LIVE UPDATES
Aktualitet

Nusja ia lë fajin vjehrrës: E mbolli hashashin për sherebelë. E moshuara: Jo, doja speca e domate

Sipas deponimit së nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, madje ai as që ndodhej fare në Shqipëri dhe fajtore për parcelën me hashash ishte e vjehrra.

28 Qershor 2022, 12:29 Nga k.m.

 

Nusja ia lë fajin vjehrrës: E mbolli hashashin për
Foto ilustruese

 

Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e saj që kishte mbjellë drogë duke ia hedhur përgjegjësinë vjehrrës, një gruaje të moshuar. Sipas deponimit së nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, madje ai as që ndodhej fare në Shqipëri dhe fajtore për parcelën me hashash ishte e vjehrra. Por kjo e fundit nga ana e saj, ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se farën e kishte blerë në treg për speca e domate.

Sipas burimeve të sigurta pranë policisë së Lezhës parcela me kanabis u kosntatua në zonën e Fushë Milotit, brenda rrethimit të banesës së shtetasit E.H. Gjithsej u numëruan 320 bimë të dyshuara si bimë cannabis sativa. Policia i tha Gazetës “Si” se në kësto kushte u krye asgjësimi i rrënjëve dhe u tërhoqën për ekzaminime të mëtejshme vetëm pesë rrënjë të dyshuara bimë narkotike”. Në vazhdën e marrjes në pyetje të të dyshuarit kryesor, një 45-vjeçar me arsim të lartë, policia thotë se nuk u mjaftua vetëm me versionin e tij por edhe të të afërmve.

45-vjeçari E.H. këmbëngul - sipas dosjes që iu tregua Gazetës “Si” - se nuk gjendej në Shqipëri, në kohën kur mendohet të jetë mbjellë droga dhe për këtë i sygjeroi policisë të këqyrë sistemin TIMS, i cili më pas vërtetoi se nga data 1 prill deri në 1 maj (data mes të cilave ai pretendon se është kultivuar droga) nuk gjendej brenda vendit.

Megjithatë policia thotë se mosha e hashashit është në fakt disa javë përpara se ai të largohej nga vendi. Pra - përmend një burim i Gazetës “Si” - farat janë kultivuar më herët se sa data 1 prill pasi lartësia e hashashit ka qenë 0.5 deri në 0.8 metër. Por versionin më të çuditshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij.

“Vjehrra ime duhet ta ketë bërë doemos, pasi vuan nga humbja e kujtesës dhe nga depresioni. Mbaj mend se në datën 10 prill vjehërra ime iku për të blerë sherebelë në Tregun e Milotit dhe se si e ku i bleu, nuk kam dijeni se lëviza një javë tek ime më. Kur u ktheva vjehërra më tha e shqetësuar: “Nuse bimët se si janë, nuk më duken njëlloj në pamje si vitet e kaluara”. Pastaj të dyja, bashkë me vjehërrën jemi përpjekur të gjejmë tregëtarët që ia kishin shitur “farën e sherebelës” por nuk e gjetëm dot”, është shprehur nusja.

Policia - siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si” - ka marrë në pyetje edhe të moshuarën , pra nënën e E.H. “Jam 78 vjeçe dhe bimët i mbolla afër muajit prill. Mbaj mend që i bleva si fara sherebele te një tregëtar nga Shkodra. Isha në Tregun e Milotit për këtë gjë. Më pas tek i njëjti tregtar shkova dhe i kërkova fara për speca dhe domate që t’i mbillja në fidanishte. Madje ai më tha: “Merri këto fara se ke për t’ia parë hajrin”, thotë e moshuara në dosjen e policisë.

Ajo këmbëngul se i mbolli për domate dhe speca në oborrin e shtëpisë së saj dhe se as nusja dhe as i biri nuk ishin përfshirë dhe as që e ndihmonin për punët e bujqësisë. Bëhet me dije se këto deklarime janë kontradiktore midis dy grave. Polcia thotë se nusja përmend që vjehërra mbolli sherebelë, kurse e moshuara këmbëngul se mbolli speca e domate.

“Ne do të presim aktin e pakundërshtueshëm të policisë kriminalistike - theksoi një burim policor - për të konfirmuar ashtu siç mendojmë ne, në mënyrë shkencore se droga u mboll nga i zoti i shtëpisë përpara se ai të udhëtonte jashtë vendit”./ Marrë nga GazetaSi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën