8 Korrik 2026, 07:38
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më para në Fier, ku tre vajza të mitura dhunuan barbarisht bashkëmoshataren e tyre në një banesë. Pamjet e rënda u publikuan në mediat sociale, ku shihen që dy prej vajzave godasin bashkëmoshataren me shpulla dhe grushte, ndërsa vajza që filmon dëgjohet edhe duke i nxitur të vazhdojnë.
Në një moment, adoleshentja tërhiqet zvarrë prej flokësh dhe më pas goditet nga dy vajzat njëkohësisht. Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale reagoi edhe Policia e Fierit, e cila bëri me dije se ngjarja është denoncuar më 8 qershor 2026, kur 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj.
Ajo ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15 vjeçe. Po sipas policisë, pas denoncimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë kryer veprimet hetimore dhe janë shoqëruar në komisariat 19-vjeçarja dhe dy të miturat, të cilat kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.
Policia bëri të ditur gjithashtu se më 28 qershor 2026 është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje, por për një çështje tjetër. Arrestimi u krye pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga e bija, duke pësuar dëmtime fizike. Pas procedurave përkatëse dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.
Dosja.al për arsye etike, zgjodhi që të mos transmetojë pamjet e rënda që u shpërndanë për shkak të sensivitetit të ngjarjes.
Lidhur me ngjaren e rëndë kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast. Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre. Me lot në sy, nëna e 15-vjeçares i kërkon falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.
Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj me pare me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Sipas tyre, ajo kishte shfaqur edhe më parë episode agresiviteti, por kërkesat për mbështetje nuk kanë marrë përgjigjen e nevojshme.
Familja e 15-vjeçares u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik. Prindërit theksojnë se nuk synojnë të justifikojnë veprimet e së bijës, por kërkojnë që të mos neglizhohet nevoja për trajtimin e problemeve të saj shëndetësore.
Një ditë pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka folur edhe e ëma e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare. Ajo ka rrëfyer për Top Channel momentet e vështira që përjetoi familja e saj pas ngjarjes, duke treguar se e bija vazhdon të jetë e traumatizuar dhe se jeta e tyre ka ndryshuar plotësisht.
Sipas të ëmës më 8 qershor, vajza kishte dalë si zakonisht për të ndjekur kursin e parukerisë dhe familja po e priste të kthehej në shtëpi. Por në vend të kësaj familjarët morën një telefonatë, ku u njoftuan se 17-vjeçarja ndodhej në spital dhe kishte shkuar e vetme për të marrë ndihmë mjekësore pas dhunës që kishte pësuar.
Kur e ëma ka arritur në spital ka parë menjëherë shenjat në fytyrën e së bijës. Ajo kishte syrin dhe mjekrën të nxira, ndërsa flokët i kishte të çrregulluara. Fillimisht, vajza u përpoq ta fshihte atë që kishte ndodhur, duke i thënë se nuk kishte asgjë serioze, por këmbëngulja e nënës bëri që ajo të shpërthente në lot dhe të tregonte të vërtetën. Sipas rrëfimit të 17-vjeçares, një vajzë që e njihte sipërfaqësisht e kishte afruar pas daljes nga kursi dhe i kishte thënë: “Hajde me ne se kemi një surprizë.”
Duke mos dyshuar për asgjë, ajo i kishte ndjekur, por pak çaste më vonë ishte dhunuar nga tre bashkëmoshatare. Nëna shprehet se e pyeti të bijën nëse kishte pasur ndonjë konflikt me vajzat apo nëse i kishte provokuar, por përgjigjja ishte "Jo". Sipas saj, vajza nuk ka pasur probleme me askënd, bënte jetën e saj mes shtëpisë dhe kursit dhe nuk kishte arsye të përfshihej në konflikte./Dosja.al
fier dhune te miturat policia e fierit
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:32
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkoj...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:30
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar të financuar me një kredi nga Banka ...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:21
E. D
Kanye West
TIRANË- Pak ditë para koncertit të Ye në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryemi...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:17
E. D
foto ilustruese
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet endokrine dhe të të ushqyerit u rritën ndjeshëm. S...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:08
E. D
TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parash...
Aktualitet
8 Korrik 2026, 07:06
E. D
DashiEnergjia juaj është në rritje dhe dita favorizon marrjen e iniciativave. Në punë mund të merrni një lajm pozitiv ose t...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 22:55
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërkes&eum...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 22:40
D.S
Loris Qose
SHBA- Një tjetër sukses për arsimin shqiptar vjen nga arena ndërkombëtare, ku 15-vjeçari Loris Qose, nx&eum...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 22:25
D.S
TIRANË- Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) në Shqipëri pritet të marrë kompetenca më të gjera - për her&e...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 21:51
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeq...