LIVE UPDATES
Politike

"Nuk ka lidhje me projektbuxhetin!" Shehaj pyet në Kuvend Malajn për prokurorin e shkarkuar nga vetingu në krye të hetimit tatimor, ministri anashkalon përgjigjen

Shehaj pyeti ministrin se si mund të vendoset në krye të hetimit tatimor një person që ka pasur probleme me evazionin dhe për më tepër i shkarkuar nga vettingu, por ministri Malaj refuzoi të përgjigjet.

18 Nëntor 2024, 15:19 Nga M.B
"Nuk ka lidhje me projektbuxhetin!" Shehaj pyet në Kuvend Malajn
Agron Shehaj

TIRANA- Deputeti Agron Shehaj pyeti ministrin e Financave Petrit Malaj në Kuvend mbi emërimin në krye të hetimit tatimor të Anton Martinit, një ish prokuror i shkarkuar nga vetingut për problem të pasurisë dhe evazionit. Shehaj pyeti ministrin se si mund të vendoset në krye të hetimit tatimor një person që ka pasur probleme me evazionin dhe për më tepër i shkarkuar nga vettingu, por ministri Malaj refuzoi të përgjigjet.

“Zoti ministër, një nga problemet e buxhetit janë dhe të ardhurat dhe siç ka thënë edhe kryeminstri kohët e fundit duke justifikuar mosrritjen e pensioneve është problem tha kryeministri evazioni fiskal. Tani pyetja ime është: Ju duket e arsyeshme z. Minstër që të vendosni në krye të hetimit tatimor një ish prokuror të shkarkuar nga vetting-u sepse kishte probleme me pasurinë dhe rrjedhimisht kishte probleme që lidhen me evazionin fiskal?”, pyeti Shehaj.

“Pyetja e parë nuk ka lidhje me projektbuxhetin kështu që është totalisht irrelevante”, tha Malaj duke refuzuar, të japë përgjigje.

Shehaj pyeti ministrin e Financave edhe për mungesën e ilaçeve në spitalet publike, arsyet pse paguhet TVSH-ja tek koncensionarët e shëndetësisë si dhe për për normën e lartë të garantimit të koncensionarit të rrugës Thumanë-Kashar.

“Pyetja e dytë është: Ju sapo thatë që ju merreni me alokimin e fondeve dhe kërkesat për nevojë ju vijnë nga ministrat. Kam një pyetje: Përsa i takon mungesës së ilaçeve në spitalet shtetërore z.Ministër, ju ka ardhur ndonjë këreksë nga Ministria e Shëndetësisë për rritjen e fondit dhe a i keni dhënë zgjidhje këtij problem z. Ministër me të cilin përballen shumë qytetarë në Shqipëri?

Pyetja tjetër ka të bëjë më të njëjtën pyetje që ju bëra edhe në komision po aty nuk e patë të arsyeshme të përgjigjeshit, në lidhje me financimin e rrugës Thumanë- Kasharë z. Ministër. Ju në komision më thatë që shteti shqiptar ka një kosto financimi që është rreth 3.13% në euro nëse nuk gaboj. Ndërkohë që rruga Thumanë- Kasharë një investim prej pothuajse 220 milionë euro dhe duke pasur parasysh të ardhurat që do i garantohen koncesionarit që janë çdo vit pothuajse 25 milionë euro, pse keni zgjedhur z. Ministër të financoni këtë investim nëpërmjet PPP-ve që kanë një kosto për shtetin ose për qytetarët me një normë interesi mbi 10% ose një normë fitimi nga ana e koncesionarit mbi 10%, ndërkohë që ju shumë mirë mund të financoheni me 1 të tretën. Ju kështu veproni edhe për investimet private z.Ministër?

Kur bëni një investim, kërkoni të gjeni normën e interesit më të ulët besoj apo jo? Nuk merrni atë që ju kushton 3 fishin. Z. Minstër, ju kur shkoni në klinika private apo te mjeku, nuk e paguani TVSH-në për shërbimet shëndetësore. Pse paguani TVSH-në z. Ministër për koncesionet, për PPP-të në shëndetësi pavarësisht faktit që ligji nuk ju detyron ta paguani TVSH-në. Pse për veten tuaj nuk e paguani TVSH-në, kurse kur vjen puna për të paguar PPP-të me buxhetin e shtetit e paguani atë?”, pyeti Shehaj.

“Çështja e dytë përsa i përket Thumanë- Kasharë është një segment i cili është me financim privat dhe nuk ka fare efekte në buxhetin e shtetit. Kshuqë norma e interest që ti i referohesh është totalisht po përsëri irrelevamte. Përsa i përket shëndetësisë dhe rimbursimit të ilaçeve në buxhetin e vitit 2025 kemi rritur vlerën e fondit të rimbursimit të ilaçeve nga 12 miliardë lekë në 12.6 miliardë lekë”,  u përgjigj Malaj

Shehaj e cilësoi të papranueshme që ministri refuzon të përgjigjet në Kuvend.

“Është totalisht e pakuptimtë të bëjmë pyetje dhe mos të marrim asnjë përgjigje. Unë bëra 4 pyetje në fakt dhe as nuk u përgjigj fare, nuk mori as mundimin ti përgjigjej. Praktikisht nuk tha asgjë. Tani kuptohet që është e drejtë e tij, unë nuk e detyroj dot, nëse sdo të flasë nuk do të flasë! Sepse mesa duket ministri i konsideron paratë e veta. Nuk do të japi përgjigje të thotë “Pse paguhet TVSH-ja për PPP-të në shëndetësi z. Ministër? Bëra një pyetje shumë të thjeshtë. Është alokim fondesh ky apo jo? Pse nuk jepni përgjigje z. Minstër? Pse paguani TVSH-në për PPP-të kur ligji nuk e parashikon? Paratë që përdorni për TVSH-në, nuk janë alokim fondesh?”, tha Shehaj.

agron shehaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet