LIVE UPDATES
Aktualitet

"Pa lek nuk ka ...", Tirana gëlon nga prostitutat e huaja, 140 Euro ora

Shumë prej eksortave në Tiranë janë me kombësi të huaj, nga vende të ndryshme të botës.

13 Nëntor 2024, 21:34 Nga r.ll
"Pa lek nuk ka ...", Tirana gëlon nga prostitutat e huaja, 140
foto ilustruese

TIRANË- Në Tiranë pranohet gjerësisht nëpër biseda të ndryshme, se gëlon prostitucioni edhe pse nuk është i ligjëruar. Për të verifikuar situatën, emisioni “Stop” hipën në një taksi të rastësishme dhe pyesim taksistin se mos ka numra prostitutash në telefon e të na i japë.

Çuditërisht taksisti thotë që kjo metodë me numra nuk funksionon më, por duhet të hysh në internet nëpër faqet “Escort Albania”. Taksisti na thotë, që Tirana është e mbushur me eskorta dhe mund të ketë rreth 1 mijë të tilla, që punojnë nëpër apartamente në fshehtësi. Shumë prej tyre janë me kombësi të huaj, nga vende të ndryshme të botës.


Qytetari: Si je?

Taksisti: I vetmi kryeqytet në Europë, që është më i vogli edhe është më i zhurmshmi dhe ka rini dhe ka lokalet më të bukura në Europë.

Qytetari: Për qejf dalim.

Taksisti: Tani është me telefon kurvlliku, nuk është më në rrugë.

Qytetari: Kisha një numër kurve, po s’po ma hapte kjo.

Taksisti: Ka marrë fund numri i kurvave.

Qytetari: Po si i gjeni këto?

Taksisti: Po aty, në kshu, eskorta.

Qytetari: Po këto eskortat, ku janë këto eskortat?

Taksisti: Po “Escort Albania”. Shiko aty! Dalin të huaja më shumë.

Qytetari: Ke nai numër kurve ti?

Taksisti: Nuk ka numra më. Ka mbaruar ai film. Kur kisha unë 200 kurva në telefon, domethënë se s’kishin mundësi tjetër si të reklamoheshin, kurse tani, bile nuk bëhet fjalë që të japin numër kurva kshu, as për taksi. Nuk ka më punohet me rrjete sociale. E di, sa ka të huaja këtu, apo jo?

Qytetari: Ka namin, hë?

Taksisti: Po këto e kanë pushtuar Tiranën, pse ka më shqiptare. Ja shiko aty, vetëm ato janë. Do zgjedhësh atë, që do ti aty, o vlla. Ke 1000 copë.

Kështu, përmes rrjeteve sociale dhe numrave të publikuar në to “Stop” siguron kontakt me punonjëset e seksit në zonën e Mozaikut të Tiranës, në rrugën “Haxhi Dalliu” pranë bulevardit “Zogu i parë”, apo te Rruga e Kavajës. Vajza të reja nga Rusia e Kina ofrojnë seks për tarifa, që variojnë nga 80 deri në 140 Euro ora.

Qytetari: Përshëndetje! Je vetëm ti sot?

Prostituta: Po! Është në rregull?

Qytetari: Ti më the, që janë disa vajza. Ti më tregove disa vajza. Të thashë, që dua të shoh disa vajza dhe pastaj të vendos.

Prostituta 1: Po!

Qytetari: Pra, flet anglisht?

Prostituta 1: Po!

Qytetari: Në rregull! Sigurisht!

Prostituta 1: Zemër, kjo është vetëm për reklame, që ti të vije këtu.

Qytetari: Sa kushton ajo?

Prostituta 1: 140!

Qytetari: 140?

Prostituta 1: Po! Dy herë.

Qytetari: Po për 24 orë?

Prostituta 1: Jo! Këtu s’ka 24 orë.

Qytetari: Jo! Mund ta marr te banesa ime, ose në hotel, ose…

Prostituta 1: Jo! Jo! E di, por jo! Jo jashtë!

Qytetari: Mund t’i thuash vajzës, të më tregojë trupin dhe pastaj të vendos, po ose jo?

Prostituta 1: Tani ajo ka një klient. Vetëm unë jam tani.

Qytetari: Pra, je vetëm ti!

Prostituta 1: Po! Po! Po je dakord mund të qëndrosh, nëqoftëse jo, më vjen keq!

Qytetari: Sa vjeçe je?

Prostituta 1: 25!

Qytetari: 25?

Prostituta 1: Po!

Qytetari: Nga je?

Prostituta 1: Mamaja nga Malajzia, babai nga Rusia.

Prostituta 1: Ik!

Qytetari: Më vjen keq, që ju shqetësova. Mendova, se kishit…

Prostituta 1: Shshsh…

Qytetari: Shumë mirë! Vajza të bukura këtu.

Prostituta 1: Mirupafshim! Faleminderit!

Qytetari: Ciao! Mirupafshim!

Prostituta 1: Ciao! Faleminderit!

Kontakti tjetër është me një grup vajzash që ndodhen pranë bulevardit “Zogu i parë” në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” pasi na dhanë adresat dhe fotot me hyrjen i infiltruari i “Stop” vendosi, që t’u bëjë një vizitë.

Klienti: Përshëndetje! Pra, ti je Vivian!

Prostituta: Po!

Klienti: Sa lekë? Nuk ma the çmimin. Ohh, nuk e pashë, më vjen keq!

Prostituta: Një herë? 80!

Klienti: Vetëm një herë 80?

Prostituta: Po!

Klienti: Ahh, shumë shtrenjtë!

Prostituta: Dy vajza!

Klienti: Sa kushton për dy vajza? Ndonjë zbritje!

Prostituta: Të thashë do vajzë për t’u martuar.

Klienti: Çfarë?

Prostituta: Do të zgjedhësh një grua?

Klienti: Jo!

Prostituta: Je këtu, për t’u kënaqur me ne.

Prostituta 1: Ik! Ik!

Klienti: Sa lekë për atë?

Prostituta: 130!

(Flasin njëherësh)

Prostituta 2: Pa lekë nuk ka q**je!

Prostituta 1: Më q* mua, më q* mua!

Prostituta 3: Ok! Ti mund të ikësh!

Adresa tjetër është në rrugën e Kavajës, ku vajzat punojnë si eskorta në një pallat shumëkatësh anës rrugës. 2 eskortat banojnë në kat të tetë dhe na japin indikacionet, se si të futemi brenda. Në këtë pallat edhe administratori është i njohur me situatën.

Qytetari: Hë, më thuaj!

Administratori i Pallatit: Te ato do shkosh?

Qytetari: Hë?

Administratori i Pallatit: Te ato baxhellat?

Qytetari: Hë!

Administratori i Pallatit: Po është e ndalume. Pastaj të marrin 100 euro për një orë.

Qytetari: Ato?

Administratori i Pallatit: Eh… Për të lejuar, nuk lejohet. E kam mbyllur unë, kur thonë, një sy. Se unë di krak këtu, edhe mbaroi kjo punë.

Qytetari: Sa goca janë aty?

Administratori i Pallatit: Dy!

Eskorta: Hyr brenda!

Klienti: Ç’kemi?

Eskorta: Ç’kemi?

Klienti: Si je?

Eskorta: Unë jam mirë, ti si je?

Klienti: Unë do të të paguaj ty?

Eskorta: Po! 100!

Klienti: Po! Për 1 orë!

Eskorta: Është në rregull, e vendos ti.

Klienti: Pra çfarë bën? Gjithçka apo çfarë?

Eskorta: Mund të ikim!

Klienti: Ajo më tha për një vajzë tjetër. Mund ta shoh?

Eskorta: Po!

Klienti: Dhe pastaj të vendos!

Eskorta: Ok! Pa problem! Meri!

Klienti: Mund të zgjedh atë?

Eskorta: Po! Pa problem!

Klienti: Si e ke emrin?

Eskorta: Më quajnë Koko!

Klienti: Koko! Po ty si të quajnë?

Eskorta 1: Mari!

Klienti: E kemi 1 orë 100 euro. Pagesa bëhet para. 50-të dhe 50-të!

Eskorta 1: Po! Në rregull!

Klienti: Shumë mirë! Sa vjeçe je?

Eskorta 1: Unë?

Klienti: Po!

Eskorta 1: Unë jam 26!/Marrë nga Tv Klan

prostitucioni ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj