LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni shqiptaro-italian/ SPAK: Skemë mashtrimi mjaft komplekse, italianët investonin shifra shumë të vogla të cilat çonin në fitime stratosferike

Bëhet fjalë për anëtarë me role dhe detyra të veçanta, pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me mashtrimin financiar të shitjeve online.

27 Korrik 2023, 11:30 Nga DOSJA
Operacioni shqiptaro-italian/ SPAK: Skemë mashtrimi mjaft komplekse,
SPAK

TIRANE- SPAK ka përcjellë detaje në lidhje me operacionin shqiptaro-italian, ku një grup i strukturuar mashtronte dhe u merrte para qytetarëve italianë. Në vijim të operacionit “Dream Earnings”, të datës 25 Tetor 2022, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 14 masave të tjera te sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, të shtetasve shqiptarë. 

Bëhet fjalë për anëtarë me role dhe detyra të veçanta, pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me mashtrimin financiar të shitjeve online. Gjatë hetimeve janë administruar nga Prokuroria e Posaçme në total 140 kallëzime të kryera nga palët e dëmtuara në Itali, të cilët janë mashtruar nga grupi kriminal për një shumë totale prej afërsisht 4.700.000 euro. Hetimet kanë nisur si pasojë e një denoncimi të kryer në Policinë Postare në Pordenone. Verifikimet e mëtejshme kanë nxjerrë një skemë mashtrimi, ku viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra shumë të vogla, të cilat në dukje çonin në fitime stratosferike.

Njoftimi 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës Italiane në Pordenone, në vazhdim të operacionit “Dream Earnings”, të datës 25 Tetor 2022, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, kemi bërë të mundur nxjerrjen e katërmbëdhjetë masave të tjera te sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, të shtetasve shqiptarë, të cilët janë anëtarë me role dhe detyra të veçanta, pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me mashtrimin financiar të shitjeve online.

Masat e sigurisë të ekzekutuara ditën e djeshme nga Drejtoria e Vendore të Policisë së Tiranë, Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit në prezencë dhe  të Hetuesve te Skuadrës Levizese, Pordenone dhe të Qendrës Operacionale për Sigurinë Kibernetike – Policia Postare dhe e Komunikacionit në Friuli Venezia Giulia në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Policor – Zyra e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, (UCI), janë rezultat i veprimeve hetimore të zhvilluara pas kontrolleve  dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike të kryera në 25 tetor të vitit të kaluar pranë Call center-it me vendndodhje ne Tiranë ne Rrugën “Dritan Hoxha” – Kompleksi “Karavan U2” – kati nr. 2, të kryera në bashkëpunim me Njësinë C te Krimit Kibernetik të Drejtorisë së Përgjthshme të Policisë Shqiptare.

Gjatë hetimeve janë administruar nga Prokuroria e Posaçme në total 140 kallzime të kryera nga palët e dëmtuara ne Itali, të cilët janë mashtruar nga grupi kriminal për një shumë totale prej afërsisht 4.700.000 euro.

Hetimet kanë nisur si pasojë e një denoncimi të kryer në Policinë Postare në Pordenone. Verifikimet e mëtejshme kanë nxjerrë në dritë një skemë mashtrimi mjaft komplekse, sipas së cilës viktimat, kontaktoheshin nëpërmjet telefonit dhe bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra shumë të vogla të cilat në dukje çonin në fitime stratosferike. Disa viktima në fakt, shihnin se si trefishohej investimi i tyre në pak ditë, duke i parë fitimet nëpërmjet platformave të fallsifikuara dhe të konfiguruara enkas për to nga organizata kriminale me qëllimin për ta bërë sa më të besueshëm fitimin.

Gjatë kryerjes së më shumë se një numri mjaft të madhe përgjimesh në Itali dhe Shqipëri, ka rezultuar se mashtruesit ishin mjaft të aftë në përdorimin e teknikave reale bindëse aq sa kishin arritur të bindnin qytetarët e pafajshëm të investonin gjatë kësaj kohe qindra mijëra euro në llogari rrjedhëse jashtë shtetit.

Në çdo transferim në hyrje rezultonte dhënia e një sasie BitCoin në favor të një Portofoli të panjohur duke humbur në këtë mënyrë gjurmët e parave.

Grupi i strukturuar kishte ngritur një call center të vërtetë, me role të ndryshme në brendësinë të tij: në fakt, kishte operatorë, të cilët merreshin me kontaktet e para me klientët duke verifikuar mundësinë e tyre për investim si dhe kishte “konsulentë” të vërtetë të cilët i ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimeve me më shumë përfitim për ta.

Masat e sigurimit të nxjerra si rezultat i analizës të të gjitha provave të marra nga përgjimet në Itali dhe Shqipëri, nga analiza e pajisjeve elektronike të sekuestruara, nga vëzhgimet dhe verifikimet e bëra para dhe pas goditjes të datës 25 tetor të vitit 2022, kanë të bëjnë me personat të cilët kanë rol deciziv në kuadër të mashtrimeve të kryera, pasi këta shtetas janë drejtues faktikë të call centerit, drejtues të grupeve të operatorëve, IT dhe konsulentë të shitjeve, (Retention).

Hetimet vazhdojnë, për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Analiza e llogarive rrjedhëse, e kryer nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve që kanë perfshirë disa Shtete anëtare të Bashkimit Europian ndër to Qipro, Lituania, Estonia, Hollanda dhe Gjermania kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave, në pjesën më të madhe të rasteve, shndërrohej në kriptovalutë të lidhura me llogari të huaja të pagjurmueshme.

Nga analiza e kryer rezulton se grupi funksiononte sipas skemave shumë të sakta: operatorët e ndryshëm të call center, të cilët merrnin një pagë mujore dhe merrnin bonus sa herë që përmbyllnin një investim, të ndarë sipas grupeve. Në krye të secilit grup ishte një drejtues i cili përveç se merrte një përqindje për investimet e realizuara, merrte edhe një bonus për mashtrimet e kryera nga operatorët e grupit të tij. Çdo drejtues nga ana tjetër i përgjigjej një administratori i quajtur supervizor, i cili përveç se merrte pagesën mujore më të lartë, merrte dhe përfitime të rëndësishme nga mashtrimet e realizuara nga të gjithë pjestarët e grupit kriminal.

Përveç kësaj ishin parashikuar edhe sanksione dhe dënime për ata që nuk do të arrinin të përmbyllnin kontrata.

Bëhet fjalë për një sistem që i bënte operatorët “të mos kishin besim” tek njëri-tjetri dhe të ishin në garë se kush ishte më i zoti për të përmbyllur kontrata dhe për të sjellë fitime; e gjitha kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm, viktima të kësaj gare absurde.

Verifikimet hetimore kanë bere te mundur gjithashtu përcaktimin dhe identifikimin e teknikëve përgjegjës të grupit te strukturuar të cilët administronin jo vetëm të gjithë infrastrukturën informatike të call center-it të ngritur, por dhe kujdeseshin për të fshehur dhe penguar hetimet ndaj tyre dhe identifikimit të call center-it në fjalë.

Është ushtruar kontroll në 12 banesa ku gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike (telefona, laptopë, USB dhe pajisje për prodhimin e Bitcoin) të cilat i kanë kaluar për ekspertim kompjuterik në laboratorin pranë Sektorit të Ekzaminimeve Kompjuterike në Prokurorinë e Posaçme.

Një mesazh i rëndësishëm që duam të japim përmes këtij komunikimi me median është se fenomeni i mashtrimit on line nëpëmjet call centerave është një veprimtari që do vazhdojë të ndiqet me prioritet nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombetarë, në mënyrë që autorët e kësaj veprimtarie të paligjshme të marin përgjigjen e duhur.

Por përveç goditjes së këtij fenomeni, është detyrë e shtetasve që punojnë në këto call centera që të ndërgjegjësohen dhe të mos bëhen pjesë e veprimtarive të paligjshme, por të punojnë ndërshmërisht në ato kompani të cilat nuk kanë aktivitet mashtrimin on line.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet