Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zonja Berisha tha se njohja fillestare me Nënë Terezën, ishte rreth viteve të para të adoleshencës, 12-13 vjeçe.
TIRANA- Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Liri Berisha, e cila tashmë publikon librin “Nënë Tereza në jetën time”, ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiut. E ftuar në “Opinion”, zonja Berisha tha se njohja fillestare me Nënë Terezën, ishte rreth viteve të para të adoleshencës, 12-13 vjeçe.
Ajo asokohe nuk njihej me emrin “Nënë Tereza”, por si Gonxhe Bojaxhiu, vajzë e cila vinte nga një familje e respektuar për familjen e Liri Berishës dhe jo vetëm. Gjithashtu Berisha shprehet se Gonxhja u memorizua tek ajo si vajza e një nëne të heshtur dhe të vuajtur, teksa përgjatë kalimit të viteve, nisi të investohej në historitë që familja e saj tregonte për Bojaxhitë.
Pjesë nga rrëfimi i Liri Berishës:
Në jetën time unë kam pasur fatin ta takoj dhe të dëgjoj për të në periudha të ndryshme për të. Fillimisht e kam njohur Nënë Terezën si vajza me emrin Gonxhja, atëhere kur unë isha jo më shumë se 12-13 vjeç. Dëgjoja prindërit, nënën time, që ishte e besimit ortodoks, me gjyshën time e besimit mysliman, që flisnin me një respekt për familjen e Gonxhes.
Në atë kohë, kur ata flisnin me këtë respekt për familjen e Gonxhes, unë nuk mund të them se dëgjoja për familjen. Më bënte shumë përshtypje emri. Gonxhe. Ishte hera e parë që e dëgjoja. Jo i zakonshëm. Unë hera e parë që e dëgjoja atë emër dhe kur flisnin “Gonxhja”, nuk dëgjoja se çfarë flitej për familjen, por doja të dëgjoja kush ishte Gonxhja dhe çfarë flitej për Gonxhen. Ishte një kohë që unë nuk e njihja famën e Gonxhes në atë kohë. Kishte një famë të madhe, sapo kishte filluar. Kishte filluar fama nëpër botë. Nuk dija se çfarë shkruhej në gazeta për Gonxhen, as nuk flitej në Shqipëri, e nuk e njihte kush në Shqipëri.
Historia ime me Gonxhen është lidhur me familjen e saj. Atëhere kur unë pata si të thuash një lloj rritje, por edhe një lloj kontakti më të madh me këto biseda që bëheshin në familje. Fillova të dëgjoja më shumë, të kem kuriozitet më shumë. Flasim për vitet ’62-’63 dhe në atë kohë Gonxhja, si të thuash, u memorizua tek unë si vajza e nënës Drane, si vajza e një nëne të heshtur dhe të vuajtur, që sapo kishte ardhur në shtëpinë e profesorit kosovar Avni Zajmi.
Ajo që më bënte përshtypje, mirë që flasin… ndërkohë që flasin kaq mirë, kaq me respekt, pse flasin me zë të ulët kur vjen puna për këtë familje? Dhe isha shumë kurioze për të zbuluar këtë mister. Një herë e pyes mamanë time kur kthehemi në shtëpi: kush janë ato dy gra? Pse flisni me zë të ulët kur flisni për ata? Ajo për të folur me zë të ulët më thërret afër, se ishim në rrugë. Rrëfimin e saj e filloi me një kritikë ndaj meje: ato nuk janë dy gra për ty. Ato tha, janë dy zonja. Dy zonja të nderuara. Mënyra e asaj zonja, të thënë me një lloj, si qortim, më bëri shumë përshtypje.
Liri Berisha TIRANA- Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Liri Berisha ka rrëfyer përjetimet nga...
pjeter kaza TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat, duke folur për ekzekutimin e Pjetër Kazës ka dhën disa detaje në lidhje me ...
Foto nga emisioni TIRANA- Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mulla...
foto ilustruese TIRANË- Në shkurt të këtij viti, emisioni ”Stop” në Tv Klan problemin e dy vajzave, Senada dhe Serena...
Foto nga vendi i ngjarjes SPAÇ- Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të Spa&...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një pallat është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e &ldq...
Foto ilustruese SARANDA- Një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgji...
foto ilustruese MIRDITË- Një 35-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi policia ka zbuluar një parcelë me 22...
foto ilustruese FIER- Situata e zjarrit në Fier po përkeqësohet edhe më shumë për shkak të erës së fort&e...
foto ilustruese KAKVIJË- Një shqiptar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë greke n...