LIVE UPDATES
Aktualitet

Paradoksi: U arrestua me 13 gramë hashash, shpallet trafikant ndërkombëtar

I riu nga Shkodra po udhëtonte së bashku me dy familjarë drejt shtetit fqinj si punëtor sezonal në dimër kur një qen antidrogë i partnerëve ka dhënë alarmin.

19 Nëntor 2022, 15:04 Nga k.m.
Paradoksi: U arrestua me 13 gramë hashash, shpallet trafikant
Foto ilustruese

Edhe 13 gramë hashash mund të të bëjnë trafikant. Kjo i ka ndodhur një të riu që u kap në kufi me Malin e Zi me pak hashash, por që ai insiston se nuk është asgjë tjetër përveçse një përdorues që po e merrte drogën me vete për të shpëtuar nga stresi i punës në Malin e Zi.

Dosja që iu dha Gazetasi.al nga prokuroria e Shkodrës tregon se i riu nga Shkodra po udhëtonte së bashku me dy familjarë drejt shtetit fqinj si punëtor sezonal në dimër kur një qen antidrogë i partnerëve ka dhënë alarmin.

I arrestuari rezulton sipas qëndrimit zyrtar se doli para gjykatës së këtij qyteti për akuzën e trafikut të narkotikëve.

"Shtetasi S.M u paraqit në pikën e kalimit kufitar në Muriqan si pasagjer në automjetin e markës 'Mercedez Benz', me targa AB.. DR. Mjeti drejtohej nga shtetasi tjetër S.K dhe pasagjer në vendin e parë babai i tij shtetasi F.K.

Nga kontrolli i kryer në automjet së bashku me qenin antidrogë të Malit të Zi, në bagazhin e automjetit është gjetur në brendësi të çantës së shtetasit S.M, një qese plasmasi me një lëndë me karasteristika të ngjashme me cannabis sativa, gjithsej 13 gramë” shkruhet në dosje.

Por i dyshuari ka një version sa të pabesueshëm aq dhe real. Kjo varet si do ta vlerësojë më tej gjykata e cila po e gjykon.

Këtë koment e bëjnë anëtarë të grupit të hetimit që e përshkruan të dyshuarin si një punëtor krahu në Malin e Zi në fushën e ndërtimit, ndërsa gjatë verës ai kishte punuar si punonjës sezonal në Dhërmi.

“I pyetur lidhur me ngjarjen, shtetasi S. M ka deklaruar se ditën e ngjarjes kanë qenë duke shkuar në Malin e Zi për punë, së bashku me dy shtetasit e tjerë, të cilëve iu ka kërkuar ndihmë, duke qenë se ata punonin në ndërtim në këtë shtet. Ai ka punuar në Dhërmi dhe se rastësisht ka gjetur në mbeturinat e një hoteli një qese me lëndë narkotike, të cilën ka filluar ta konsumojë”.

I riu pranon se 13 gramët me hashash i kishte marrë për t’i konsumuar dhe jo për t’i trafikuar dhe se do bamirësit e tij që e morën në makinë nuk kishin asnjë dijeni për këtë fakt.

Babë e bir nga ana e tyre tregojnë në polici se i dyshuari ju kërkoi ndihmë që ta merrnin për punë mbasi jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.

“Vendosëm ta ndihmojmë duke qenë se ne punojmë në Malin e Zi dhe nuk kishim dijeni që është përdorues”, thotë pasagjeri.

Gjykata si fillim ka vendosur arrest me burg me afat derisa policia shkencore të kthente përgjigjje mbi analizat dhe mjekësia ligjore të vërtetonte nëse është apo jo një përdorues.

 Sidoqoftë prokuroria deklaron: “Nisur nga fakti se kjo sasi prej 13 gram që i është gjetur të dyshuarit S. M, pavarësisht faktit të qënies apo jo përdorues i kësaj lënde narkotike nuk e ndryshon faktin penal dhe pikërisht atë për të cilin ai dyshohet, pasi tashmë është e vërtetuar, pranuar edhe nga kjo gjykatë, se ai po kalonte në pikën kufitare, Muriqan duke mbajtur me vete këtë sasi lënde narkotike, të cilën e ka pranuar edhe i dyshuari.

Kjo sasi e lëndës narkotike (sasia prej 13 gram), pavarësisht se nuk është e madhe në kuptim të kryerjes së kësaj vepre penale siç është 'Trafikimi i narkotikëve', parashikuar nga neni 283/a e 22 të K.Penal, rrethanë e cila duhet të merret në konsideratë në gjykimin e themelit të kësaj çështjeje, por kurrsesi kjo sasi edhe nëse nga akti i ekspertimit i dyshuari rezulton se është përdorues i saj, nuk është një sasi e tillë, tashmë e gjithëpranuar nga praktika gjyqësore, për përdorim vetjak.”

Gjyqtarët paraprakë në rastin e të riut vazhdojnë të jenë të ndarë,ku njëri këmbëngul se doza është e papërfillshme dhe tjetri se nuk ka rëndësi sasia por fakti që ai po kalonte kufirin me drogë dhe kjo e bën atë një trafikant ndërkombëtar. Derisa gjykatat ta zgjidhin çështjen, i riu ka mbetur në burg./GazetaSi

kanabis shkoder

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion