LIVE UPDATES
Aktualitet

Nuk i japin pensionin se i ka kaluar mosha, 114-vjeçarja: Nuk ngopem me jetë, bëj punët që më takojnë...

Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti. Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit.

27 Janar 2023, 12:44 Nga k.m.
Nuk i japin pensionin se i ka kaluar mosha, 114-vjeçarja: Nuk ngopem me
Qamile Marra

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha. Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë. Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin Janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh sepse e kanë bërë të vdekur. Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti. Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit.

Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm. Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën. Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

“Hymë në kooperativë. Çfarë punonin burrat punonim ne. Mirë kemi qenë, por edhe për të vuajtur shumë kemi vuajtur. Nuk kishe njeri në shtëpi. Për të ngrënë ishe 7-8. Kemi vuajtur. Çfarë ka shpia mor bir ndonjë lugë bylmet, çfarë do hash tjetër”, shprehet e moshuara.

114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

“Unë kam ardhur në moshën 17 vjeçe te burri. Gjeta 3 çupat këtu dhe kunatin e vogël, pa martuar këta. Plaka tha unë do vij me ty. Hajde thashë unë. Tek hanë këta fëmijët e mi hani dhe ju të dy burrë e grua thashë unë se kisha dhe vjehrrin atëherë. Unë me vjehrrin dhe me vjehrrën kam shkuar jashtë mase. Unë kam 50 vjet që kam ardhur tek kjo familja këtu. Nënë Qamilja ka pasur jetë të shëndetshme. Kurrë tek doktori nuk e kam çuar. Vetëm një herë kur i merret mendja që ka një dhimbje koke. Vetëm për atë është kuruar Qamilja.  Asnjë sëmundje nuk ka. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin, kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë nuk i fut në lavatriçe. I laj unë thotë”, shprehet nusja e 114-vjeçares.

Por çfarë bën gjithë ditën e moshuara?

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj. Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo.

Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë.  Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha ajo./tvklan.al

qamile marra

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet