Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratë thuhet se janë pikasur disa persona që po blinin vota, por në pranga është vënë Beleri dhe një tjetër person, Pano Kokoveshi
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me arrestimn e kandidatit të koalicionit 'Bashkë Firojmë' në Himarë, Alfred Beleri. Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Aurel Zarka deklaroi se hetimet kanë nisur që në datë 8 maj, pas një kallëzimi të depozituar në Prokurori. Sipas Zarkës, operacioni i koduar 'Matrix' është realizuar pas marrjes së informacioneve dhe mbledhjes së provave me metoda speciale. Sipas Prokurorisë janë sekuestruar dhe 40 mijë lekë të reja. Në deklaratë thuhet se janë pikasur disa persona që po blinin vota, por në pranga është vënë Beleri dhe një tjetër person, Pano Kokoveshi.
Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë z. Aurel Zarka, në deklaratë për shtyp, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë:
Përshëndetje, Më datë 08.05.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar procedimin penal nr. 489, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Nga aktet e administruara deri më tani në funksion të hetimit për këtë procedim penal, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, informacione në lidhje me disa shtetas të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të shit-blerjes së votës, për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, në qytetin e Himarës dhe në fshatrat që janë pjesë e bashkisë Himarë, duke iu ofruar qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurues. Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e prokurorit është autorizuar kryerja e një sërë veprimesh procedurale në terren, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, me qëllim konstatimin e faktit penal për të cilin është regjistruar ky procedim penal.
Pas kryerjes së një sërë veprimesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në faktet e mbledhura gjatë hetimit dhe në provat e siguruara në dinamikë, me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Matrix", është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve: Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj. Hetimet vazhdojnë.
Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al
Qytetari i dhunuar MIRDITË- Plas sherri në Mirditë! Një qytetar është dhunuar në mënyrë makabre në Mirdit...
foto ilustruese SHQIPERI- OSBE ka apeluar ndaj qytetarëve që në 14 Maj të shkojnë të votojnë, që zëri i tyre ...
foto nga aksidenti MALIQ- Një aksident ka ndodhur gjatë mesditës në Maliq, ku një autobus është përplasur me nj&eu...
Fredi Beleri TIRANË- Ambasadorja e Greqisë në vend Konstantina Kamitsi ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-...
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, jan&...
foto ilustruese TIRANË- Policia Tiranë ka arrestuar në flagrancë personin me inicialet E. G., 30-vjeç, pasi akuzohet për k...
Komisioni TIRANË- Komisoni i Pavaruar i Kualifikimit të premten ka shkarkuar nga detyra dy magjistratë. Bëhet fjalë për proku...
gruaja qe deshmoi HIMARE- Një qytetare ka dëshmuar kundër kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Hi...
Fredi Beleri TIRANË- Avokati i kandidatit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Himarë Fredi Beleri, i cili u shoqërua...
Qytetari VLORË- Qytetarët e Himarës dhe Dhërmiut deklarojnë se janë kontaktuar për të marrë lekë n&e...