LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kollaj kur më çoni andej-këtej!” Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

Vajzat u pajisën me urdhër mbrojtjeje nga xhaxhai dhe e shoqja, dy jetimet, Senada dhe Serena Mullaymeri dhe u kthyen në shtëpi, ku u përballën me dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e gjyshes. E moshuara po u nxirrte jashtë lavatriçen mbesave jetime duke i sharë e kërcënuar pse ato denoncuan.

2 Qershor 2025, 21:27 Nga M.B
“Kollaj kur më çoni andej-këtej!” Gjyshja ‘i
Foto nga emisioni

TIRANA- Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpinë e tyre, e cila ka qenë në proces legalizimi. Xhaxhai u ndërpreu ujin dhe dritat dhe u kërkoi para. 

Vajzat u pajisën me urdhër mbrojtjeje nga xhaxhai dhe e shoqja, dy jetimet, Senada dhe Serena Mullaymeri dhe u kthyen në shtëpi, ku u përballën me dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e gjyshes. E moshuara po u nxirrte jashtë lavatriçen mbesave jetime duke i sharë e kërcënuar pse ato denoncuan.

Vajza: Ça po bën?

Gjyshja: Kollaj, kur më çoni andej-këtej juve.

Vajza: Lëre lavatriçen, mos e lëviz!

Gjyshja: Jo!

Vajza: Mos e lëviz lavatriçen! Mos e lëviz lavatriçen!

Gjyshja: E bëtë hesap, kur vini andej-këtej?

Vajza: Mos e lëviz lavatriçen!

Gjyshja: Po e lëviz, me mua…Jam unë këtu, s’je ti!

Në këto kushte, Senada u paraqit në komisariatin e policisë nr. 5 ku policët i thanë se nuk mund të pajiset me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja.

Polici: Ça problemi ke?

Vajza: Jemi pajisur me një urdhër mbrojtje për xhaxhain dhe nusen e xhaxhait.

Polici: Do të pajisesh?

Vajza: U pajisëm.

Polici: Sot? Po!

Vajza: E morëm atë ditë, erdhëm që ta deklaronin.

Polici: Po!

Vajza: Edhe sapo shkuam te shtëpia, ata nxitën gjyshen për të ardhur poshtë dhe për të na dhunuar.

Polici: Ke paditur dy veta?

Vajza: Po!

Polici: S’ka tjetër emër.

Vajza: Jam edhe unë këtu mbrapa.

Polici: Ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje?

Vajza: Po!

Polici 1: Ndaj xhaxhait dhe ndaj…? Nuses së xhaxhait!

Vajza: Po!

Polici: Po ça ka ndodhur?

Vajza: Sa shkova në shtëpi unë…

Polici: Tha me gjyshen? Ti tani, nuk mund të bëjmë urdhër mbrojtje dhe për gjyshen. Nuk bëhet ajo, je pajisur me të.

Vajza: Po ajo erdhi na…

Polici 3: A të tha dhe shefi, duro? Nuk bëhet urdhri i mbrojtjes se aty e ke marrë njëherë.

Polici: Ti je pajisur. Ti, si mund të bëjmë urdhër mbrojtjeje për gjyshen?

Vajza: Po unë tani kam frikë të shkoj në shtëpi, mos më bën gjë ajo.

Polici 3: Tani i bie të hedhësh poshtë atë, të marrësh ndaj gjyshes, se kështu tjetër nuk e merr dot më.

Polici: Të rrëzohet kjo o shoku, se ti je pajisur sot me urdhër mbrojtje, 31.05 je pajis. Si do t’i themi tani, hajde të bëjmë për gjyshen tani? Se s’është hë…

Vajza: Po si t’ia bëj unë tani?

Polici: Ça të them unë tani?! Po s’ke ç’t’i thuash avokatit, tashi ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje. Tani hajde ta marrim edhe për gjyshen. 

Vajza: Po ça të bëj unë? E nxisin ata gjyshen për të ardhur se ajo rri në kat të dytë…

Polici: E marr vesh, e marr vesh se e nxisin ata, po… Ti ik te shtëpia, në qoftë se të shqetësojnë, bjeri 112-ës dhe të vjen patrulla aty!

Vajza: Po ajo më shqetësoi tani. Unë kam frikë të shkoj.

Polici: Ç’ia fut kot! Më dëgjo, çfarë po të them. Më dëgjo vëllain tënd! Shko te shtëpia, në qoftë se gjyshja e sheh që ashtu, bjeri 112-ës, vjen patrulla aty, i thotë, ça ke me gocën, apo do të të çoj brenda, se goca është pajisur me urdhër mbrojtje zonjë. Mos iu afroni gocës, fare! Në qoftë se gjyshja të fillon ndonjë fjalë, bjeri 112-ës!

Polici: Shumë bukur! Po të erdhi gjyshja aty se gjyshen shihe si me stil ti, po filloi prapë, 112 dhe vij aty. Tani si të vijë patrulla, po na i solli që na i bie këtu, do i bëjmë një… do i themi gjyshes, rri urtë, lëre, se do të pajisim, do ta pajisim gocën me urdhër mbrojtje, që mos t’i afrohesh gocës fare, se është plakë e vjetër ajo.

Vajza: Mirë!

Polici: Kështu funksionon!

Vajza pretendon se nuk është lejuar të dalë nga ambientet e policisë, kur është ndjerë keq dhe ka filluar të qajë. Ajo shprehet se punonjësi i policisë i ka bërtitur duke bërë që të ndërhyjë psikologu. Pasi u kryen veprimet në polici, gjyshja është filmuar duke nxjerrë sërish lavatriçen jashtë në orën 3 të mëngjesit. Sot Serena dhe Senada iu drejtuan edhe njëherë gjykatës për pajisjen me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja./ TV Klan

senada dhe serena mullaymeri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet