LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk kam pasur dijeni për operacionin"/ Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb! Po analizohet pse s’u kërkuan forca shtesë

Lidhur me operacionin, Hita konfirmoi se gjashtë efektivët ishin të pajisur me jelek antiplumb, por s’ka mjaftuar që t’i sigurojë mbrojtje të plotë Mekollit.

4 Qershor 2026, 16:19 Nga E. D

 

"Nuk kam pasur dijeni për operacionin"/ Vrasja e efektivit
Skënder Hita

TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka deklaruar se kanë nisur një hetim për procedurat standarte për punën që është kryer për kapjen e autorit Violand Braçellari që vrau sot një efektiv policie dhe plagosi një tjetër.  Në një konferencë për mediat, Hita tha se Policia e Korçës nuk ka kërkuar ndihmë për forcat RENEA dhe se ai vetë nuk ka qenë në dijeni të operacionit. Lidhur me operacionin, Hita konfirmoi se gjashtë efektivët ishin të pajisur me jelek antiplumb, por s’ka mjaftuar që t’i sigurojë mbrojtje të plotë Mekollit.

" Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në Malin Bode, në Maliq, ku gjatë një operacioni policor, humbi jetën, në krye të detyrës, një punonjës policie dhe mbeti i plagosur një punonjës tjetër policie, nga sulmi me armë i një shtetasi të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore. Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e punonjësit shembullor, Enea Mekolli, i cili heroikisht, humbi jetën, dhe për t’i shprehur familjes së Inspektor Edison Adrit, që mbeti i plagosur gjatë operacionit, mbështetjen time dhe të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, për t’i uruar Inspektorit, shërim sa më të shpejtë.

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në Malin Bode, Bashkia Maliq, për kapjen e këtij shtetasi. Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar stanin ku dyshohej se fshihej shtetasi në kërkim, konkretisht Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit, të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë, dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, Inspektor Enea Mekolli, 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur, punonjësi i Policisë, Inspektor Edison Adri, 36 vjeç, të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë. Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, gjatë viteve të fundit, ishin organizuar disa operacione policore, nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, me përfshirjen dhe të forcave speciale, por nuk kishin mundur të realizonin kapjen e tij. Në lidhje me këtë ngjarje shumë të rëndë, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur një hetim mbi zbatimin e procedurave standarde të punës për kapjen e shtetasit në kërkim, dhe pse Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nuk ka kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të vënë në dispozicion Forcat Kombëtare të Sigurisë ose Repartin Special RENEA për të mundësuar kapjen e këtij personi.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën, në krye të detyrës, një punonjës policie, dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës policie. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së kolegut tonë Enea Mekolli, dhe i uroj shërim sa më të shpejtë, kolegut Edison Adri.

Akti heroik i sotëm përbën motivimin më të lartë për punonjësit e Policisë, për ta vijuar të palëkundur misionin e tyre, si dhe përbën apelin më të fortë për qytetarët për t’i mbështetur dhe vlerësuar më shumë punonjësit e Policisë, sepse janë ata që për sigurinë e qytetareve, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, edhe më të shtrenjtën dhe më sublimen, jetën, ndërsa për ata që guxojnë të sulmojë punonjësit e Policisë, mesazhi i vetëm është përgjigjja e merituar sipas ligjit. I garantoj qytetarët, se asnjë ngjarje, sado e rëndë dhe me pasoja, qoftë dhe për jetën e pjesëtarëve të radhëve tona, nuk do ta përkulë kurrë uniformën e Policisë së Shtetit, para krimit. Gjaku i Eneas, gjaku i Dëshmorëve të Policisë, nuk do të harrohet kurrë," tha Hita./Dosja.al

skënder hita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj