LIVE UPDATES
Aktualitet

“Njëri mbante maskë anticovid dhe një armë të gjatë…qëlloi në drejtim të Elisit, donte të më qëllonte ”/ Zbardhet dëshmia e shokut të fëmijërisë

Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës ii cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin.

30 Shtator 2025, 20:30 Nga E. D
“Njëri mbante maskë anticovid dhe një armë të
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024.

Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës ii cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin.

“Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta pasi ishin ulur dhe po qëndronim aty na është afruar një person rreth 3-4 metra, i cili ishte i maskuar me maskë anticovid, që mbante një armë të gjatë në dorë.

Ai na u afrua pa thënë asnjë fjalë dhe filloi të qëllojë në drejtim të Elisit disa herë.

U ngrita dhe doja të largohesha, por u pengova dhe rrëzova. Ai më drejtoi armën dhe deshi të më qëllojë, por unë i bërtita duke i thënë se nuk kam lidhje me asgjë.

Në këtë moment ai u largua nga ambienti i lokalit”, ka treguar Indrit Bekteshi.

Gjatë dëshmisë në vazhdim shoku që e shoqëroi Elisin në momentin e tij të fundit të jetës, tregon se ditët e fundit ai përdorte një automjet Audi Q5.

Automjet që e kishte shkëmbyer me një tjetër automjet tip BMW. Dhe se Elisi po bëhej gati të largohej jashtë vendit.

Indriti është shprehur se Elisi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim, por e k dalluar që qëndronte i stresuar dhe donte të largohej jashtë shtetit.

“Elisi është rritur pa babain, pasi para shumë vitesh ia kanë vrarë, ndërsa vëllai i tij, ka vdekur në një aksident rrugor në Elbasan para disa vitesh”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij Indrit Bekteshi.

“Por ajo që duket se e lidh Dritan Milanin me rrethanat e vrasjes së Elis Rroshkodolit, është makina e përdorur nga autori në krim.

E cila është e njëjta me atë që Dritan Milani ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria. Ku ata që korespondojnë janë targat e njëjta, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Malin e Zi.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është arritur të fiksohet fakti se autori i ngjarjes ka përdorur një automjet tip Mervedez Benz me targa BR BL 680. Ky automjet rezulton i vjedhur në Malin e Zi me datë 5 gusht 2024.

Gjatë rrugëtmit për t;u larguar nga vendi i ngjarjes drejtuesi i mjetit ka ndryshuar targën e makinën duke i vendosur mjetit targën SOP1095. Edhe kjo targë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.

“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS ka rezultuar se Dritan Milani ka shumë hyrje dhe dalje nga kufiri i shtetit shqiptar. Hyrje dhe dalje të realizuara si në këmbë ashtu edhe me automjetin me targë AB 888 JJ. Targa BR BL 680 e cila është raportuar e vjedhur nga policia malazeze me datë 5 gusht e cila përkon me hyrjet dhe daljet e shtetasit Dritan Milani.

Ka qenë pikërisht ndjekja e kësaj makine, që ka çuar grupin hetues edhe në garazhin ku më pas u fsheh. Garazh që përdorej nga vëllezërit Xhani, tashmë të arrestuar.

Itinerar që ka bërë bashkë edhe pjesëmarrësit në këtë krim dhe çuar në zbulimin e grupit të tyre kriminal.

Nga pamja e kamerave automjeti i autorëe është arritur të fiksohet fillimisht tek mbikalimi i këmbësorëve në rrugën Balldre-Shkodër. Më pas duke qarkulluar në Bërzhitë në rrugën kryesore të fshatit, derisa është futur tek servisi ‘Prodiagnostic’.

Pasi ndoqën kamerat e sigurisë, grupi hetues mbërriti pikërisht në servisin Prodiagnostic. Aty ku menaxher i këtij servisi ishte Xhulio Malo.

Nga ku në këtë godinë dy katëshe, kati I nëndheshëm shërbente për çmontimin e makinave të vjedhura.

Objekt që ishte marrë me qira nga vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani të cilët kishin paguar një qera vjetore prej 12 mijë euro.

Gjatë hetimeve dhe dëshmive të marra rezultoi se kati përdhe i këtij objekti shërbente si servis makinash, ndërsa kati i nëndheshëm shërbente si magazinë, ose parkim makinash.

Të cilat ishin rezervuar nga vëllezërit dy vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani. Ku ai që do të lidhte kontratën me pronarët e objektit do të ishte Xhulio Malo.

Pagesa e qirasë që sipas pronarëve të objektit është bërë për një vit, për 12 mijë euro, vetëm për njërin nga ambientet.

Por zbulimi i automjetit të përdorur në krim do të vinte vetëm falë dëshmisë së pronarit të një aktiviteti tregtar pranë zonës ku ndodhej servisi i vëllezërve Xhani.

I cili rrëfeu se kishte parë të hedhur pranë aktivitetit të tij një kofano makine.

Të cilën më pas e kishte future në brendësi të ambinteve të sipërmarrjes së tij.

Disa ditë më parë, unë dhe punëtorët e aktivitetit tim konstatuam të hedhur pranë biznesit tim një kofano makine, ngjyrë si në gri, Punonjësit nuk e panë se kush e kishte hedhur, por e prekën dhe e hodhën tek pjesa e aktivitetit të tyre.

Kjo kofano makine rezultoi se i përkiste pikërisht makinës Mercedes Benz të përdorur në vrasjen e Elis Rroshkodolit.

Çka çoi edhe në zbulimin e lidhjes së vëllezërve Xhani, Xhulio Malos dhe Dritan Milanit, hasmit të Elis Rroshkodolit.

Policia gjyqësore duke vlerësuar se në ambientet ku ushtrohet aktiviteti i servisi ‘Prodiagnostic’ mund të jetë strehuar mjeti i përdorur nga autori i ngjarjes, Dritan Milani (Vreto), si dhe nga verifikimet e kryera të sistemit TIMS ka rezultuar se më datë 21 Prill 2024, Dritan Milani, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Alket Fusha, kanë dalë së bashku nga territori i Republikës së Shqipërisë me automjetin me targë AB 158 MU. Çka provon se këta shtetas njiheshin dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’, në dëm të shtetasit Elis Kujtim Roshkadoli (Shkoza), ku shtetasit Voltan Xhani dhe nipi i tij Xhulio Malo, dyshohet se kanë kryer veprime për sigurimin e mjeteve të kryerjes së kësaj vrasjeje./Në Shënjestër, BW

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet