LIVE UPDATES
Aktualitet

'Metamorfoza'/ GJKKO lë në arrest me burg 6 të arrestuarit, avokati i Pëllumb Gjokës: S’keni parë gjë akoma

Mësohet se GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Xhevahir Lita, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivin Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilalin dhe Edmond Prekën.

31 Gusht 2023, 10:18 Nga I.A
'Metamorfoza'/ GJKKO lë në arrest me burg 6 të
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar në operacionin 'Metamorfoza'. Mësohet se GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Xhevahir Lita, ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivin Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilalin dhe Edmond Prekën.

Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 31.08.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim P.Gj., Xh.L., E.P., A.H., O.B., ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin P.Gj.

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin Xh.L.

– Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin A.H.

– Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin E.P.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari O.B. dhe mbrojtësi i tij, ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani tha se drejtësia nuk po ushtron një standart të drejtë. Ai u shpreh se drejtësia duhet të vijojë hetimet, por nuk ka përse të mbajë në burg klientin e tij, ndërsa shtoi se “nuk është parë asgjë akoma” nga drejtësia.

“Drejtësia nëse do të hetojë le të hetojë, mbajtja nδ burg gjatë hetimit nuk është standart. Me këtë standart nuk keni parë gjë akoma. Nuk ka prova. Nuk bëj dot teori konspiracioni, nuk i ushqej dot konspiracionistët me teori. Atë që nuk keni parë akoma është standarti i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Për shkak të këtij standarti shprehja e shokut Enver të gjithë në ushtri, do bëhet të gjithë në burg”, u shpreh ai.

Ç'ndodhi gjatë aksionit?

6 janë të arrestuarit në operacionin e SPAK të quajtur “Metamorfoza” mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

adrit hasanbegaj xhevahir lita pëllumb gjoka oltion bistri asmer bilali edmond preka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj