Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës.
TIRANË- Një 45-vjeçar me inicialet A. G. është arrestuar në Tiranë ditën e sotme dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij G. K., 48 vjeç, pasi vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Smart keys”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes së banesave, me anë të çelësave të klonuar.
Sekuestrohen çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, veshje si dhe dy automjete që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Smart keys”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje me paramendim".
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi G. K., 48 vjeç, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale, në shtetin gjerman.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë, në 14 banesa në zona të ndryshme të Tiranës.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të bashkëshortes së shtetasit A. G., të cilin dy autorët e dyshuar e përdornin për të fshehur sendet e vjedhura dhe mjetet që përdornin gjatë vjedhjeve, u gjetën dhe sekuestruan çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, dhe veshje të ndryshme të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit G. K., si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Foto ilustruese POGRADEC-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku një kamion ka dalë nga rruga. Për paso...
Asgjesimi KRUJË- Finalizohet faza e 33-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Si rezu...
Dy gazetaret EKUADOR- Boscán, bashkëthemelues i La Posta, dhe Velásquez, gruaja e tij dhe një gazetare, u larguan nga ven...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 12-20 gradë, temp...
Ashtu siç paralajmëroi edhe më parë qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet...
Zjarrvenia DURRËS- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje dhe Durrës, pasi dyshohet se janë autor të 3 z...
Tibo TIRANË- Shoqëria Tibo ka përgënjështruar lajmin e publikuar në mediat shqiptare se kjo platformë ësht&eum...
Foto ilustruese VLORË- 5 turistë janë shpëtuar ditën e sotme në Karaburun të Vlorës. Mësohet se keta pers...
Renea TIRANË- Pëllumb Gjoka, 49 vjeç, është një biznesmen i shpallur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama “investitor...
Banoret TIRANË- 24 familje në Krujë kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pronësin...