8 Korrik 2026, 15:37
Nga E.d
Anu Prattipati.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me gazin e lëngshëm natyror (LNG) amerikan.
Diplomatja amerikane kërkoi që Kosova të bëhet pjesë e nismave rajonale të LNG-së, që mbështeten nga SHBA-ja, gjatë ndarjes së çmimeve për partneritetin SHBA-Kosovë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
“Gjatë fjalimit të saj, ajo mirëpriti vendimin e Kosovës për të hequr taksat doganore ndaj mallrave të SHBA-së dhe avokoi që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me LNG-në amerikane për të siguruar investime amerikane në të ardhmen”, u tha në njoftimin e Ambasadës amerikane të publikuar në rrjetet sociale.
Së voni, Prattipati disa herë i ka bërë thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës që t’i bashkohet nismave rajonale të LNG-së, duke argumentuar se kjo do t’i ndihmonte vendit të sigurojë të ardhmen e vet energjetike.
Qeveria në detyrë, që udhëhiqet nga Albin Kurti, ka ngulur këmbë se Kosova nuk është kundër LNG-së amerikane, por ka thënë se e sheh gazifikimin e thëngjillit si mundësi më të mirë sesa furnizimin me LNG-në.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar së voni se Kosova nuk e ka as përvojën dhe as infrastrukturën për t’u furnizuar me LNG, prandaj çështja e diskutimit të gazit amerikan, sipas saj, “është përtej politikave ditore”.
Thirrje Qeverisë që t’i bashkohet LNG-së amerikane kanë bërë edhe partitë opozitare, ndërkaq Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës, kanë argumentuar se refuzimi i nismave të tilla, rrezikon të ketë ndikim negativ në partneritetin e Kosovës me SHBA-në.
Disa shtete të rajonit Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre janë Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.
Ekspertët kanë argumentuar se Kosova nuk e ka luksin që të shënojë “autogol” në rrafshin e ekonomisë, sigurisë dhe strategjisë, duke refuzuar LNG-në amerikane.
Kosova prodhon energjinë përmes djegies së qymyrit – lëndës djegëse që liron më së shumti ndotje – në dy termocentralet e vjetruara në Obiliq: Kosova A dhe B. Nga termocentralet prodhohet rreth 90 për qind e rrymës që konsumohet, ndërkaq pjesa tjetër mbulohet nga importet dhe prodhimi i rrymës nga burime të ripërtërishme.
Në fillim të qershorit, Prattipati tha se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji dhe citoi të dhënat e Doganës së Kosovës, se vendi ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje në katër vjetët e fundit.
Këto të dhëna tregojnë një rritje nga 142 milionë euro në vitin 2024 në 259 milionë euro në vitin 2025.
Sipas Prattipatit, në një të ardhme të afërt, teksa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten Kosova, do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj./REL
anu prattipati kosova lng-në amerikane
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar në autostradën A7, pranë Diet...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:27
D.S
TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga pronarin 56-vjeçar t...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:13
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKË – Gjykata e Antverpit ka rihapur çështjen ndaj një 21-vjeçari shqiptar, i cili kundër...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 15:10
Elton Qyno
Foto ilustruse
Hapja dhe më pas këqyrja e një aparati telefonik, që policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka çuar prokur...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 14:20
E. D
pamjet
DURRË- Një qytetar ka denoncuar një situatë alarmante në vijën bregdetare në Kepin e Rodonit, ku deti ësht&e...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 10:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka plagosur me thikë xhaxhain e tij....
Aktualitet
8 Korrik 2026, 10:34
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë. Bëhet me dije...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 09:55
E. D
FUSHË-KRUJË- AMP ka arrestuar një punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre e organizim të palig...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 09:30
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 15 persona, të cilët akuzohen për trafik ndërkom...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:38
E. D
pamjet
TIRANË- Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më para në Fier, ku tre vajza të mitura dhunuan barbar...