LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas 15 vjetësh karrierë si ekonomiste, 37-vjeçarja zgjedh artizanatin: Në Shqipëri është e vështirë

Për 15 vjet ka punuar si ekonomiste, përkthyese, koordinatore dhe menaxhere e burimeve njerëzore, në sektorin publik dhe atë privat. Prej disa muajsh, atë mund ta shohësh duke punuar në ambiente të ndryshme dhe njëkohësisht duke u kujdesur për djalin e saj.

29 Korrik 2023, 12:32 Nga f.i
Pas 15 vjetësh karrierë si ekonomiste, 37-vjeçarja zgjedh
Arsoela Goxhaj

VLORË- Shumë sfida, por edhe shumë kurajë dhe vullnet për t’i përballuar ato. Arsoela Goxhaj, 37 vjeçe nga Vlora, thotë se janë të papërshkrueshme dhe të paimagjinueshme sfidat me të cilat përballet çdo ditë.

Asaj iu desh të eksperimentonte për të gjetur zgjidhjen e duhur për të qenë pranë djalit të saj me spektër autik, e njëkohësisht të siguronte edhe të ardhura për familjen. Studimet e larta i ka përfunduar për mësuese dhe përkthyese e gjuhës angleze, ndërsa studimet master për menaxhim biznesi.

Për 15 vjet ka punuar si ekonomiste, përkthyese, koordinatore dhe menaxhere e burimeve njerëzore, në sektorin publik dhe atë privat. Prej disa muajsh, atë mund ta shohësh duke punuar në ambiente të ndryshme dhe njëkohësisht duke u kujdesur për djalin e saj.

“Punë e re” e saj janë punimet me grep.

Sfidat e një dite, të paimagjinueshme

“Kam zgjedhur që të punoj nga shtëpia apo çdo lloj ambienti ku ndodhem, autobus, lulishte, plazh... sepse kjo punë bëhet nga çdo lloj vendi që ti dëshiron. Arsyeja kryesore që e kam zgjedhur, është që të kem pranë djalin tim 13 vjeç, që është me spektrin e autizmit. Bruss ka nevojë për shërbime, për ndihmë në nevojat e tij më bazike, ndaj duhet t’i qëndroj pranë. Kështu i kryej të gjitha punët njëkohësisht”, thotë Arsoela.

Përveç Brussit, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë edhe një djalë 7 vjeç.

“Brussi është një fëmijë unik, special dhe nuk mund të ketë një tjetër si ai. Ndërsa Noeli, këtë vit, hyn në klasë të parë. Ka qenë e vështirë për t’i menaxhuar të dy dhe njëkohësisht të isha tetë orë në punë. Deri në prill të këtij viti kam qenë e punësuar me kohë të plotë. Ka qenë shumë e vështirë të menaxhohej jeta dhe nevojat e fëmijëve. Prandaj, vendosa të merrem me diçka që mund të kryhej në mënyrë fleksibël”.

“Sfidat që kam në një ditë të zakonshme, nuk mund të përshkruhen dhe imagjinohen. Brussi është edhe joverbal dhe unë, shumicën e kohës, duhet të komunikoj me të nëpërmjet shikimit. Duhet të bëhem ndërmjetëse mes tij dhe fëmijëve të tjerë, mes tij dhe prindërve të këtyre fëmijëve, që e kanë të vështirë apo nuk dëshirojnë të kuptojnë që të gjithë jemi të ndryshëm”, thotë 37-vjeçarja që nuk e humb për asnjë çast buzëqeshjen dhe energjinë pozitive.

Shporta me livando, e preferuar si dhuratë

Punimet me grep i ka nisur në shtator të vitit 2021. Studimet që ka kryer si menaxhere biznesi, e ndihmuan ta orientonte shitjen e këtyre punimeve online, përmes rrjeteve sociale.

Ajo kishte parë me vëmendje se kishte një interes të shtuar për punimet me dorë, kryesisht ato me grep, të cilat reklamoheshin online. Kështu që vendosi ta bënte të njëjtën gjë me punimet e saj me grep, që në fillimet e saj ishin kryesisht shporta të vogla.

“Duke parë tendencën që pati në internet dhe shitjet online për këtë lloj punimi dhe duke vënë re se konkurrenca u rrit, mendova se si t’i jepja më tepër vlerë kësaj shporte të vogël, veçse për të mbajtur lapsat kozmetikë, apo shishet e verës, apo për ta mbajtur gotën të ngrohtë... Mendova për livandën e Koplikut, pasi jam shumë e dashuruar me produktet vendase, e fokusuar tek ato të qëndrueshme organike. Kështu që krijova edhe shportat me lule livandoje, që kërkohen shpesh si dhurata”, thotë Arsoela.

“Veç dëshirës për të siguruar të ardhura duke qenë pranë familjes, kjo lloj pune për mua është një terapi qetësuese, e kam si anti-stres, si relaks”, shprehet ajo.

Deri në 25 orë punë për një çantë me grep

Më pas mendoi se përveç këtyre shportave, mund të kishte interes edhe për çanta të thurura me grep. Ky lloj punimi i merrte më shumë kohë, por edhe i siguronte më shumë të ardhura.

“Varion - nga 2 orë për të prodhuar një çantë, deri në 20 apo 25 orë, në varësi të detajeve. Ka qenë produkt i shitur këtë periudhë dhe i vlerësuar, qoftë për dhurata, qoftë për përdorim personal... Klientët e mi janë kryesisht në Shqipëri, sepse nuk kam mundur ende të siguroj treg jashtë vendit”, thotë Arsoela.

Ajo tregon se shitjet i bën kryesisht online, ndërsa prej nëntorit të vitit të kaluar merr pjesë edhe në panaire që zhvillohen Vlorë. Arsoela thotë se në Shqipëri është shumë e vështirë, qoftë për të gjetur treg, qoftë për të mbajtur vlerën që ka puna artizanale.

Marrë nga REL

arsela goxhaj vlore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj