LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk jam kriminel, jam informator”/ Rrëfehet anëtari i mafias shqiptare para gjykatës: 400 mijë dollarët i kisha për të ngritur kurth

Gjatë seancës për ngritjen e akuzës për veprën penale të “prodhimit, posedimit dhe trafikimit të mjeteve të destinuara për falsifikimin e monedhës”, që dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet, avokati Erick Mejía kërkoi që prokuroria të dëgjonte klientin e tij.

24 Shtator 2025, 21:20 Nga E. D
“Nuk jam kriminel, jam informator”/ Rrëfehet anëtari i
pamje nga arrestimi

Një biznesmen italo-kanadezi, i dyshuar si anëtar i mafies shqiptare, i arrestuar në një lagje të Samborondón më 17 shtator 2025, deklaroi se 400.000 dollarët falsë, që iu sekuestruan nga policia, do të përdoreshin në një hetim kundër narkotikëve, në të cilin ai merrte pjesë në cilësinë e një informatori.

Gjatë seancës për ngritjen e akuzës për veprën penale të “prodhimit, posedimit dhe trafikimit të mjeteve të destinuara për falsifikimin e monedhës”, që dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet, avokati Erick Mejía kërkoi që prokuroria të dëgjonte klientin e tij.

“Dua të kërkoj që t’i jepet fjala të mbrojturit tim, në mënyrë që të shpjegojë diçka jashtëzakonisht të rëndësishme, që mund të ndryshojë rrjedhën e gjithë kësaj historie,” kërkoi avokati, pasi kishte vënë në pikëpyetje faktin që arrestimi ishte kryer nga Dinased (Drejtoria Kombëtare e Krimeve kundër Jetës, Vrasjeve të Dhunshme dhe Zhdukjeve). Ai theksoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë lloj vrasjeje të dhunshme, zhdukje apo rrëmbim.

Siç raportojnë mediat e hauja, Pánfilo C., 52 vjeç, u arrestua gjatë një operacioni të Dinased, e cila bastisi banesën e tij në lagjen Aires del Batán, pasi kishte marrë informacion se aty banonte një i huaj që në pronën e tij mund të kishte objekte të paligjshme për kryerjen e veprave penale.

Gjatë kontrollit, agjentët e policisë ndaluan një roje sigurie dhe i gjetën një armë Glock 17, ndërsa brenda shtëpisë u gjet një kuti me fishekë ‘pun2’, një kalibër i pazakontë në vend, dy telefona celularë dhe kartëmonedha false prej 100, 50 dhe 20 dollarësh që arrinin një total prej 400.000 USD, si dhe pasaporta të Italisë, Kanadasë dhe Ekuadorit.

“Shtetasit Pánfilo C. u kërkua të justifikonte origjinën e provave të mësipërme, por ai nuk arriti të shpjegonte arsyen pse të gjitha këto objekte ndodheshin në banesën e tij,” thuhet në raportin policor.

Në të njëjtën seancë, avokati i tij kërkoi që gjykatësja Andrea Ordóñez të mos urdhëronte paraburgimin, por të vendoste përdorimin e një byzylyku elektronik si masë më të butë sigurie. Ai argumentoi se pasaportat i përkisnin shtetasve të ndryshëm, se nuk kishte rrezik arratisjeje dhe se mungesa e byzylykëve nuk mund të jetë përgjegjësi e klientit të tij.

Mbërritja në Ekuador dhe rrëmbimi i vitit 2023

I njohur në qarqet shoqërore të Guajakilit si “Benny”, Pánfilo u bë i famshëm për lidhjet e tij sentimentale me figura femërore të televizionit ekuadorian. Ai mbërriti në Ekuador në vitin 2020, pak para pandemisë, dhe më pas hapi një restorant italian në veri të qytetit. Në 2023, ai u rrëmbye dhe pesë ditë më vonë, gjatë një konference për shtyp, deklaroi se rrëmbyesit e kishin kërcënuar me tortura, por e liruan pas pagesës së një pjese të shpërblimit.

“Më pas u detyrova të mbyllja lokalin për shkak të kriminalitetit në këtë vend,” tha ai.

Në seancën e 18 shtatorit 2025, avokati i tij deklaroi se Pánfilo është i regjistruar në Njësinë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (ULCO) dhe punon si informator. Ai shtoi se kartëmonedhat false ishin pjesë e një hetimi në të cilin ai po bashkëpunonte. Pas mbylljes së restorantit, Pánfilo iu përkushtua eksportit të bananes në Evropë. Një ditë, gjatë ngarkimit të produktit, vuri re diçka të dyshimtë dhe njoftoi Policinë Kombëtare. Po atë natë mbërriti UNASE dhe një grup policësh nga ULCO, të cilëve ua dorëzoi informacionin.

“Unë nuk jam kriminel”

Që atëherë, ai ka vazhduar të bashkëpunojë me policinë, duke dhënë informacione që kanë çuar në arrestimin e kriminelëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Natën e operacionit të 17 shtatorit, Pánfilo ose “Benny” tha se kishte marrë një telefonatë:

“Kam regjistrimin në telefon dhe ia dërgova grupit të ULCO-s. Ata e dinin që do të takoja dikë atë ditë. Kartëmonedhat false i përdornim si kurth për t’i nxjerrë trafikantët dhe për t’i arrestuar gjatë dorëzimit. Kjo është e vërteta,” tha ai. 

Para prokurorisë, ai theksoi se është duke ndihmuar në luftën kundër kriminalitetit dhe për këtë arsye ka marrë kërcënime të shumta. Pothuajse nuk dal nga shtëpia, por vazhdoj të bashkëpunoj sepse kam shumë informacion.  Megjithatë, regjistrat gjyqësorë tregojnë se ndaj tij ka dhjetëra procese për borxhe, si dhe kallëzime për mashtrim, frikësim, vjedhje dhe shpërdorim besimi.

Avokati i tij e përdori statusin e informatorit për të kërkuar që të shmanget paraburgimi, duke thënë se ai ka frikë për jetën. “24 orë nuk janë të mjaftueshme për të mbledhur informacion kaq të vlefshëm si ai që ka ULCO.”

Vendimi i gjykatëses

Megjithatë, gjykatësja Andrea Ordóñez nga Njësia Gjyqësore Multikompetente e Samborondón urdhëroi paraburgimin, duke deklaruar se nuk janë paraqitur prova që vërtetojnë statusin e tij si informator.

“Nuk është paraqitur asnjë dokumentacion që të vërtetojë ose të lejojë të hamendësohet se i pandehuri është informator. Ajo që kam deri më tani është ajo që ka deklaruar mbrojtja, e cila është zotuar ta justifikojë këtë gjatë zhvillimit të hetimit prokurorial”, tha gjykatësja. 

Gjykatësja caktoi për 7 tetor seancën e gjykimit dhe urdhëroi që Pánfilo C. të transferohet në burgun e Litoralit, duke kërkuar që aty të garantohet integriteti fizik, psikologjik dhe moral i tij, duke marrë parasysh pretendimet për një kërcënim të mundshëm ndaj jetës së tij.


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet