26 Janar 2025, 13:48
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë familjare të aktivistes së saj, Aleksandra Popoviç, në Ranillug, një komunë me shumicë serbe në juglindje të Kosovës.
Ky mjet shpërthyes, sipas Listës Serbe, e goditi makinën familjare të familjes Popoviç, duke e “djegur plotësisht”. Më herët, Lëvizja Popullore Serbe njoftoi se persona të panjohur më 24 janar tentuan të djegin një billbord të saj në Moguillë, pranë Kllokotit, gjithashtu një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit.
Ky billbord ndodhej përballë shtëpisë familjare të Divna Andrews, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Popullore Serbe.
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se të dyja incidentet janë raportuar dhe se rastet po hetohen. Lista Serbe dhe Lëvizja Popullore Serbe pretendojnë se këto incidente janë “sulme të motivuara politikisht”.
“Pa dyshim që bëhet fjalë për një sulm të motivuar politikisht dhe përpjekje për të frikësuar anëtarët e këshillave zgjedhore të Listës Serbe, me qëllim që t’i pengojnë ata nga ndjekja dhe kontrolli i zgjedhjeve, në mënyrë që të favorizohen disa parti të tjera të preferuara nga Prishtina”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Ndërkohë, Milija Bishevac nga Lëvizja Popullore Serbe ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të reagojë lidhur me përpjekjen për djegien e billbordit të tyre, duke deklaruar se në këto kushte nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike.
“Nuk na keni frikësuar”, deklaruan nga kjo parti.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt dhe, përveç Listës Serbe, në to marrin pjesë edhe pesë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lëvizja Popullore Serbe, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës, Demokracia Serbe dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.
Megjithatë, për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, mbështetjen e Beogradit e ka ekskluzivisht Lista Serbe, e cila bojkoton institucionet e Kosovës për më shumë se dy vjet në përputhje me vendimin për të braktisur institucionet në veri për shkak të insistimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për t’i ndaluar targat serbe.
Lista Serbe i ka fituar mbi 90 për qind të votave në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që nga formimi i saj në vitin 2013, por misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian ka shkruar në raportet e tij më 2021 për “monopolin dhe frikësimin” nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL
partite serbe ne kosove
Aktualitet
26 Janar 2025, 13:20
r.ll
pamje nga pallati
TIRANË- Një prej djemve që mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren Sajma Qordja në apartamentin e katit...
Aktualitet
26 Janar 2025, 12:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Midnight”, në...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:32
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e kaluar në spitalin e Lushnjes, ku një 6-vjeçar ka nd...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:27
r.ll
pamje nga katedralja ne gjirokaster
GJIROKASTËR- Paraditen e sotme në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Gjirokastër, pas liturgjis...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:10
r.ll
nafta
DURRËS- Një nga organizatorët e kontrabandimit të 670 mijë litrave naftë nga Tunizia është arrestuar nga pol...
Aktualitet
26 Janar 2025, 11:04
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Anija e Marinës italiane Cassiopea është nisur nga brigjet italiane me 49 emigrantë në bord për të...
Aktualitet
26 Janar 2025, 10:55
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kur...
Aktualitet
26 Janar 2025, 10:42
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit. Shtetasi me i...
Aktualitet
26 Janar 2025, 10:29
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe goditje për shkak të detyr...
Aktualitet
26 Janar 2025, 10:01
r.ll
pamje nga sherbesa
GREQI- Në Mitropolinë e Athinës po kryhet shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anast...