një marrëdhënie të kthyer në presion dhe shantazh, ku rregullat i vendoste ai që zotëronte videot intime.

Ish-partneri nuk u ndal me kaq.

Kur 32-vjeçarja nuk reagoi ndaj kërcënimeve të tij, ai nisi të dërgonte sinjale edhe te familjarët e saj.

Por cili ishte shkaku i këtyre presioneve të vazhdueshme nga një person që e dinte shumë mirë se ajo marrëdhënie nuk mund të kishte vazhdim për shkak të jetës familjare të Blertës?

Kërcënimet dukeshin qartë edhe në mesazhet që ai i dërgonte sa herë ajo tentonte të ndërpriste komunikimin. Një kërkesë llogarie që kalonte kufijtë e normales dhe shndërrohej shpesh në shantazh ndaj një gruaje, të cilën në shtëpi e prisnin bashkëshorti dhe fëmijët.

E gjendur pa rrugëdalje dhe në gjendje të rënduar psikologjike, gruaja ndërmori një akt ekstrem, duke tentuar vetëvrasjen.

Pasi arriti t’i mbijetojë kësaj situate dramatike, 32-vjeçarja vendosi ta ndajë historinë e saj me ne.

Më pas, së bashku organizuam një takim me ish-partnerin e saj, me shpresën për ta bindur të hiqte dorë nga kërcënimet dhe shantazhet.

Por në momentin kur kërcënimet u artikuluan edhe në praninë tonë, u bë e qartë se situata kishte kaluar çdo kufi dhe se duhej ndërhyrë për të kuptuar deri ku mund të arrinte kjo sjellje e 30-vjeçarit.” /Piranjat.al

piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj