26 Shtator 2025, 10:46
Nga I.A
Pamjet
TIRANË- Një bazë që përdorej për mbajtjen e lëndëve narkotike është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se magazina ndodhej në rrugën 'Myslym Keta', ku në të ndodheshin 9 kg kanabis e vendosur në valixhe.
Po ashtu nga operacioni janë arrestuar 5 persona si dhe u sekuestruan kokainë, armë zjarri dhe makina. Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Warehouse”. Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza. Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta. Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
operacioni warehouse baze droge ne tirane
Aktualitet
26 Shtator 2025, 10:21
I.A
Fitnete Gruda
TIRANË- Një mësuese matematike Fitnete Gruda i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 10:16
I.A
Policia
VLORË- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë n&eu...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 09:55
I.A
Viktimat dhe autori
FIER- Vrasja e vëllezërve Ladimir dhe Gramos Kurtaj është zbardhur dhe hetimet kanë përfunduar dit&e...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 09:27
I.A
Arben Lleshi (majtas) Klevis Lleshi (lart), Agim Hoxha (poshtë), Artan Lleshi (majtas)
TIRANË- Porositësi i vrasjës së Klevis Lles...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 09:19
I.A
Monopol Lounge
TIRANË- RENEA dhe forcat operacionale kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës në zonën e Myslym S...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 09:08
I.A
Klevis Lleshi
BURREL- Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis Lleshit është zbardhur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se Lleshi u mor peng...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 08:10
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Gushti dha sinjale pozitive për ecurinë e turizmit në vend, pas një ecurie zhgënjyese deri në ko...
Aktualitet
26 Shtator 2025, 07:50
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 22:58
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka folur për takimin e Nancy VanHorn me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokuror...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 22:47
E. D
shqiptaret e denuar
ANGLI- Autoritetet britanike kanë çmontuar një grup të shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit n&e...