Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Pamjet e reja/ Aksidenti tragjik- Momenti kur 'Audi A8' çan barrierat dhe “fluturon” nga mbikalimi
20-vjeçari udhëton me shpejtësi tej normave të lejuara duke rrezikuar edhe mjetet e tjera në rrugë.
11 Mars 2023, 12:12Nga A.B
Makinat
TIRANË- Këto janë pamjet e reja të momentit kur i riu Klevis Ruçaj udhëton “drejt” vdekjes teksa ecte me shpejtësi marramendesë me një mjet tip Audi në rrethrrotullimin e Saukut. 'Dosja.al' ka siguruar pamjet ku 20-vjeçari udhëton me shpejtësi tej normave të lejuara duke rrezikuar edhe mjetet e tjera në rrugë.
Klevis Ruçaj, i cili ndodhej në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rrethrrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Ndërkohë mjetet e tjera ndalojnë në rrugë pas aksidentit të rëndë, i cili ndodhi rreth orës 18:45 të pasdites së të enjtes.
Dy pasagjeret në Audi, 22-vjeçarja Erisilda Abedini dhe 23-vjeçarja, Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje. Ndërsa i riu vdiq disa orë më vonë në spital.