LIVE UPDATES
Aktualitet

Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit shkakton 'furtunë'! Lirohen nga detyra 4 ushtarakë, për 6 propozohet lirimi

Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura edhe të 6 ushtarakëve dhe 4 efektivëve të Policisë Ushtarake, duke sjell në këtë mënyrë një "shkrirje" të të gjithë Policisë Usharake.

9 Gusht 2023, 13:13 Nga k.m.
Parcela me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit shkakton
Foto ilustruese

TIRANË- “Furtunë” dhe masa administrative në repartin ushtarak të Zall Herrit, ku u zbuluan rreth 125 bimë të kultivuara me kanabis një javë më parë. Përveç 3 ushtarakëve të arrestuar më herët, Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të këtij reparti, ku ndodhi ngjarja. Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura edhe të 6 ushtarakëve dhe 4 efektivëve të Policisë Ushtarake, duke sjell në këtë mënyrë një "shkrirje" të të gjithë Policisë Usharake. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e ndaluar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Të arrestuar janë: Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin; Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie. Ndërsa do të hetohen në liri Komandant Reparti dhe zv/ komandanti i togës.  Nga burime në rrugë jo zyrtare, dyshohet se rrënjët e kanabisit janë zbuluar nga avioni i Guardia di Finanzas që monitoron territorin shqiptar. Bimët ishin rritur dhe janë pikasur menjëherë nga pajisjet e italianëve, të cilët kanë sinjalizuar policinë shqiptare.

Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal politik.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me datë 04 gusht 2023, ora 08.30, një ekip i Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 5, Kamëz, Tiranë) së bashku me përfaqësues nga Policia Ushtarake, u paraqitën në pronën e një repart ushtarak të Forcës Tokësore në Babrru, me qëllim ushtrimin e një kontrolli për kultivimin e bimëve narkotike. Nga kontrolli u konstatua se në pronën e këtij repartit, kultivoheshin bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa. Policia e Shtetit së bashku me Policinë Ushtarake ngritën grupin hetimor, kryen veprimet hetimore dhe proceduriale dhe pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave për ekspertim, u asgjësuan me anë të djegies 115 bimë ndërsa 10 janë marrë për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Gjatë veprimeve hetimore dhe proceduriale, nga grupi hetimor u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, ushtarakët me detyra:

1. Shef i seksionit të sigurisë së Repartit Ushtarak

2. Specialisti i zbulimit së Repartit Ushtarak

3. Specalisti i sigurisë së Repartit Ushtarak

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak ushtarakët me detyra:

1. Komandant i Repartit Ushtarak

2. Specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak

3. Magazinieri në Repartin Ushtarak

4. Zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak

Materialet hetimore dhe proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, për ushtarakët, si edhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, pa autor.

Menjëherë pas ngjarjes në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

1. Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:

1. Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit

1.2. Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3. Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4. Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

2. Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1. Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2. Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3. Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4. Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5. Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6. Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7. Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8. Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9. Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10. Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

3. Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Njëkohësisht, në analizën e SHPFA me Komandantët e Forcave dhe reparteve u theksua marrja e masave të menjëhershme me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, si dhe u kërkua zbatimi i detyrave të dërguara.

Ngjarja e ndodhur nuk ka cënuar disiplinën, gatishmërinë dhe operacionalitetin e strukturave të FA dhe nuk ka ndikuar në uljen e moralit të personelit ushtarak dhe civil, për të shërbyer me përkushtimin dhe devotshmëri në përmbushje të misionit dhe detyrave të FA.

MM dhe SHPFA vlerëson që kjo ngjarje në asnjë mënyrë apo rrethanë nuk mund të njollosë mundin, sakrificën dhe përkushtimin ndaj detyrës dhe atdheut të të gjithë personelit të FARSH.

Ministria e Mbrojtjes inkurajon dhe mbështet organet ligj zbatuese për zbardhjen dhe vënien sa më shpejt para drejtësisë të autorëve të kësaj ngjarje.

kanabis ne zall herr

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet