6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Merita tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit. Banorët tregojnë se gjendja është Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as ku lahet.
TIRANË- Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte në të njëjtën ndërtesë. Merita tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit. Banorët tregojnë se gjendja është Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as ku lahet.
“Stop” shkon fillimisht tek zyra e Shërbimit Social në bashkinë e Vlorës ku thanë se është bërë vlerësimi i rastit dhe pritet zgjidhje nga Shërbimi Social Rajonal dhe Bashkia. Drejtori i zyrës së strehimit në bashki tha se procedura e parashikon që zonja të gjejë një banesë me qira, të lidhë një kontratë dhe të përfitojë bonus pasi bashkia nuk ka banesa dhe e ka të pamundur të gjejë një të tillë.
Në kushtet kur zonja vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, Shërbimi Social i ka bërë shkresë spitalit psikiatrik, por ky i fundit nuk ofron kurim me shtrim të gjatë por vetëm kurim ambulator. Vlora nuk ka qendra sociale dhe konviktet janë në rikontruksion. Gjithashtu në azil nuk mund të strehohej, pasi nuk ka mbushur moshën.
Drejtori: Në qoftë se zonja ka një kontratë me një apartament, me një subjekt, me një apartament që jep me qira, Bashkia e Vlorës të lidh bonus qiraje. Por mesa di unë, zonja jeton në katin e parë të pallatit dhe në katin e tretë jeton çupa e vet që nuk e lejon të futet në shtëpi. Dhe në kontaktet me çupën, pretendohet që nëna ka probleme mendore dhe nuk e lejon të futet në shtëpi.
Gazetarja: Pra nuk keni që të çoni në një konvikt apo në një strehë…
Drejtori: Drejtoria që përfaqësoj unë nuk ka apartamente për të sistemuar njerëz.
Gazetarja: Ku i strehoni zakonisht, vetëm gjeni shtëpi me qira?
Drejtori: Po pra, me bonus qiraje.
Gazetarja: Po mirë në kushtet kur ajo nuk mund ta gjejë dot vetë një shtëpi, ju nuk e gjeni dot një strehë për të?
Drejtori: Nuk është ofruar askush t’i japë një banesë bashkisë me qira për të strehuar persona që kanë nevojë.
Gazetarja: Po mirë e kupton sa kohë marrin këto procedura në rastin e zonjës?
Drejtori: Jo, nuk do vonojë asnjë procedurë në momentin që ka një banesë.
Gazetarja: Po duhet t’i kishit bërë pra, ta kishit ndihmuar ju që t’i bënte këto procedura sepse ajo e ka të pamundur t’i bëjë sepse është gjynah që ajo të vdesë nga i ftohti atje!
Drejtori: E kam unë të pamundur që t’i gjej një banesë zonjës sepse nuk kam kujt t’ia marr këtë banesë që t’ia jap zonjës.
Gazetarja: Paska mbetur Vlora për një banesë me qira!
Drejtori: Po s’ka lidhje, më ka ngel Vlora…
Gazetarja: Po se kjo është, vetëm një person momentalisht që ju keni më shumë se 10 ditë dhe s’ia keni gjetur dot një strehë.
Drejtori: Drejtoju Shërbimit Social!
Gazetarja: Ju nuk bëni dot gjë?
Drejtori: Do mundohem të gjej një strehë për zonjën në fjalë, privatisht nga ana ime dhe në qoftë se do ta arrij këtë pjesë, do ju njoftoj dhe juve.
Gazetarja: Duhet ta kishit bërë më parë, nga ana njerëzore.
Pas shumë përpjekjeve, emisioni “Stop” e strehon Meritën në qendrën komunitare Vlorë derisa të gjendet një banesë për të. Ajo shkoi të marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe do të rrijë në qendër derisa t’i gjendet një banesë./tvklan.al
Baba Mondi TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka dhënë një intervistë p&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Prokuroria e Beratit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me skandalin që u raportua këtë të m&e...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të bot&...
foto nga vendngjarja DURRËS- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në ...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
Foto ilustruese TIRANA- GJKKO në seancë e sotme për çështjen e Univesitetit Bujqësor të Tiranës nuk ka ndrys...
Foto ilustruese ELBASAN - Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të mërkure në një pallat në lagjen ”...
Foto ilustruese ELBASAN- Teksa SPAK, ka dënuar disa zyrtarë shtetërorë si të implikuar në afera korruptive dhe abuzim me dety...
Foto nga vendi i ngjarjes GJERMANIA- Në mediat e huaja kanë dalë pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jasht&eu...