7 Korrik 2026, 20:31
Nga E.d
Sazan Guri
TIRANË- Aktivisti Sazan Guri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që tërhiqen. Sipas tij, nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë.
Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qytetarët e kanë rrethuar kryeministrin Rama demokratikisht dhe moralisht. Ai tha së rrethimi i tretë është rrethimi fizik, ndërsa shtoi se duhet rrethuar parlamenti që ata të mos marrin vendime për kauzat e qytetarëve.
“Ky vend që ka mbërritur në këtë ditë, ku përballë nesh ndodhet vetëm një anije, do iki ose ky që as në emër nuk e meriton t’i thërrasësh ose ne! Ne qytetarë shqiptarë që nuk duam të shqetësohemi se në dukje jemi në shesh 2, 3, 5 apo 10% e popullit.
Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t’i mundim ata avash avash, me moral.
Do t’i bëjmë ata që te zhvishen, të mos kenë sy e faqe të dalin para popullit shqiptar, aq më tepër një kryeministër që ka zhbërë pronat e ligjshme me kushtetutë dhe në vitin 2015 me një ligj investimi strategjik ai vendosi të vjedhë këtë popull. Mos vallë ne dalim për të mbrojtur vetëm flamingot? Më tepër se kaq!
Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht. Rrethimi i tretë për mua është rrethimi fizik! Të rrethohet parlamenti dhe kryeministri që ata të mos marrin vendime për kauzat tona!” tha ai./Dosja.al
sazan guri
Aktualitet
7 Korrik 2026, 20:20
E.d
Pamje
TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi tha se kryeministri Rama ka dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit s...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:55
D.S
pamje nga marshimi
TIRANË- Në ditën e 38-të të revoltës qytetare, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kr...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:42
E.d
Qytetari
TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se e kanë pushuar nga puna, vetëm se nuk siguroi 5 vota nga diaspora....
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:35
D.S
pankarta
TIRANË- Një ndër mesazhet më të drejtpërdrejta të protestuesve sot në nisje të protestës ës...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:32
E.d
Qytetari
TIRANË- Një i moshuar tha se 4 mln euro që qeveria ka dhënë për koncertin e Kanye West, duhet që t'ua...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:15
E.d
Qytetari
TIRANË- Një qytetar tha se i kërkon falje fëmijëve të tij, që nuk i ndaluan në kohë qeveritarët ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 19:02
D.S
\
pamje nga sheshi skenderbej
TIRANË- Dita e 38-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Sk&eum...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 18:55
D.S
Hasan Ferracaku
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të ndryshojë masën e siguris&...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 16:48
d.a
TIRANË- Aleks Pepaj, i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 16:34
D.S
KOSOVË- Gjithçka filloi me një diskutim brenda stafit në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.
Në muajt e par&e...