LIVE UPDATES
Aktualitet

Padia për inceneratorët, LSI i kërkon informacion SPAK

Monika Kryemadhi kërkon më shumë informacione lidhur me statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit, Ëngjëll Agaçit dhe të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. 

30 Maj 2022, 10:51 Nga DOSJA
Padia për inceneratorët, LSI i kërkon informacion SPAK
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme e njohur si SPAK. Në një kërkesë të depozituar në SPAK, Kryemadhi kërkon më shumë informacione lidhur me statusin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit, Ëngjëll Agaçit dhe të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. 

"SUBASHI ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentat ligjorë që po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK lidhor me pozicion penal të Z. SUBASHI në këtë process, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht Z.SUBASHI personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni për shkeljen,"-shkruhet ndër të tjera në kërkesë.

KËRKESA E PLOTË:

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i kërkon SPAK informacion në lidhje mbi paditë që forca politike që drejton ka dorëzuar në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Përtej statusit penal të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos të cilët tashmë janë të arrestuar, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi. Në kërkesën e saj, Kryemadhi thotë se nuk synon të cënojë sekretin hetimor por si palë paditëse kërkon një informacion për persona nën hetim apo të pandehur për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

*Ndërkohë,

a) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ËNGJËLL AGAÇI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit. Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti. Me këtë veprim aktiv, Z.AGAÇI ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM, duke bërë të mundur që në mënyrë të paligjshme të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e kontratës koncesionare;

b) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ARMANDO SUBASHI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim LEFTER KOKA, ALQI BLLAKO dhe PËLLUMB ABESHI. Referuar njoftimit tuaj në faqen zyrtare rezulton se SPAK ka vlerësuar se, citoj:nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Z. Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, lidhur me kualifikimin e llojit të pronës ku do të ndërtohej Inceneatori i Fierit – tokë arë apo tokë truall,ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se me VKM nr. nr.951,datë 28.12.2016, në pikën 4 parashikohet se: Vlera e Përgjithshme e shpronësimit në shumën prej 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë të përballohet nga Buxheti i Bashkisë Fier. Pra, Z. SUBASHI ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentat ligjorë që po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK lidhor me pozicion penal të Z. SUBASHI në këtë process, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht Z.SUBASHI personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni për shkeljen.

c) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kallzuara për Inceneratorin e Qarkut Tiranë. Në fakt deri më sot, në Tiranë ka vetë një pike grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje. Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliajnë komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milion euro.*

Në këto kushte, i nderuar Drejtues i SPAK, në cilësinë e kallzuesit dhe si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

1) Statusin Juridik të të tre procedimeve penale për të cilat LSI ka depozituar kallzime penale;
2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria sidhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u atribuohet personave që po hetohen për të tre Inceneratorët;
3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për Inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para