LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk e di nga e merrni qumështin!" Debat në rrjet/ Lolita drejtuar Lufra-s: Sa është sasia e vajit të palmës e importuar nga ju? Kompania: Nuk kemi një fermë tonën, por Lara ekziston

Gjithçka nisi me një postim të lopës Lara nga kompania dhe më pas "Lolita" e shpërndau postimin në profilin e saj duke deklaruar se kompania Lufra nuk ka fermë.

26 Qershor 2025, 07:50 Nga M.B
"Nuk e di nga e merrni qumështin!" Debat në rrjet/ Lolita
Foto ilustruese

TIRANA- Prej disa ditësh një debat me në qendër sigurinë e konsumatorit po zhvillohet online në rrjetet sociale mes medias "Lolita Albania" dhe kompanisë "Lufra". Gjithçka nisi me një postim të lopës Lara nga kompania dhe më pas "Lolita" e shpërndau postimin në profilin e saj duke deklaruar se kompania Lufra nuk ka fermë.

Media shkruante se lopa në këtë rast po përdorej për qëllime marketingu dhe se nuk dihej nga merrej qumështi i kësaj kompanie. Në një postim të dytë, "Lolita" publikon komentin e "Lufra-s", si reagim të tyre. Dukshëm kompania pranon se nuk ka një fermë të vetën dhe shton se "punon" çdo ditë në një nga fermat partnere që na furnizojnë me qumësht të freskët. "Lufra" vijon duke thënë se bashkëpunojnë me mbi 450 fermerë shqiptarë, të cilët i mbështesin me teknologji, trajnime dhe tanke ftohëse.

"Është e vërtetë që nuk kemi një fermë tonën, por po aq e vërtetë është që Lara ekziston dhe "punon" çdo ditë në një nga fermat partnere që na furnizojnë me qumësht të freskët: Ferma Demiri mund ta gjeni edhe në Instagram si @s.s.s.s_ferma_demiri nëse doni ta njihni më nga afër. Sot bashkëpunojmë me mbi 450 fermerë shqiptarë, të cilët i mbështesim me teknologji, trajnime dhe tanke ftohëse sepse cilësia fillon në fermë", shkruan Lufra.

Por kjo nuk bind "Lolita-n" e cila në postimin e rradhës pyet publikisht "Lufra-n" se sa është sasia e vajit të palmës e importuar nga ta në vitin 2024. Edhe për këtë merr një reagim nga kompania e cila deklaron se puna e tyre e përditshme nuk është të fitojnë debate online, por të bëjnë produkte të mira, të sigurta, me njerëz që punojnë me ndershmëri në ferma dhe në fabrikë. Në vazhdim të kësaj "Lufra" thotë se asnjë nga produktet e markës si qumështi, kosi, dhalla, gjalpi, djathi, etj., nuk përmban vaj palme. 

"Puna jonë e përditshme nuk është të fitojmë debate online, por të bëjmë produkte të mira, të sigurta, me njerëz që punojnë me ndershmëri në ferma dhe në fabrikë. Asnjë nga produktet e markës Lufra si qumështi, kosi, dhalla, gjalpi, djathi, etj. nuk përmban vaj palme. Çdo përbërës është i deklaruar në etiketë, siç e kërkon ligji. Për këdo që ka me të vërtetë interes të kuptojë se si i bëjmë gjërat, na shkruani në inbox dhe do organizojmë vizita në fabrikë dhe në ferma, që t'ju përgjigjemi çdo pyetje sy më sy", shkruan "Lufra".

Pas kësaj "sage" online në një postim të fundit "Lolita" deklaron se është bërë e rrugës që sa herë poston fillojnë me akuza për gjobëvënie.

"Dmth të jesh biznes aq i madh dhe të kesh frikë të denoncosh dikë për gjobëvënie, do të thotë qe ke diçka për të fshehur. Unë i pyes sa litra vaj keni importuar, ata më thonë hajde shiko lopën nga afër. Lopë kam parë mjaftueshëm në fshat, e di sa litër qumësht bëjnë, e di sa kos, gjalpë apo djathë mund të dalë nga ky qumësht", shkuan "Lolita".

Media shton se sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, është ulur numri i bagëtive dhe importi i vajit të palmës është rritur, ndërkohë, sipas saj kompania i thotë "hajde shiko një lopë te një fermë që nuk është e jona, por që bashkëpunojmë".

POSTIMI I:

Lara është yll e bukur, por kompania Lufra nuk ka fermë. Boll përdorët Larën e shkretë dhe cicat e saj për qëllime marketingu. Nuk e di nga e merr qumështin kjo kompani, por ajo që di me siguri është se nuk kanë fermë lopësh.

POSTIMI II:

Për transparencë po e postoj komentin e kompanisë. Por nga "ferma jonë" kaluam te "ferma Demiri". E thënë në fjalë të thjeshta, ky quhet mashtrim.

PËRGJIGJA E LUFRA-s:

Tek Lufra na ka pëlqyer gjithmonë humori i Lol Albania Në fakt, si kompani, na pëlqen humori - edhe kur bëhet me ne.

Është e vërtetë që nuk kemi një fermë tonën, por po aq e vërtetë është që Lara ekziston dhe "punon" çdo ditë në një nga fermat partnere që na furnizojnë me qumësht të freskët: Ferma Demiri mund ta gjeni edhe në Instagram si @s.s.s.s_ferma_demiri nëse doni ta njihni më nga afër.

Sot bashkëpunojmë me mbi 450 fermerë shqiptarë, të cilët i mbështesim me teknologji, trajnime dhe tanke ftohëse sepse cilësia fillon në fermë.

Dhe sepse e dimë që njerëzit duan më shumë transparencë (dhe kanë të drejtë), kemi nisur një rubrikë që tregon të vërtetat pas qumështit tonë dhe sigurinë që ofrojnë produktet Lufra. (na ndiqni ne rrjetet tona sociale per ti pare) Lolita, nëse do, do na bëhej vërtetë qejfi të të ftonim të vizitosh disa nga këto ferma dhe fabrikën tonë. Jo për të të bindur me komente por që ta shohësh vetë nga afër çfarë përpiqemi të bëjmë çdo ditë.

POSTIMI III:

Meqë jemi tek transparenca, LUFRA sa është sasia e vajit të palmës e importuar nga ju në vitin 2024?

POSTIMI IV:

Pyetja ishte shumë e thjeshtë, shteruese dhe aspak me doza ironie pasi bëhet fjalë për shëndetin e konsumatorit. Po e ripërsërisim:

Sa është sasia e vajit të palmës të importuar ose blerë nga ana juaj? Nëse kompania juaj nuk ka importuar nga jashtë, ose blerë në tregun vendas nga operatorë, qoftë dhe kompani të tjera të pronarëve tuaj vaj palme, thjesht mund të deklaroni që nuk kemi blerë asnjë litër.

P.s Keni harruar pa përmendur salcën e kosit si një nga produktet që përdoret më shumë vaji i palmës. Por mbase nuk prodhoni më.

PËRGJIGJA E LUFRA-s:

Pavarësisht se pyetja vjen pak me doza satirike ne do përgjigjemi me seriozitet, sepse mbi të gjitha respektojmë konsumatorin që po na ndjek në këtë "spektakël që po zhvillohet këtu.

Megjithatë, për ta thënë troç: ne nuk jemi aq të zotët në Facebook sa disa prej jush.

Puna jonë e përditshme nuk është të fitojmë debate online, por të bëjmë produkte të mira, të sigurta, me njerëz që punojnë me ndershmëri në ferma dhe në fabrikë.

Asnjë nga produktet e markës Lufra si qumështi, kosi, dhalla, gjalpi, djathi, etj. nuk përmban vaj palme. Çdo përbërës është i deklaruar në etiketë, siç e kërkon ligji.

Për këdo që ka me të vërtetë interes të kuptojë se si i bëjmë gjërat, na shkruani në inbox dhe do organizojmë vizita në fabrikë dhe në ferma, që t'ju përgjigjemi çdo pyetje sy më sy.

Jeni të mirëpritur të vini e t'i shihni të gjitha me sytë tuaj.

POSTIMI V:

Është bërë e rrugës, sa herë postojmë ndonjë gjë, fillojnë me akuza për gjobëvënie. Dmth të jesh biznes aq i madh dhe të kesh frikë të denoncosh dikë për gjobëvënie, do të thotë qe ke diçka për të fshehur. Unë i pyes sa litra vaj keni importuar, ata më thonë hajde shiko lopën nga afër. Lopë kam parë mjaftueshëm në fshat, e di sa litër qumësht bëjnë, e di sa kos, gjalpë apo djathë mund të dalë nga ky qumësht. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, është ulur numri i bagëtive...Importi i vajit të palmës është rritur, ndërkohë këta thonë hajde shiko një lopë te një fermë që nuk është e jona, por që bashkëpunojmë. Ka ngelur vetëm të thoni "varet ça ka konsumuar lopa".

 

 

lufra lolita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj