21 Tetor 2022, 10:35
Nga A.B
Gezim Sallaku
ITALI- Guarda di Finanza e Bescias, ka kryer sekuestrimin e gjashtë milionë eurove, pasuri e paluajtshme të shqiptarit, Gëzim Sallakut. Mediat italiane raportojnë se masa e urdhëruar nga gjykata është marrë ndaj ish-pronarit të futbollit Darfo, sipërmarrës me origjinë shqiptare i konsideruar “me rrezik të kualifikuar, me banim në provincën e Brescias dhe me precedentë të ndryshëm penalë”, sqaron Fiamme Gialle.
Po ashtu, është marrë masa e parandalimit dhe e mbikëqyrjes së veçantë të sigurisë publike me detyrim qëndrimi në komunën e vendbanimit. Sekuestrimi u urdhërua pas hetimeve të natyrës ekonomike, pronësore dhe të të ardhurave, të cilat zbuluan një disproporcion të konsiderueshëm midis standardit të jetesës së Sallakut dhe të ardhurave të deklaruara nga i njëjti në organet tatimore.
Vila në Sale Marasino dhe gjithashtu hoteli Villa Kinzica që i atribuohet Sallakut përfunduan nën sekuestrim. Në lokalin i cili ndodhet përballë banesës së shqiptarit, po ushtrohen kontrolle pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me veprimtarinë e Sallakut.
SI NISËN KONTROLLET DHE NDALIMI I BIZNESMENIT SHQIPTARË?
Biznesmeni 48-vjeçar shqiptar ka qenë disa herë në qendër të mediave italiane pasi është arrestuar dhe gjykuar për raste të ndryshme. Para togave të zeza, Sallaku ka dalë për shtitje të makinave të vjedhura; evazion fiskal por edhe armë pa leje e trafik droge.
Në vitin 2018 ai u prangos së bashku me vëllezërit e tij, pasi akuzoheshin për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, megjithatë biznesmeni dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan. Pas hekurave të qelisë ndodhet ende vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.
gezim sallaku
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:35
A.B
Indrit Ndoj
KRUJË- Vrasja e Indrit Ndojit mund të jetë kryer në një zonë tjetër, jo në Fushë Krujë. K&eum...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:36
I.A
Sandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se dekanatet do të ...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:31
I.A
TIRANË- Protesta e pedgogëve ka nisur ditën e sotme para Universitetit Politeknik të Tiranës. Kreu i Sindikatës së Ped...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:25
I.A
Kanabis
ANGLI- Një emigrant ilegal është burgosur dhe më pas do të deportohet në Shqipëri pasi u dënua për nj&...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 10:02
A.B
Vendi i ngjarjes
KRUJË- Familjarët e Indrit Ndojit kanë deklaruar për mediat se dyshojnë që krimi të jetë kryer n&e...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 09:59
I.A
Faruk Fatih Ozer
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj turkut Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet për mashtrim me anë të kriptomonedhave &eu...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 09:50
A.B
Posteri i protestes
TIRANË- Sot protestohet përballë Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit. Kryetari i Partis&eum...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 09:48
A.B
Lear Kurti
TIRANË- Familja e Lear Kurtit ka hapur dyert e mortit pasi 32-vjeçari humbi jetën në mënyrë tragjike brenda...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 09:45
I.A
Lear Kurti
TIRANË- Përgjigja e mjekësisë ligjore në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit është bërë publike di...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 09:33
A.B
Indrit Ndoj
KRUJË- Personi në foto është 34-vjeçari i vrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë. Trupi i Indr...