"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Pakti i Miqësisë Greqi - Shqipëri, mediat greke: Dy palët ranë dakord për rinovim 5-vjeçar
Qeveria shqiptare është pro rinovimit, për pesë vjet, të Paktit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë midis Greqisë dhe Shqipërisë, bëjnë të ditur burimet diplomatike greke.
6 Qershor 2022, 11:47Nga A.B
Qeveria greke
GREQI- Qeveria shqiptare është pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe sigurinë me Greqinë, bëjnë të ditur burimet diplomatike greke.
Ky pakt u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 1996 dhe kishte një kohëzgjatje fillestare, nga dita e zbatimit, 20 vjet, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas u rinovua për një periudhë pesëvjeçare, deri në vitin 2023. Në funksion të skadimit të këtij rinovimi, të dyja palët ranë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.
Ky zhvillim është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u la të kuptohet gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor si dhe takimit të tij të fundit me kryeministrin shqiptar Edi Rama para pak javësh.