LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Organizata MEK po hetohet për sulme kibernetike kundër Iranit

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, MEK, e strehuar në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, po hetohet nga SPAK për sulme të përsëritura kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit nga territori shqiptar – sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

21 Qershor 2023, 20:51 Nga DOSJA

BIRN: Organizata MEK po hetohet për sulme kibernetike kundër Iranit

DURRES- Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, MEK, e strehuar në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, po hetohet nga SPAK për sulme të përsëritura kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit nga territori shqiptar – sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që BIRN e disponon.

Hetimi është nisur më 18 maj nga Njësia C e Krimit Kompjuterik pranë Policisë së Shtetit dhe është referuar më pas në SPAK për gjashtë vepra penale: “provokim i luftës”, “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat dhe sistemet kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Posaçme miratoi më 19 qershor një kërkesë të SPAK për kontrollin e kampit Ashraf 3, por ekzekutimi i vendimit një ditë më vonë shkaktoi përplasje mes anëtarëve të MEK dhe forcave të policisë si dhe të plagosur nga të dyja palët.

Drejtuesit e kampit akuzuan policinë shqiptare për dhunë dhe për vrasjen e njërit prej anëtarëve, ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi i mohoi akuzat gjatë një deklarate për shtyp. Çuçi tha se “dhuna dhe deklaratat e MEK ndaj policisë së shtetit ishin të patolerueshme”.

Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet '70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut, ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Nga rreth 3 mijë muxhahedinë të vendosur në Shqipëri përgjatë viteve 2013-2016, 2500 vlerësohet se qëndrojnë ende në kampin Ashraf 3.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, policia shqiptare i nisi hetimet ndaj MEK duke u bazuar në raportimet e Anadolu Ajansi – agjencisë shtetërore turke të lajmeve si dhe Iran International – një stacion televiziv në gjuhën perse me bazë në Uashington, ku zyrtarë të Iranit pretendonin për sulme të reja kibernetike të ndodhura më 7 dhe 8 maj, të lidhura me grupin opozitar iranian të strehuar në Shqipëri.

Sipas këtyre raportimeve, një grup hakerash të vetëquajtur “Kryengritja deri në përmbysje” kishin publikuar në Telegram një numër të madh dokumentesh, kartash identiteti, procesverbale takimesh si dhe numra telefoni të zyrtarëve iranianë.

Mes dokumenteve të rrjedhura gjendej edhe korrespondenca e Republikës Islamike me zyrtarë europianë për finalizimin e një marrëveshjeje me Belgjikën, e cila synonte lirimin nga burgu të diplomatit Iranian, Assadollah Assadi në këmbim të punonjësit humanitar belg, Oliver Vandecasteele.

Gjykata Kushtetuese belge e mbështeti një traktat shkëmbimi mes dy të burgosurve, ndërsa MEK ndërmori një fushatë kundër kësaj marrëveshjeje. Shkëmbimi mes dy të burgosurve u realizua më 26 maj sipas një raportimi të BBC.

Sipas hetuesve shqiptarë, kjo nuk është hera e parë kur hakera që dyshohet se lidhen me MEK-un në Shqipëri kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit.

“Në qershor 2022, ajo pretendoi se kishe hakuar mijëra kamera sigurie si dhe faqe interneti që i përkisnin bashkisë së Teheranit,” thuhet në vendimin për lejimin e kontrollit.

Hetimi i prokurorisë shqiptare analizon gjithashtu rrezikun që i kanoset sigurisë së vendit nga aktiviteti i dyshuar i anëtarëve të MEK, duke filluar nga vëmendja e shtuar e inteligjencës iraniane në Shqipëri dhe deri te sulmet kibernetike ndaj sistemeve online të qeverisë, përfshirë edhe portalin e-Albania.

“Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK,” ka pretenduar përfaqësuesi i SPAK në gjykatë.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara e ka konsideruar të domosdoshëm kontrollin e kampit të MEK në Manzë, me qëllim gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e çmoi të drejtë dhe të bazuar në ligj këtë kërkesë, duke lejuar kontrollin e kampit dhe urdhëruar sekuestrimin e pajisjeve, në rast se ato do të ishin të pranishme në ambientet e kampit. /Nga BIRN 

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët