Çmontohen 'fijet' e krimit! Sekuestrohen 159 kamera në Tiranë e Vlorë, grupet kriminale monitoronin rivalët e Policinë e Shtetit, 37 nën hetim (EMRAT)
‘Fijet’ shtrihen dhe Vlorë, çmontohen 4 kamera në dy lagjet më problematike 31 Janar, 13:42 ...
‘Fijet’ shtrihen dhe Vlorë, çmontohen 4 kamera në dy lagjet më problematike 31 Janar, 13:42 ...
Xhaferri pyet Peleshin: E ke takuar McGonigal? Ministri: Unë jo 31 Janar, 11:15 “Rama dhe McGonigal bën&e...
Pas Kosovës, presidenti kroat bën deklarata kontroverse për Ukrainën: Nuk i dërgoni armë, nuk mundet Rusia 31 Jan...
Korça zbardhet nga dëbora, temperaturat shkojnë në -3 gradë Celsius, bllokohen akset kryesore 31 Janar, 08:55 ...
• 72 orë kohë deri të hënën i kanë dhënë kohë protestuesit kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar 3 përgjegjësit për tragjedinë e Himarës. • Kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryepolicit Gledis Nano. • Që prej orës 19:00 të pasdites së sotme, turma lëvizi nga Ministrisë së Brendshme, tek Kryeministria e po ashtu edhe tek Presidenca. • Të gjithë njëzëri kërkuan reagimin e presidentit Bajram Begaj, i cili nuk ka shprehur as ngushëllimet e tij për vdekjen e 7-vjeçarjes Jonada Avdia, e cila u godit nga gomonia që drejtohej nga Arjan Tase, një grup qytetarësh janë ngritur në protestë. • Pjesë e protestës është bërë edhe opozita, mbështetësit e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë. • Në protestë pati edhe një moment tensioni mes qytetarëve dhe policisë. • Por e gjitha përfundoi me paralajmërimin e fundit për kryeministrit. • 3 ditë kohë për të marrë masa, ndryshe nuk do të ndalen tubimet.
19 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa po fliste për mediat në protestën që u organizua ndaj vrasjes së Jonadës 7-vjeçare në Potam nga një polic me skaf. Një qytetar është shprehur se pleqtë duhet të largohen nga politika dhe duhet të heqin dorë. Ndërkohë, Berisha është shprehur që të mos reagojnë ndaj tij, ndërsa Flamur Noka ndërhyri dhe i tha që ishte socialist.
PJESË NGA BISEDA:
Qytetari: Hiqni dorë nga politika ju, hiqni dorë ju pleqtë!
Berisha: Lëre mos e luaj.
Noka: Militant socialist.
Berisha: Janë ata të cilët sa herë bien ngushtë kërkojnë që të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do të jetë në epiqendër të problemit.
TIRANË- Qytetarët i kanë lënë ultimatum kryeministrit Edi Rama për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se Rama ka kohë deri të hënën për të shkrkuar Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, Ministren e Turizmit Mirela Kumbaro si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Qytetarët kanë paralajmëruar se nëse nuk shkarkohen këto persona, protestat do të vazhdojnë.
“Nëse deri ditën e hënë kryeministri nuk shkarkon Çuçin, Nanon dhe Kumbaron ne do të vijojmë me protesta të pandalshme, vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu, do të kërkojmë drejtësi. Rama mund të thotë nuk dua por njerëzit erdhën me vrap, tek ajo derë kryeministrie nuk do të ketë më qirinj, por do t’i vëmë zjarrin. 72 orë kohë për drejtësi për shkarkimin e dy ministrave dhe kreun e policisë, 72 orë kohë për drejtësi”, thanë protestuesit.
TIRANË- Qytetarët e kanë zhvendosur protestën për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia te Presidenca. Duke hipur në kangjellat rrethuese të Presidencës, qytetarët kanë kërkuar një reagim nga Presidenti Bajram Begaj.
Ndërkohë që protestuesit njëzërazi e kanë quajtur atë si 'president kukull'.
TIRANË- Qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeminisrisë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Në këtë moment ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve dhe ka ndezur një qiri te shkallët e kryeministrisë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bashkuar sot së bashku në protestën e sotme për tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku u vra 7-vjeçarja nga polici Arjan Tase.
Në momentin kur të dy u bashkuan para Kryeministrisë, qytetarët nisën të thërrisnin: O Sali, o hero! Gjithë Shqipëria ty të do! Pikërisht në këtë moment, Meta ka buzëqeshur dhe i ka vendosur dorën në shpinë Berishës. Ndërsa kryedemokrati e kaloi momentin me një buzëqeshje.
TIRANË- Fëmijët i janë bashkuar protestës së sotme në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë. Me pankarta në duar, fëmijët të shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit e tyre kanë dalë të protestojnë.
“Jonada zemër, pse nuk kthehesh me ne në Angli”, lexohet në një nga pankartat.
“Nuk do të kthehemi as ne, pa drejtësi për ty”, shkruhet në një pankartë.
"Nuk të vrau varja, por shteti," shkruhet në një tjetër pankartë.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Gjatë fjalës së tij, Meta për këtë tragjedi ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama si dhe Ministrat e tij. Ai po ashtu tha se ata duhet që të mblidhjen, në mënyrë që të marrë fund kjo situatë papërgjegjshmërie.
"Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon. Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre. Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës. Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme. Mjafton një dorëheqje e Edi Ramës dhe mendoj se çështja është më e thjeshtë, më mirë të kemi një dorëheqje se të kemi tre. Sepse edhe ata të tjerët, aty brenda janë. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, është e qartë. Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Rasha, se si u vra, si mund të vritet një të ri, që shkon e blen cigare. Se si fabrikuan lajmet se ishte me armë," tha Meta.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vendosur veten në vend të kryeminstrit Edi Rama duke u shprehur se po të kishte ndodhur vrasja në kohën e tij, do të kishte shkarkuar për 3 minuta ministrin e Brendshëm. Teksa gazetarët i krahasuan situatën me 21 janarin, Berisha tha se është komplet gjë tjetër pasi në atë kohë ishte një axhendë për të marrë pushtetin.
PJESË NGA BISEDA:
Berisha: Në vendin e zotit Rama nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e turizmit. Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi por unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Të garantoj se të dhëna paraprake kanë thënë se e kanë kthyer ministrat në detyrë atë. E vështirë që të reflektojë qeveria por i ftoj qytetarët të vazhdojnë protestën. Largimi i tij hap në drejtimin e duhur, sepse është ministri përgjegjës, ai sillet si çfarë mund ti thuash, a nuk ndodhi në maj Ilvi Meta në qelinë e Komisariatit të Kavajës. Ky tjetri firmos për të vjedhur 450 milionë dhe si ndodh asgjë, kurse Meta u akuzua për një derë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen, rasti i të riut në Durrës dhe vdiq se nuk kishte roje bregdetare.
A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm?
Berisha: Më thoni një rast kur ka ndodhur një gjë e tillë kur ishte Basha ministër.
Gazetarja: 21 janari.
Berisha: është krejtësisht tjetër, i solli Edi Rama për të marrë pushtetin me dhunë. Ishte tragjike por një demonstratë që kishte axhendë marrje pushteti. Kurse vogëlushja kishte ëndrrat më të bukura për Shqipërinë dhe Jonin. Ju po krahasoni gjëra të pakrahasueshme. Kishim të bënim për marrje me dhunë të pushtetit.
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Tiranë, për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë. Qytetarët kanë ndezur qirinj para Ministrisë së Brendshme.
Të pranishmit me qirinj kanë shkruar para Ministrisë së Brendshme "Joanda je në zemrat tona”.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, por edhe të kryepolicit Gledis Nano lidhur me vdekjen e 7-vjeçares në Himarë pak ditë më parë. Berisha tha se kërkesat e qytetarëve janë legjitime, por kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos i lejojë bashkëpunëtorët e tij që të mbajnë përgjegjësi lidhur me gabimet e tyre.
"Kjo është protestë e organizuar nga qytetarë për një kauzë të drejtë dhe të ndjeshme, e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë por jo qeveritarët. Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar. Kërkohet dorëheqja e ministreve, por kreu i tyre që mbron veten me ta, ai shmang përgjegjësitë nga vetja e tij. Rama i vendosur që të mos reflektojë dhe të mos dëshmojë minimunim e përgjegjësisë, vendosi të politizojë dhe të përdorë epitete për një njeri me çrregullime të rënda. Jo vampir, jo kështu e ashtu. Në një kohë kur mediat po shprehnin me të drejtë dhembshurinë dhe revoltën,"-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar protestuesëve që dolën për të ngritur zërin lidhur me tragjedinë që ndodhi në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje me skaf nga Arjan Tase. I shoqëruar nga zyrtarë të PD-së, si psh. Belind Këlliçi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Berisha iu bashkua turmës tek Ministria e Brendshme.
TIRANË- Qytetarët që kanë dalë në protestë ditën e sotme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia kanë bërë thirrje për dorëheqjen e përgiegjësve. Gjatë ditës së sotme, qytetarët me thirrjen "Dorëheqja ëshë drejtësi' kanë kërkuar largimin e Ministrit Bledi Çuçi.
Po ashtu ata u kanë kërkuar edhe policiëve që janë vendosur në kordon për të mos lejuar agravimin e ngjarjes,që të heqin kapelet dhe të bashkohen me protestuesit.
TIRANË- Tensione mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit tek Ministria e Brendshme. Qytetarët e pranishëm në protestë po përpiqen të zhvendosen nga pedonalja Murat Toptani përpara oborrit të Ministrisë së Brendshme. Kjo solli edhe përplasjen e policisë me protestuesit. Ndërsa pikërisht në ato momente, u njoftua se dhe kreu i Partisë së Lirisë po i drejtohet sheshit, për t'ju bashkuar protestuesëve.
TIRANË- Protesta te Ministria e Brendshme për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia ka agravuar mes qytetarëve dhe policisë. Teksa qytetarët kanë kërkuar që të zhvendosen te sheshi para Ministrisë, policët nuk e kanë lejuar këtë gjë, duke krijuar një kordon të trefishtë.
TIRANË- Pedagogia Ilirjana Kuçana la deklaruar se familja e Jonadës ishte në ditën e dytë të pushimeve në momentin që ndodhi tragjedia. Gjatë protestës së sotme, Koçana tha se polici Arjan Tase, të cilin e quajti kryebandit pasi vrau Jonadën erdhi sërish në det për të marrë familjen e tij dhe për ta shëtitur.
"E kam shumë të vështirë të flasë përpara jush sepse sot dhimbja e çdo shqiptari ka një peshë të rëndë. Të jesh familjare e Jonadës, nuk mund ta përshkruash. Pa e ditur ngjarjen që ishte mbesa ime. Por kur e mora vesh për mënyrën se si u vra, u trishtova shumë. Bledi dhe Ermirës i bie peshë mbi supe. I bëjmë thirrje Ramës dhe Çuçit që të mos i thellojnë më plagën. Sot nuk kam forcën për të shpjeguar se çfarë ndjej. Patjetër, pesha që na ka rënë është shumë e madhe. Dhimbja na ka kapliuar.
Bledi dhe Ermira duhet të bëhen të fortë sepse kanë për të rritur një djalë. Bledi ka ikur që 17 vjeç në emigrim. Djal model. Malli dhe atdhedashuria, e kthente Bledin çdo verë në shtëpi, dhe këtë verë kështu ndodhi. Ishte dita e dytë e pushimeve, ishte tragjedia. Nuk mund t’iu shpjegoj dot. Pas ii kanë thënë të largohet nga bregdeti, u kthye për të shëtitur familjen e tij me skaf. Ka xhiruar dhe ka kapur helika vajzën. Ne jemi në pritje të njerëzve. Jemi duke pritur dhe duke përcjellë njerëz. Pasi të mbarojmë, do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë, edhe pse nuk i besojmë shumë. Do i drejtohemi dhe ambasadës angleze, pasi Jonada ka nënshtetësi angleze. Të mos bëhet politikë me këtë çështje. Çdo shqiptar duhet të bashkohet këtu me ne”, tha Kuçana.
TIRANË- Një emigrant shqiptar është revoltuar në maksimum me tragjedinë e Himarës. Me një pankartë në duar për qeverinë, ai ka bërë thirrje për revoltë, madje në një moment ka grisur edhe foton e qeveritarëve që kishte në duar. E po ashtu, tregoi se kishte ardhur nga Italia për pushime por i kishte ndërprerë dhe kishte ardhur në Tiranë për të protestuar lidhur me ngjarjen tragjike.
"Ne vijmë nga Italia për pushime në Shqipëri, jemi të indinjuar. Ishim me pushime dhe erdhëm këtu. Të largohet sa më parë ky bandit. Të ikë sa më parë se na nxorri nga vendi ynë. Emigruam se nuk kishim vend në Shqipëri. Të çohemi të gjithë në këmbë. Kemi fëmijë dhe jemi të revoltuar në maksimum. Kam ndjerë 0 siguri. Vetëm paguaj lekë. Për 3 km që kam kaluar shpejtësinë kam paguar 240 mijë lekë,"-tha ai.
TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga protesta që qytetarët po mbajnë për vrasjen e 7-vjeçarës Jonada Avdia në Himarë. Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Jonadës.
"Shteti të vret", "Vampirë jepni dorëheqjen" dhe thirrje të tjera, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit Mirela Kumbaro si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Glenis Nano.
TIRANË- Pedagogia Ilirjana Kuçana ka marrë pjesë në protestën e sotme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila ishte edhe vajza e djalit të dajës së saj. Në një rrëfim për mediat e pranishme sot në protestë, Kuçana ka bërë me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk i ka mbajtur dot as lotët lidhur me ngjarjen e rëndë.
"Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Ai e kishte përdore, e skafi iu kthye sërish dhe ia copëtoi trupin me helika. Dhimbja na ka kapluar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci. është larguar 17 vjeç nga Shqipëria, ka krijuar një familje model. Malli e bënte të kthehej çdo verë,"-tha ajo ndër të tjera.
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase. I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.
Ndaj dhe ka vendosur që pasditen e sotme të mos jetë në zyrën e tij. Megjithatë ende deri më tani, nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Potam, ku e mitura u vra nga një efektiv policie.