"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Aktualitet
Një muaj revoltë për largimin e Ramës/ Pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia u bashkohen protestuesve
Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.
29 Qershor 2026, 19:57Nga E. D
TIRANË- Protestës së 30 për largimin e Ramës i janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.
Gjatë ditës së sotme janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën. Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, ku po mbajnë fjalimet e tyre.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestës. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj./Dosja.al