8 Mars 2023, 12:50
Nga I.A
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Dy raste të të mosdeklarimit të të hollave në kufi janë sekuestruar sot në Gjirokastër. Mësohet se në çantën e 53-vjeçares me iniciale P. M. u gjetën 11 850 euro. Po ashtu u godit dhe një rast tjetër për mosdeklarim të të ardhurave, pasi u gjetën 12 050 euro.
Njoftimi i Policisë:
Goditen brenda pak orëve, 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 23 900 euro, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që nuk i deklaruan në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetases P. M., gjetën 11 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kjo shtetase nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 050 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. M., 53 vjeçe, banuese në Memaliaj dhe D. B., 45 vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
sekuestrohen 24 mijë euro
Aktualitet
8 Mars 2023, 12:23
A.B
Lavazhi
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Rus” të këti...
Aktualitet
8 Mars 2023, 12:08
A.B
Thika
SHKODËR- Artan Bobnaj është personi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme me thikë. Ky person, u qëllua me thikë b...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:55
A.B
Grate
TIRANË- Këto janë pamjet nga protesta e sotme e organizuar nga Lëvizja demokratike e gruas. Me pankarta në duar dhe me lule,...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:25
I.A
Shqiptaret
ANGLI- Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria që drejtohen në brigjet britanike është rritur në mënyrë...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:24
A.B
Policia
SHKODËR- Plagosje me thikë në lagjen 'Rus', në hyrje të tregut. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se ...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:08
I.A
Momenti i arrestimit
ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona jan&e...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:11
f.g
Fatmir Mediu
TIRANE- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:03
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Festën e '8 Marsit', Lidhja Demokratike e Gruas, zhvilloi një marshim në bulevardin “Dëshmorë...
Aktualitet
8 Mars 2023, 10:57
A.B
Policia
TIRANË- Ditën e djeshme, vdiq aksidentalisht në punë 32-vjeçari Ledjan Dervishi. Sot, Policia ka vënë në...
Aktualitet
8 Mars 2023, 10:28
I.A
Sheshi Nënë Tereza
8 Marsi përveç se është një ditë festë për të gjithë nënat dhe grat&e...